ZEQIR HOXHA, SHERIFI KRYSELICA DHE ESCOBAR E ASOCIACIONI I KOMUNAVE ME SHUMICË SERBE

0
Gabriel Escobar
US Deputy Assistant Secretary of State in charge of the Western Balkans

Gani I. Mehmeti

Zeqiri i Hajrizit nga Pakashtica e Podujevës ndahet prej Mulla Ademit dhe e krijon familjen e tij.  Nënën e kishte plakë, gruaja e re, fëmijët e vegjël e s’kish kush ia ruan delet. Kujtohet, dhe shkon tek Sherif Kryselica, një plak i urtë, i mençur e shumë punëtor e bëmirës, edhe po i drejtohet:

  • O Sherif, ti ashtu edhe ashtu po shkon me gja gjithë ditën…
  • Po, – ia kthen Sherifi, ende pa e mbaruar fjalën Zeqiri, që edhe ky ishte një i urtë, punëtor e orator.
  • Erdha e thashë, ty nuk t’bjen me marrë shtagë tjetër, e masi po shkon me qato gja tuat, a kishe mujt sivjet me m’i marë edhe qato dhetë e mia? – i thot Zeqiri.
  • O, Zeqir, une po t’i marrë sivjet, po mos meno se vjetin tjetër do të vijnë punët ma mirë se sivjet! – i thot Sherifi edhe ia mori delet atë vit, por tregonte Zeqiri se vitin tjetër veç më keq i kishin ardhur punët e kurrgjë më mirë.

Edhe këtij Eskobarit, i është tekur në formimin e atij asociacioni të komunave me shumicë serbe, duke menduar se ata do të bëjnë më mirë!   Por, po i them këtu, se, ata do të bëhen edhe më keq, do të kërkojnë ndarjen nga Kosova, se ky është qëllimi i Vuçiqit, ky ka qenë edhe qëllimi i Millosheviqit e është edhe qëllimi i Listës Serbe e formuar dhe e dirigjuar krejt nga Vuçiqi.

Njerëzit nuk afrohen mesvetit duke u larguar e duke u izoluar prej të tjerëve, por vetëm duke u afruar, duke bashkëpunuar, duke bashkëqeverisur e duke u hapur njëri ndaj tjetrit.

Desha vetëm t’i tregojë Eskobarit se e ka gabim, se në këtë mënyrë ata nuk integrohen, por ç’integrohen.

Ndryshe, le të garantojë ai se nuk so të kërkojnë të ndahen nga Kosova.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.