VOGËLIMA GACASH – nga libri “Kanuni poetik”
Me këngë për Kosovën
Unë i flas kohës sime
Mbase edhe më shumë
Mileut që sapo ka filluar
2
Prej qëmoti është e thënë
liria është betejë e kuqe
për ata që dinë të punojnë
dhe që i bien bukur kitarës
3
Çamëri, jepja dorën Prometheut tënd
palave të flamurit dhe të fustanellës,
mblidhu shesheve si në kohërat epike
le të zemërohen retë, deti dhe Greqia!..
4
Heshtje, sikur kur bie shi
Heshtje, sikur kur bie borë
Qan Çamëria për Pavarësi
Qan atdheu për Çamërinë!…
5
Nga rrjedh uji, nga rrjedh Thiami
gjallë për varri lidhur është çami
s´na mund greku dhe as Gërqia
Shqipëri shqiptare është Çamëria!…
6
Jam i ngrënë nga fati vendit tim
i ngrënë nga plagët e mërgimit
lotët e fshehur po më gërryejnë
toka e huaj po më ha egërsisht!…
7
Më shumë s´e 100 shekuj
unë shkruaj dhe rishkruaj
kohën time të pashkruar
epokat e mia nëpër kohë
Atdhe Geci – Vogëlima gacash nga libri “Kanuni poetik”