Shkruan: Florim Zeqa, 12.03.2025
Lexues të dashur, më 20 shkurt 2025 ju paralajmërova, se vjedhja e organizuar e votave brenda subjekteve politike është në vulgun më të madh! Për fat të keq doli të jetë i saktë parashikimi im!
Vota e mërgatës për kusuritje të brendshme partiake
Ka vite që mërgata jonë (shqiptare) është duke u përdorur vetëm si “mish për topa” të partive politike në Kosovë! Në mungesë të një organizimi të mirëfilltë të mërgatës sonë, ajo mbetet e shfrytëzuar dhe e abuzuar nga të gjitha partitë politike, e nënvlerësuar dhe e anashkaluar në aspektin institucional nga të gjitha qeveritë e pasluftës në Kosovë!
Përderisa komunitetet pakicë e kanë të garantuar me Kushtetutë përfaqësimin në Parlament, bashkatdhetarët tonë shumicë në mërgatë nuk e kanë të garantuar asnjë vend të vetëm në Kuvendin e Kosovës!
Përfaqësimet individuale të emëruara me kritere nepotike dhe partiake, e paraqesin shpërfilljen e potencialit intelektual dhe financiar të mërgatës sonë.
Manipulimi dhe tjetërsimi i votës së mërgatës sonë nga grupet e interesit brenda partive tona politike paraqet shqetësim për denigrimin sistematik të trurit të mërgatës sonë!
Mërgimtarët kanë të drejt ekskluzive të votuar, por jo edhe për të qenë të votuar!
Votat e mërgimtarëve keqëpërdoren në vijimësi nga të gjitha partitë politike për interesa klanore dhe personale në favor të monopolizimit të subjekteve nga gruppet e interesit!
Mbetet shqetësuese mungesa e përkujdesjes shtetërore për ruajtjen e votes së mërgatës sonë, e cila në zgjedhjet e fundit doli të jetë e më e keqëpërdorur si asnjëherë më parë!
Mërgata nuk guxon t’i përserisë gabimet e zgjedhjeve të fundit, por duhet të kërkojë përfaqësim të drejtpërdrejt dhe të garantuar në Parlamentin e Kosovës, në të kundërtën nuk ja vlenë të votojë tutje për vazhdimësinë politike, përkatësisht për llogari të grupeve të interesit dhe për kusuritje të brendshme partiake siq ndodhi në këto zgjedhjet e fundit!
Që kjo të mos ndodhë, mërgata duhet të depolitizohet nga partitë ekzistuese dhe të vetë-organizohet në një subjekt të vetin politik mënyrë që të ketë një përfaqësim dinjitoz dhe një zë të vetin të pavarur në Parlament!
Zgjedhjet e 9 shkurtit duhet të shënojnë fundin e mashtrimit dhe të abuzimeve me mërgatën tonë, për t’i dhënë fund një herë e mirë hipokrizisë, matrapazllëkut partiak dhe ndërpartiak, përfituesve dhe sekserëve partiakë që e tjetërsuan vullnetin e mërgatës sonë!
Ka kohë që e kam paralajmëruar manipulimin e votës së lirë, gjegjësisht vjedhjen e votave brenda sojit, për çka u vërtetua katërçipërisht me vjedhjen sintetike të votave nga të gjitha partitë politike pa dallim sipas urdhërave të liderëve partiakë.