Xhelal Marku
Është kënaqësi miqtë e mi, që të sjell para jush, profilin e një femre shqiptare kaq fisnike, intiligjente, të thjeshtë, me një kulturë të gjërë, komunikuese, e cila gjatë gjithë karrierës së saj, ka ndriçuar si një yll i vërtetë, duke shpalosur vlerat e veta intelektuale e njerëzore. Pra, një poete e prozatore, që mbart vlera dhe virtyte, të cilat përcjellin përherë mirësi, pozivitet dhe rrezaton e dritë. Kjo është Vera Gjonaj, një emër i njohur në diasporën shqiptare në Itali, është lindur në qytetin e Kukësit, ku ka përfunduar arsimin fillor dhe gjimnazin. Studimet e larta i ka kryer në Tiranë, në një shkollë ekonomike, duke u formuar profesionalisht në fushën e financës. Pas përfundimit të studimeve, ajo ka punuar si llogaritare në qytetin e Koplikut, në Malësinë e Madhe, duke treguar përkushtim dhe profesionalizëm në punën e saj. Ajo, prej vitesh ka hyrë botën e virtyteve, sepse jeta e virtyteve, të do të mençur, të matur dhe të guximshme.
Vera ka investuar në rrugën e dijes. Secila prej nesh duhet të jetë vetvetja, ndaj e çmoj dhe e vlerësoj këte intelektuale me vlera të veçanta dhe për bukurinë e jashtme dhe atë të brendshmen, të cilën unë e shikoj në sytë e saj, që janë dritarja e shpirtit të saj të ciltër, të pastër dhe të mirë. Që prej vitit 2000, Vera jeton në Itali, ku ka ndërtuar një profil të fuqishëm si aktiviste kulturore, krijuese letrare dhe mbrojtëse e të drejtave të njeriut. Ajo mban titullin e Ambasadores së Paqes Botërore për të Drejtat e Njeriut, si dhe është e angazhuar si misionare, për pajtimin e gjaqeve, një mision me rëndësi të jashtëzakonshme, për ruajtjen e harmonisë sociale dhe të vlerave njerëzore në komunitetet shqiptare, brenda dhe jashtë Atdheut. Duke parë një femër të zgjuar e të ditur, që di t`i bluaj mirë mendimet, që ka një linjë të saktë arsyetimi, që flet pak dhe punon shumë, ju kanë vlerësuar, duke ju dhënë vende pune të rëndësishme, ku ju i keni mbajtur me përkushtim, duke treguar modelin e një gruaje fisnike e të ditur, që i duhet vendit, shoqërisë. Zgjuarsinë e saj, ajo e shpreh në aftësinë intelektuale dhe në kapacitet drejtuese, dhe jo në karakter.
Znj. Vera Gjonaj është kryeredaktore e Gazetës “Albania Press”, si dhe anëtare aktive e Klubit Letrar të Poetëve, Shkrimtarëve dhe Artistëve të Veriut, përveç shumë shoqatave dhe revistave kulturore, ku ajo kontribuon rregullisht me artikuj, poezi dhe ese të pasura, në përmbajtje dhe në mesazhe. Ajo ka organizuar dhe marrë pjesë në dhjetëra aktivitete kulturore e promovime letrare, në vende të ndryshme, duke përfaqësuar me dinjitet kulturën, artin dhe fjalën shqipe, në arenën ndërkombëtare. Ajo, gjithmonë ka ecur me hap të matur dhe jo të nxituar, ka ecur gjithmonë me këmbë në tokë.
Deri më sot, ajo ka botuar gjashtë libra, të cilët janë mirëpritur nga lexuesit dhe kritika letrare, për stilin e saj të ndjeshëm dhe elegant, për tematikën humaniste dhe përkushtimin në pasurimin e letërsisë shqipe bashkëkohore. Veprat e saj përfshijnë titujt: “Mall Largësisht”, “Princesha e Gjyshes”, “Ëndrrat e Veraldës”, “Rrënjët dhe stuhi”, “Në Flatrat e Mallit”, si dhe “Përse e Dua”. Krijimtaria e saj është një thirrje për paqe, është dashuri dhe kujtesë kulturore, e cila lartëson identitetin shqiptar në diasporë dhe frymëzon brezat e rinj, për të ruajtur gjuhën, traditat dhe trashëgiminë e Kombit tonë. Ajo është gjithashtu promotore e shumë bashkëpunimeve, mes autorëve të rinj shqiptarë dhe botuesve, duke ofruar mbështetje për afirmimin e zërave tè rinj në letërsinë shqipe.
Përmes Gazetës “Albania Press”, ku është kryeredaktore, Vera Gjonaj ka hapur një dritare të rëndësishme, për kulturën dhe krijmtarinë e shqiptarëve në mërgatë. Veprimtaria kulturore e Znj. GJONAJ, nuk është thjeshtë një angazhim personal, por një mision i vazhdueshëm, në shërbim të komunitetit dhe të vlerave, që i japin shpirt dhe integritet një Kombi në arenën ndërkombëtare, siç janë: fjala, arti, dashuria për identitetin kombëtar, etj. Vera, në shkrimet e saj të publikuara, ka derdhur në to, gjithë pasuritë e botës mendore dhe të shpirtit të vet poetik, ku fjalët i dalin rrjedhshëm, si një lumë kristalesh me shumë peshë, të cilat këndojnë, ndjejnë, pulsojnë e frymojnë dhe ngrihen deri në qell, ku vallëzojnë me yjet dhe vijnë tek ne, më të ndriçuara, më të bukura, sepse ato (fjalët) flasin me gjuhën e atdhetarisë e të patriotizmit shqiptar, flasin për krenarinë tonë kombëtare, flasin për historinë e lashtë e të lavdishme të Kombit Shqiptar…!
Dhe poetja Vera Gjonaj, flet me këtë gjuhë, sepse ajo e ngjyen penën, në gjakun e zemrës, për të treguar se gjaku është jetë, është identitet, është histori dhe trashëgimi vlerash, që përcillet me dashuri ndër breza. Pra, në shkrimet e saj, Vera ka vulosur shpirtin e vet, të cilin lexuesi e ndjen, në çdo germë e në çdo fjalë, që del si një ujëvarë e kristaltë, nga shpirti behar dhe mendimi diellor, që rrezaton Frymëzim e dashuri për Kombin dhe për Shqiptarinë…! Me shkrimet dhe me krijimtarinë e saj, Vera Gjonaj, nxit dhe kultivon tek brezat e rinj, dashurinë për librin dhe dashurinë për leximin, duke jua bërë të qartë atyre, se libri është esenca e kulturës dhe e dijes, që nuk e humb vlerën e tij asnjëherë. Me këtë mesazh, ajo kërkon nga të rinjtë, që t`i përkushtohen me shumë dashuri leximit, të duan fort librin dhe të mos jetojnë kulturën e boshit, duke u dhënë pafund pas dixhitalizimit.
Ky është profili i poetes dhe prozatores së talentuar Vera Gjonaj, e cila duke qënë kryeredaktore e një gazete prestigjioze, siç është “AlbaniaPres.com” në Itali, ka luajtur një rol të rëndësishëm, në përcjelljen e shumë mesazheve me vlera kombëtare, ka ndikuar në bashkimin e poetëve shqiptarë, duke i frymëzuar e nxitur ata, që të ecin pas dritës, e cila mbron dhe publikon vlerat dhe historinë e kulturës tonë identitare të Kombit shqiptar, si kombi më i lashtë autokton i kontinentit. Në këtë kuptim, kontributi i Vera Gjonajt, si kryeredaktore, në mbrojtjen e gjuhës, të historisë, të traditave e të trashëgimisë tonë kulturore, nga lashtësia e kohës së ilirëve, e deri në ditët e sotme, merr një vlerë të madhe e të veçantë, që rrezaton atdhetarizëm dhe frymë kombëtare, brenda e jashtë Shqipërisë, në Diasporë dhe kudo tjetër, ku jetojnë e banojnë shqiptarët. Urime dhe suksese shqiptares fisnike të Diasporës Vera Gjonaj !
Dërgoi për publikim, Gjin Musa, gazetar
JU lumte i nderuari Gjin Musa kete shkeim te perjryes stilisur per te nderuaren-
Pene me PERSONALITET te Poetes sa dretuese e asaj Gazete ne Itali, krah Emigranteve sa Mbare Atdhetareve te kudo ndodhur. Nga Toronto Ju urojme e ju falenderojme, ne mbi100*Veterane e Pasardhes*, qe kete 16 Shtator festojme *8 vjetorin e krijimit te org.
E prifte e mira-ATE-*Shembelltyre e rralle*-Vera Gjonaj, aktualisht ne Diasporen Shqiptare-Itali..