Zigmund Frojd – Vepra e plotë në shqip – botim special

0
Arben Çokaj - Zigmund Frojd - Vepra e plotë - kopertina

Së shpejti me një botim special, Vepra e plotë e Frojdit në shqip, në një libër me 990 faqe, përkthim nga Arben Çokaj – vepra e preferuar e Lisit dhe e Prendit… 🙂

Mund të filloni ta para-porositni librin tani, pasi ka një numër të kufizuar.

Secili mund të krenohet me një libër të tillë, kaq të dobishëm e serioz në bibliotekën e tij! (E kam fjalën për ata që e duan dijen, duan ta kuptojnë këtë botë si duhet, dhe lexojnë!)

Duke qenë se Lisi ende këmbëngulë se teoria e Frojdit ka rënë dhe Prendi thotë se Frojdi është iracional, mua me leximin e përkthimin e veprës së plotë të tij, 990 faqe gjithsejt në një libër të ri, më rezulton komplet ndryshe.

A kanë problem disa intelektualë shqiptarë me kuptueshmërinë e veprës së Frojdit? Mos e kanë lexuar herët në një gjuhë të huaj dhe nuk e kanë kuptuasr si duhet?! Në fakt, nuk janë vetëm këta të dy, të cilëve ua sugjeroj veprën e Frojdit të përkthyer në shqip nga unë, por edhe të tjerëve, që duan ta kuptojnë më shumë e më mirë këtë botë. Por duke u ndeshur me këto paragjykime ekritika, më lindën edhe mua dyshime… A vërtetë Vepra e Frojdit ka rënë?!

Kam një shoqe psikoterapeute në Gjermani, ka kryer shkollën atje, dhe thashë ta pyes. Pasi i tregova se po botoj një vepër të Frojdit në shqip, e pyeta nëse ata merren me Frojdin në punën e tyre, e nëse po, me cilat tema kryesisht? Përgjigjia e saj ishte e habitshme dhe e papritur, që më gëzoi: “Me tana faktikisht.” Kë të besoj tani? Pra, puna ime nuk paska shkuar dëm, se Frojdi i duhet profesionistëve të fushës, përveç të tjerëve për lexim të kulturuar.

Pra, profesionistët e psikoterapisë merrren në punën e tyre me të gjitha temat e trajtuara nga Zigmund Frojd, dhe jam krenar që e bëra të mundur përkthimin e një pjese esenciale të veprës së Frojdit në shqip. Pasi dyshimet e kritikat do të jenë gjithmonë, por nëse një vepër ka vlera dhe ka dobishmëri e përdorim publik, pse jo, ajo është e nevojshme, për të mos thënë e domosdoshme për shoqërinë!

Mund të jetë vepra më e plotë e Frojdit në shqip, dhe përkthimi më cilësor. 990 faqe libër me kopertinë të fortë!

Pse duhet ta paragjykojmë një libër nga kopertina? Siç po bën Lis Bukuroca? Edhe kopertinën bukur e kam bërë, apo jo?

Lisit e Prendit – dy kritikëve më të mëdhenj të Frojdit – do ua dhuroj nga një kopje pas botimit, me premtimin, që pasi ata ta lexojnë librin e përkthyer, të shkruajnë një shkrim 3-5 faqe, me pikëpamjet e tyre për librin, për Frojdin e teorinë e tij, Psiko-analizën, dhe përkthimin në vetvete!

A mësuan gjë nga Frojdi, që nuk e kishin ditur më parë, a ndryshuan mendim për të, a ia vlen të lexohet e referohet vepra e tij, sipas mendimit të tyre?

PËRMBAJTJA

Libri I
Studime mbi Histerinë………………………………..4
Komunikim paraprak……………………………………..8
Historitë e rasteve………………………………………..21
1. Znjsh Anna O. (Brojeri)……………………………..22
2. Zonja Emmy von N. (Frojdi)……………………….42
Diskutime ……………………………………………………71
3. Zonjusha Lucy (Frojdi)………………………………76
Diskutime ……………………………………………………98
4. Katerina (Frojdi) …………………………………….100
Diskutime ………………………………………………….106
5. Znjsh Elisabeta von R. (Frojdi) …………………108
Diskutime ………………………………………………….128
Teoria (Brojeri)…………………………………………..144
A janë dukuritë histerike ideogjenike?………….146
Eksitimet tonike – afektet …………………………..151
Konvertimi histerik…………………………………….160
Gjendjet hipnoide ……………………………………….169
Ide të pavetëdijshme …………………………………..175
Dispozicioni i lindur – zhvillimi i histerisë…….189
Psikoterapia e histerisë……………………………….198

Libri II
Totemi dhe tabuja……………………………………237
Tmerri i incestit …………………………………………243
Tabuja dhe ambivalenca emocionale …………….256
a. Trajtimi i armiqve …………………………………271
b. Tabuja mbi sundimtarët ………………………..275
c. Tabuja mbi të vdekurit…………………………..283
Animizmi, magjia dhe omnipotenca ……………..301
Kthimi i totemizmit në fëmijëri……………………321
Origjina e totemizmit………………………………….330
– Teoritë nominaliste ……………………………….330
– Teoritë sociologjike ………………………………..333
– Teoritë psikologjike ……………………………….336
Origjina e egzogamisë, Totemizmi………………..339

Libri III
Moisiu dhe monoteizmi …………………………..373
Moisiu – një egjiptian………………………………….376
Nëse Moisiu ishte egjiptian………………………….384
Moisiu, populli i tij dhe feja monoteiste…………414
a. Premisa historike ……………………………………418
b. Periudha e latencës dhe tradita………………..424
c. Analogjia………………………………………………..429
d. Aplikimi…………………………………………………435
e. Vështirësitë…………………………………………….444
Përmbledhja dhe rikapitullimi …………………….452
a. Populli i Izraelit ……………………………………..454
b. Njeriu i madh …………………………………………456
c. Avancimi në intelektualitet………………………460
d. Heqje dorë nga instinkti ………………………….463
e. Çfarë është e vërtetë në fe………………………..468
f. Kthimi i shtypjes……………………………………..470
g. E vërteta historike ………………………………….473
h. Zhvillimi historik ……………………………………477

E ardhmja e një iluzioni………………………….481
Ku qëndron vlera e veçantë e ideve fetare? ……491

Libri IV
Psikologjia e turmave +…………………………..524
Përtej parimit të kënaqësisë ………………………..528
Psikologjia e turmave dhe analiza e egos ………574
Përshkrimi i Le Bonit………………………………….576
Relacione tjera të jetës mendore kolektive…….584
Sugjestioni dhe libidoja……………………………….589
Dy grupet artificiale, kisha dhe ushtria ………..593
Probleme të mëtejshme……………………………….598
Identifikimi………………………………………………..602
Të jesh i dashuruar dhe nën hipnozë…………….607
Instinkti i tufës…………………………………………..612
Grupi dhe hordhia primare………………………….616
Një gradë diferencuese në ego………………………621
Postscript – Pas-shkrim………………………………525
Egoja dhe Idi ……………………………………………..633
II Egoja dhe Idi…………………………………………..640
Egoja dhe Superegoja………………………………….647
Dy klasat e instinkteve ……………………………….655
Marrëdhëniet e varësisë së Egos ………………….661

Libri V
Një studim autobiografik +……………………..670
Mbi Narcizmin……………………………………………674
E pavetëdijshmja………………………………………..694
Kuptimet e ndryshm të së pavetëdijshmes ……700
Emocionet e pavetëdijshme………………………….704
Topografia dhe dinamika e represionit………….707
Karakteristikat e sistemit Ucs……………………..711
Komunikimi mes dy sistemeve …………………….714
Vlerësimi i pavetëdijes ………………………………..718
Tabuja e virgjërisë………………………………………724
Neuroza dhe psikoza …………………………………..737
Një studim autobiografik …………………………….742
Postscript – Pas-shkrim………………………………788
Seksualiteti femëror……………………………………791
Pse luftë? (Letërkëmbim Ajnshtajni – Frojdi)…809

Libri VI
Teoria e Seksualitetit dhe Psiko-analiza..824
Tri ese mbi teorinë e seksualitetit………………..833
Devijimet në lidhje me objektin seksual………..834
Personat e papjekur seksualisht…………………..844
Devijimet në lidhje me qëllimin seksual ……….845
Zgjerimet anatomike …………………………………..846
Fiksimet e qëllimeve seksuale ……………………..851
Perversionet në përgjithësi ………………………….855
Instinkti seksual te neurotikët…………………….857
Instinktet komponente dhe zonat erogjene ……861
Arsyet për epërsi të seksualitetit pervers ……..863
Seksualiteti infantil ……………………………………866
Periudha e latencës seksuale në fëmijëri ………869
Manifestimet seksuale masturbuese …………….876
Kërkimet seksuale të fëmijërisë …………………..883
Fazat e zhvillimit të organizimit seksual………886
Transformimet e pubertetit …………………………894
Problemi i eksitimit seksual ………………………..899
Teoria e libidos …………………………………………..902
Diferencimi mes burrave dhe grave………………904
Gjetja e një objekti ……………………………………..907
Përmbledhje ………………………………………………914

Psiko-analiza……………………………………………..924
Lënda e psiko-analizës………………………………..930
Një skicë e psiko-analizës ……………………………936

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.