Vendit tim

0
Milazim Zeqiraj

Milazim Zeqiraj

Vendit tim

(Kushtuar thyerjes së kufirit)

Ta shëmba shka kufirin,
që ngrite në vendin tim
përmbi varr të babës.

Mitrush Kuteli

1.

Kosovë, kur më aeroplan fluturoj si zog në qiellin tënd,
ndihem zog se zog jam,
dhe marr frymë lirisht me mushkëritë e bjeshkëve.

Kur shof bjeshkën e Kosharës, Pashtrikut, e Sharrit
me maje drejt qiellit,
mendja më shkon ta hapi dritarën e t’i preku më dorë.

Gryka e Kaçanikut atraksion i veçantë,
më historinë e vuajtjeve dhe plagët e luftës,
dhe luftën e stërgjyshit Kadri Salihut si ushtar i Isa Boletinit,
dhe këngën “Kaçanik të raftë pika, shtat sahat t’u u therë me thika“.

Kur afrohem mbi Sllatinë e shof Prishtinën më rrethinë
fushën e Obiliqit me thëngjill shumë.

2.

Shqiperi, armikut gardhin që e ngrit mbi trupit tënd,
e thyan në Koshare trimat e UÇK Agimi, Salihu më shumë ushtar,
e ata gurë që armiku e kishte ngul aty i shkulem
dhe mbi ata gurë pshurrem rën më rënë.

Ti armik ike nga aty rrungajë malit teposht,
më cuklat tuja nga ke ardh si qeni langoj,
dhe u gëzove së shpetove gjallë
e mos gabo mu kthy, së qafën kemi më ta thy,
së Ademat, Agimat, Salihat e Tahirat i kemi në Prishtinë
të armatosur deri në dhëmbë.
E kah ti,
ne kemi bër gardh të ri së thiu s´mundët më hi,
e shqiponjat po bën rojë.

3.

Kosova po ec pa frigë,
se mbi gjaku e dëshmorve krijuam ushtrin tonë,
forcën e re mbrojtëse të Kosovës të ndihmuar nga miqë tan.

Kur shtrihem në gjirin tënd,
po ndij ngrotësin tënde si ngrotësin e nënës,
së nënë e madhe je,
e kur zgjohem e shof bjeshkën e bleruar
se lule të kuqe kan mbi çdo kund,
e në kodrat që prekun qiellin, bëjmë roje ditë e natë.

Tani unë jam i lirë të eci kah të du,
të flej në fushë, e mal pa frigë,
dyret e shtëpive i lam të hapur për mik,
e ti po zgërdhin përtëj varrit të qyqës.

5/2010

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.