Uniteti i fashistëve serbë, përballë mos-unitetit të nevojshëm të shqiptarëve

0
Kisha ortodokse serbe tek bibloteka

Skënder MULLIQI

Shqiptarët i dinë mirë veset e serbëve së më tipare janë shumë të hendikepuar. Jetuam më dhunë bashkë më serbët  në ish-Jugosllavinë e Titos dhe Rankoviqit, që të dy këta armiqë të përbetuar të shqiptarëve. Na shtruan zullimin për të katër anët, më burgosje, rrahje, vrasje, deri në largim nga vatrat tona shekullore. Por, që natyrishtë së qdo e keqe e ka edhe përfundimin e vet. Pas disa dekadash okupimi klasik, erdhi edhe drita e lirisë së shumë pritur në vitin 1999, kur edhe e fituam luftën pas shumë sakrificave njerëzore e materjale  nga djemtë dhe vajzat më të mirë të kombit. Na ndihmuan edhe miqet tanë evropian dhe Amerika. Për fat të keq na ka qëlluar si fqinjë një shtet megalloman më logjikë fashiste, i cili shtet nuk po heq dorë nga pushtimi i tokave shqiptare në veri.

Kur kërkohet unitet i gjithë spektrit politikë, ky unitet po na mungon së po dominon interesi karrieristë e partiak para interesit shtetëror e nacional! Blloku opozitar prej së ka ardhur Albin Kurti në pushtet, nuk po tregon pjekuri politike bashkëpunuese më pushtetin në temën jetike kur bëhët fjalë të bisedimeve më Serbinë, për normalizim të marrdhënjve të ndërsjella. Kosova është e të gjithëve jo vëtëm e një individi apo subjekti të caktuar politik. Po shohim një përqarje apsurde kur bëhët fjalë për Asociacionin e Komunave më Shumicë Serbe. Këtë asociacion famoz e lanë të dera Thaqi dhe Mustafa, e jo Kurti siq po pretëndojnë të fajësojnë opozita.

Nese nuk janë më kreret e lartëpërmendur të PDK dhe LDK, janë liderët e ri të cilët nuk po tregohen fleksibil dhe nuk po e pranojnë së parardhësitë e tyre  më nënshkrimet në Bruksel të viteve 2013 dhe 2015, e kan pru kryeministrit Albin Kurti para një sprove të madhe, të cilën ai deri më tash e ka kryer më sukses, kur dihet së marrveshjet e karakterit ndërkombëtare është zor të anulohen. Kurti nuk po e pranon implementimin e një asociacioni i cili do të zhbënte shtetësinë e Kosovës, të cilën gjë e dinë mirë edhe opozita.Dihet së asociacionit i ka parapri Decentralizmi i pushtetit local të Lufti Hazirit. Nuk thëm së edhe atëhërë sikur tashë Kosova iu ka nënshtruar trysninë të madhe ndërkombëtare në maratonën e bisedimeve Kosovë-Serbi, por që këtë fakt duhet të pranon Opozita e jo ta mohon rregullisht.

Po shohim dhe po degjojmë përditë së si struktura  kriminale dhe terroriste serbe, u bashkuan pas zgjedhjeve nacionale dhe lokale, dhe janë duke lëvizur qdo gur, për të futur më dhunë nën juridisiksionin serb, veriun e Kosovës.Vuqiqi, Shesheli, Daciqi, Nikoliqi e Vulini më direktivat e Putinit, po tentojnë të kthejne  kohën e luftës të viteve të 90-ta të shekullit të kaluar. Këta luftënxitës po mëndojnë së Rusia do të dalë fituese e luftës në Ukrainë dhe iu kan shtuar apetitet që të vazhdojnë projektin e lënë gjysmë të Millosheviqit, për Serbi të Madhe, apo për Mini Jugosllavi.

Serbët po bëhën unik edhe  në politikat pushtuese, kurse neve na gjënë e zezë dita e ndasive, atëhere kur kërkohët më së shumti unitet, së po na rrezikohet seriozishtë Republika. Edhe diqka kur jemi këtu.Edhe ndërmjetësit ndërkombëtar Borrell, Lajçak  shumë padrejtë ia mbajtën anën kohën e fundit Serbisë në bisedime. Në një formë apo tjetër e ndihmuan procesin e stagnimit të bisedimeve. Ende po mbajmë mbi supe masatë ndëshkuese, kur dihet së Serbia e Vuqiqit hapur është ka kërkon ndarjën e Kosovës mbi baza etnike, fillimisht përmës Asociacionit më kompetenca ekzekutive.

Zatën edhe këtu qëndron stoicizmi i Vuçiqit para qdo takimi të nivelit më të lartë, në implementimin e asociacionit, duke refuzuar zbatimin e aneks marrveshjës të Ohrit, që do të ishte defakto pranim i pavarësisë të Kosovës. Kohën e fundit më Tubimin Gjithëserb në Beograd, serbet dolën më një platformë të përbashkët apo document, të bashkimit të te gjithë serbeve në një shtet. Kremlinin paraprkisht e kishin vizituar Dodik dhe Vulin për të marrë instrukcione.

Ne Serbi është vendosur një sistem banditeskë e kriminal  në simfoninë e shtetit dhe të kishës. Këtu nuk kemi të bëjmë më simpfoni natyrishtë për më anarki vlerash politike dhe shovenzem. Serbia ka konceptuar një lojë të keqe më mitet e rrejshme serbe. Ideja e bashkimit të serbëve në një shtet, është ide utopike për tu realizuar. Ideja e Pan-Serbisë është iluzion patetik, është iluzion në kokat e mykura mesjetare serbe. Aty ku festohet çmenduria, besimi pushon. Serbia nga apetitet ndaj tokave shqiptare, është duke u përplasur rregullishtë më armikun imagjinar.

Përdorimi i kishës në një shtet laik, shndërrimi i një patriarku në funksionar, kjo është ajo që po shohim sot në Serbi. Presidenti serb, Aleksander Vuçiqi është njeri që ka qenë pjesë e grupit të kriminelve te luftës, të cilët prap u bënë bashkë. Serbia nuk ka ndryshuar në botkuptim, nuk ka ndonjë ndryshim domëthënës nga babai i kombit, Dobrica Qosiqit dhe brezitë të fundit të budallënjeve ultranacionalistë më ideologji fashiste në pushtetin e Serbisë.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.