Unë s’kam asnjë faj

0
Leo Nika - faj

Unë s’kam asnjë faj
Që akoma në zemër të mbaj
As s’jam munduar të të harroj
Kaq shumë të dashuroj

A më sheh pra kush jam unë
Që të kërkoj në shi e furtunë
Ti je larg dhe po të kërkoj
Ah si nuk krah të fluturoj

Që të vij aty tek ty
Të ti puth ata dy sy
Disa çaste në krah të të mbaj
Dhe atëhere më s’do të qaj

Eh sa poezi shkrova për ty
Natë e ditë me lot në sy
Lotët e mi vaditën tokën
Poezitë e mia përlotën botën

Ku je o thesar i paçmuar
Për asnjë çast s’të kam harruar
Shumë malli për ty më ka marë
Për këtë kam zotin dëshmitarë

Kujtoj ecjen tënde si flutur
Dhe fytyrën tënde të bukur
Shpirtin po ma mbyt mërzia
Kaq e fuqishme është dashuria

Është kaq e fortë kjo dashuri
Ndaj po të lutem si një fëmi
Veç për ty loti më rrëshket
Nga dashuria për ty u bëra poet

U bëra poet nga dashuria
Sa u çudit dhe perendia
Do të shkruaj për ty nuk përtoj
Dhe diellin dhe hënën do ta rrëzoj

(Autori i poezisë)
(Leo Nika)
(Datë 21 Korrik 2025)

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.