NGA KALOSH ҪELIKU
Kurrësesi, nuk mund ta harroj një thënje të Mahmud Dumanit, patriotit dhe misionarit shqiptar për hapjen e shkollave në gjuhën shqipe nëpër Trojet Etnike Shqiptare, në kohën e ministrit të arsimit Ernest Koliqi, “Shqipërisë Madhe”. Që, asaj kohe i kishte hapur shkollat e para shqipe, në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Serbi. Shkolla, që unë pasi u ktheva nga Prishtina si mësues në malësinë e Shkupit, i gjeta ende të pagëzura me emrat e Rilndisëve shqiptar: “Naim Frashëri”, “Sami Frashëri”, “Luigj Gurakuqi”, “Gjergj Fishta”, “Ali Asllani”, “Faik Konica”, “Milto Sotir Gurra”… Revista për fëmijë “Fatosi dhe “Gëzimi”, që dilnin në Shkup asaj kohe dhe më vinin me adresë të emrave të shkollave fillore shqipe, pagzuara me emrat e rilindasëve shqiptar. Shkolla, të cilat i kishte hapur dhe punuar si mësues, vetë Mahmud Dumani: Kërçovë, Strugë, Dibër, Gostivar, Tetovë e Shkup.
Kohë, kur ai burrë patriot, parashikues i Ditës Nesërme, e kishte njohur më mirë mentalitetin shqiptar të Shkupit, rrethuar me fshatra shqiptar edhe më mirë se unë, Sot si shkrimtar. Edhe, pse: unë në këtë kryeqytet shqiptar e kisha kryar Shkollë e Mesme Normale. Dhe, pas dhjetë viteve me studimeve e punë si mësues në Drenas të Drenicës, dhe kryerjes të ushtrisë në Knin (Kroaci”), viteteve tetëdhjeta u ktheva në Shkup me pesëmbëdhjetë vite punë arsimi në fshatrat e malësisë thellë të Shkupit, ku jetoj edhe sote e kësaj dite.
Mahmud Dumani, përveç punës tij në arsim, dhe hapjen e shkollave shqipe, duke e njohur mentalitetin e këtyre anëve, e kishte lënë edhe një porosi antologjike: Herët, a vonë me popullatën e Shkupit do të kemi probleme. Edhe, ashtu ndodhi: problemet i përjetova unë si shkrimtar kur u ktheva në Shkup me rrufjanët dhe kulturofagët e kësaj ane me këmbët dhe trutë në legen. Bisedat informative në polici, dhe përndjekja e tyre gjithë jetën si “armik” i shtetit të “përbashkët”, se: jam i dërguar nga Kosova në këto anë për veprime “armiqsore”.
Mahmut Dumani në fshatin Kastriot (Sërbicë) të Kërçovës qëndron deri në vitin 1944, kur Kërçova u ripushtua nga forcat sllavo-partizane, apo më mirë thënë, kur atyre ua lanë në dorë partizanët shqiptar nga Shqipëria. Pas sajë ai u anatemua si nacionalist dhe përfundoi edhe ne çelit e burgut famëkeq të “Kalasë së Shkupit” si një nga udhëheqësit e NDSH -së.
Mahmut Dumani si atdhetar me ripushtimin e tokave shqiptare nuk kalon në Shqipëri por vazhdon veprimtarin e tij aty ku kishte mësuar nxënësit e tij, por tani në një forum tjetër. Duke parë masakrat që po bëjnë sllavo-partizanët komunist mbi popullatën shqiptare, mësuesi tërhiqet në rrethin e Shkupit për të ndihmuar aq sa mundet dhe sa i lejojnë kushtet. Edhe pse, ai e dinte se rreziku është shumë i madh, vendos që të mbledh të rinj intelektual dhe të veprojnë atje ku edhe është suksesi më i madh dhe më afatgjatë.
Në Shkup, Dumani do të mundohet dhe do bëhet sërish nismëtar i hapjes së shumë shkollave shqipe, ku ai ishte i bindur se vetëm në këtë mënyrë ruhet bërthama dhe rrënja e shqiptarisë. Edhe pse i dëshpëruar nga rrjedhat politike dhe ushtarake, nuk do të rrijë duarkryq, përkundrazi, bashkërisht me disa bashkëmendimtarë të tij si: Azem Marana, Hasan Bilalli, Jonuz Balla, Spiro Theodosi, Jetish Vishi etj., me tërë potencialin e tij fizik dhe mendor, do të përqendrohet në propagandimin e shkollës shqipe, edhe nëpër fshatrat e Malësisë të Shkupit si kusht themelor për ruajtjen e vlerave kombëtare.
Mahmut Dumani tani do të ndryshojë metodën e veprimit, dhe këtë me këmbëngulje do ta kërkojë edhe nga të tjerët bashkëatdhetar. Ai tani më, kur e sheh se tokat shqiptare, sërish u ricopëtuan edhe në copa më të vogla se më përpara kyçet në radhët komuniste për të shpëtuar atë çka mund të shpëtohet, dhe të jetë sa më afër popullatës shqiptare, e cila ishte nën mëshirën e të pamëshirshmëve. Me kyçje në radhët komuniste, ai shpjegonte se duhet përbrenda të bëhet luftë që të hapim shkollat shqipe, të zhvillojmë kulturën tonë, të marrim hisen e buxhetit dhe të fitojmë dinjitetin e humbur. Ai me një rast përpara bashkëmendimtarëve të tij do të thotë: Kosova dhe trojet tjera shqiptare duhet t’i takojnë Shqipërisë.
Pushteti jugosllav, po bënë përpjekje që Shqipërinë t’ia bashkojë Jugosllavisë si njësi e shtatë federale. Për ne kjo është e papranueshme për arsye se me bashkimin e Shqipërisë, Jugosllavisë, do të shtohet rreziku i asimilimit total shqiptarë. Në këtë situatë serbët do të bëjnë investime nëpër qendrat shqiptare, dhe gradualisht do të fillojë depërtimi i kulturës së tyre tek shqiptarët. Që t’i kundërvihemi kësaj situate, është e domosdoshme, të punohet me popullatën shqiptare për ngritjen e vetëdijes kombëtare. Këtë mund ta bëjmë nëse në mënyrë të drejtpërdrejtë i drejtohemi asaj që t’i shkollojë fëmijët. Jam i bindur se, suksesi nuk do të mungojë nëse paraqitja e jonë është në frymën nacionale.
Me ndihmën dhe aktivitetin e Mahmud Dumanit u hapën shumë shkolla në gjuhën shqipe që nga Shkupi e deri në Strugë. Z. Dumani ishte referent i shkollës shqipe dhe bënte shumë punë dhe aktivitet si në hapjen, propagandimin dhe përgatitjen e kuadrit mësimdhënës. Përveç që ishte kyçur në të gjitha sferat e jetës, ku e vlerësonte se duhet që të jetë dhe të ndikojë për të mirën e shqiptarëve, ai punonte dhe punë të tjera ilegale dhe ishte në përgatitjen e një kryengritje mbarë shqiptare për bashkimin e tokave të copëtuara. Ishte truri dhe themeluesi i NDSH-së bashkë me një grup intelektualësh shqiptarë. Ai jo vetëm që do të jetë mësuesi më i mirë, më i frytshëm, por do të jetë edhe njeriu që i jep kulturës shqiptare frymë në një kohë kur të tjerët përqafojnë kulturën kozmopolite, atë të “bashkim-vëllazërimit”.
Mahmut Dumani do të formojë edhe Komisionin e kulturës shqiptare, ku do të ballafaqohet edhe me Llazar Mojsovin, anëtarin e Byrosë politike të PKM. Aktiviteti patriotik i Mahmut Dumanit, autori i vërtetë i romanit “Tradhtia” (“Tradhtia e madhe”), do të arrestohet befasisht duke ia konfiskua gjithëçka që gjetën në banesën e tij të përkohshme: librat, fotografitë, dorëshkrimet… Natyrisht, edhe dorëshkrimin “Tradhtia e madhe”. Roman për të cilin edhe u thurë rrjeta e marimangë nga UDB –a jugosllave. Madje, edhe do të përdoret në gjyq si dëshmi kundër të akuzuarit si veprimtari antijugosllave.
Hetohet nga organet e hetuesisë, dhe ai do të burgoset në moshën 24 vjeçare më 22.07.1946, dhe do të dënohet me 4 vjet burg të rëndë. Atij do ti ngarkohet akuza se ka vepruar kundër R. P. të Maqedonisë dhe sistemit të sajë socialist. Mësuesi i ri këtë më së miri e dëshmoi gjatë themelimit të NDSH –së, ku ai ishte ndoshta ideologu dhe frymëzuesi më i madhe i këtij subjekti që lindi në fund të Luftës së Dytë Botërore.
UDB –a jugosllave e kishte parasysh të riun Kapllan Resuli. “Ustallarët” e saj dhe OZNA –së jugosllave, në ndreqjet, plotësimet dhe përshtatjen e tyre në romanin “Tradhtia e madhe”. Titull, që më parë ishte ndrruar në zyrat e UDB –së. Shërbime sekrete serioze me istruksione dhe detyra të përcaktuara të cilat do ta shndërronin Kapllan Resulin në një hero, dhe do të përgadisnin terenin për “arratisjen” nga burgu, “ikjen” në Shqipëri si një i “përndjekur politik”.
Kapllan Resuli me romanin “Tradhtia” nën sjetull u arratis në Shqipëri duke nisur përfundimisht rrugën e tij të tradhtisë përjetshme… Roman, i cili gjatë kohës të studimeve në Prishtinë, ne studentëve na afroheshte “tinëz” ditën nga bashkëpunëtorët e UDB –së, dhe natën ende pa dalë drita na arrestonin në gjumë duke na rrasur në burg, më së paku pesë vite. Romanin “Tradhtia”, i cili asaj kohe qarkullonte dorë më dorë, gjatë kohës të studimeve dhjetëvjeçare dhe i punësuar si mësues në Drenas (Drenicë), nuk pata guxim ta lexoj në Prishtinë. E lexova pas viteve ’80 –ta, pasi u ktheva në Shkup. Edhe atë, në rrethana “legale”, në Bibliotekën Universitare Nacionale të Shkupit. Krah për krahu, edhe me librat tjerë të Kapllan Resulit: “Ushtima e Korabit” dhe “Gjarpëri”.
Mendimi i pjekur dhe fjala e ëmbël e Mahmut Dumanit, rreth vetes tuboi intelektualët më të mirë të kombit shqiptar. Me punën e tij të shkurtër gjatë qëndrimit të tij disa vite në trevat shqiptare të okupuara nga sllavët bëri aq shumë, që rrallë kush mund të matet me hapjen e shkollave shqipe në këto anë. Mësuesi i ri hapi shkolla që nga Shkupi e deri në Strugë, krijoi kuadër e rekrutoi nxënës, luftë me penë e me programe shkollore, dëshmoi se është figurë atdhetare e progresive. Ishte një ndër më të armatosurit me dije e dituri, me urtësi e mençuri. Vepra e mësuesit dha fruta që do të ëmbëlsojnë popullin shqiptar në çdo hap dhe në çdo kohë.
Heshtja e tij gjatë procedurës hetimore dhe në gjyq ishte një dëshmi, sesi vepron një atdhetar. Pas ikjes nga burgu, ai kthehet në Shqipëri. Arratisje, që mua shpesh ma rrëfente im Atë: Mahmut Dumani, rojes së burgut i kërkon ujë! Roja ia jep një shtamë. Mësuesi, me shtamën me ujë e godet rojen, dhe ikë nga burgu i Kalasë Shkupit.
Mësuesi i shkollës “Gjergj Fishta” të fshatit Kastriot (Sërbicë) të Kërçovës, në Elbasan zbret në vitin 1980 –të, dhe në një moshë të thyer ndërroi jetë në vitin 1995. Vepra e të cilit do të jetojë aq sa do të jetojnë edhe shkronjat e gjuhës shqipe, që ka radhitur në ditarin e tij prej mësuesi gjithë jetën.
Vite më vonë, Im Atë më rrëfeu edhe një ngjarje historike, sesi: Mahmud Dumani mësues nga Shqipëria si mik shtëpie kishte ardhë tinëz natën, dhe e bindi Babain ballistë:
– Mik, e humbëm luftën. Tashti, duhet të shohim matanë Lëmës.
– A, sheh ti në Lëmë Natën?
– Jo, nuk shoh asgjë. Errësirë, i përgjigjet Babai.
– E, unë shoh edhe përtej Lëmës. E humbëm luftën. Koha, është të bëhesh partizan, shpëtosh veten dhe familjen! Atdheun.
Im Atë, e dëgjoi porosinë e Mahmud Dumanit. Dhe, mbeti gjallë deri në fund të jetës pa asnjë ferrë në këmbë si ballist “armik” i shtetit të “përbashkët”. Vetëm, se: Unë pata probleme gjithë jetën. Edhe, sotekësaj dite. Dje, si djalë ballisti. Sot, si djalë komunisti nga partizanët “patriotë” të partive politike, në Shkup, Prishtinë, dhe Shkup.
Vërtetë, asaj kohe me në krye kryeministër të arsimit Ernest Koliqi, shpërtheu një lulëzim arsimor – kulturor në Trojet Etnike Shqiptare (“Shqipërisë Madhe”). Lule, të cilat gjatë “ndryshimeve demokratike” i mbytën me propaganda arsimore – kulturorr partitë politike me ministra arsimi partiak, as edhe pa një vit përvojë pune në arsim me ditar nën sjetulla. Vite, kur në sistemin komunist nuk mundeshe të bëheshe drejtor shkolle pa pesë vjet përvojë pune as në Katund, e ku më ministër i arsimit. Shkaku, se: Themelet e një shoqërie, shteti, janë arsimi dhe kultura. Aspak, partitë politike vetëm për një përdorim.
Sot, arsimin dhe kulturën me “politikë madhore” të partive politike shqiptare, krah përkrahu me “vëllezërit” e shtetit të “përbashkët”, e kemi marrë nëpër këmbë…
Mahmut Dumani me nxënësit e shkollës fillore “Gjergj Fishta”, në fshatin Kastriot (Sërbicë, Kërçovë)…