Të dashur, Skënder dhe Elida Buçpapaj
me ju e naltojmë çështjen për kombin
gjak kemi në trup dhe mendje në kokë
që t´i dalim zot Atdheut deri në Prevezë.
Ne duhet të dimë për kë sot brohorasim
kë lavdërojmë dhe, cila është udha jonë
atdheu ynë na do grusht rreth flamurit.
Miq të mi të Atdheut dhe të Shqipërisë
të bashkuar mund të bëjmë atë që duam
një bashkë shtet për të gjithë shqiptarët.
se Programi për Republikën e Çamërisë
është udha së vërtetës në marrëdhëniet
me Greqinë, dhe udhë e bashkimit tonë.
Fatit asgjë s´guxojmë t´i lëmë në duar
koha pas nesh duhet të jetë e shkruar
veprat tona janë lëndë dielli dhe krijimi.
Kthimi i emrit të Atdheut në emrin e vet
Iliri, brenda i ka tëra pjesët e Shqipërisë,
Shqipërinë deri në Prevezë dhe në More
dhe Shqipërinë deri te Molla e kuqe!…
Bashkëkombës të shqipes dhe t´atdheut
miqtë e mi, Skënder dhe Elida Buçpapaj
me ju e naltojmë çështjen për kombin
Atdheu na thërret ta naltojmë këngën!
Atdhe Geci – Pristinë, Tiranë, Dortmund, 2025