Zymer Ujkan Neziri
Nӫ Prishtinӫ u shӫnua 145-vjetori i Betejӫs sӫ Nokshiqit, e 4 dhjetorit 1879, dhe tӫ betejave tӫ janarit 1880 tӫ luftӫtarӫve tӫ Lidhjes Shqiptare tӫ Prizrenit dhe tӫ mbrojtjes sӫ tyre heroike tӫ Plavӫs e tӫ Gucisӫ nga pushtimi i Malit tӫ Zi. Ora pӫrkujtimore me drejtuesin Florent Zeqaj u mbajt nӫ hotel “Emerald”, mӫ 18 shkurt 2025. Nӫ praninӫ e afӫr shtatӫqind pjesӫmarrӫsve, fjalӫn e hapjes e mbajti Zekӫ Nokshiqi, nismӫtar, veprimtar dhe biznesmen i njohur nӫ Teksas. Zymer U. Neziri paraqiti njӫ referat nӫ kӫtӫ orӫ pӫrkujtimore pӫr Plavӫn e Gucinӫ dhe betejat mbrojtӫse nӫ vitet 1879-1880.
Nӫ vijim, pasuan pӫrshӫndetjet e disa personaliteteve tӫ njohura: Fatmir Sejdiu, president i pӫrparshӫm i Republikӫs sӫ Kosovӫs, akad. prof. dr. Muhamet Mala, gjenerali i Betejӫs sӫ Koshares, Rrustem Berisha, komandanti i brigadӫs 136 “Rugova”, Salih B. Lajçi, kryetari i Komunӫs sӫ Prishtinӫs, Pӫrparim Rama, Binak Ulaj, veteran i Lӫvizjes Kombӫtare, Flamur Gashi, veprimtar, diplomat e ambasador, Ramӫ Sinanaj, veprimtar nga Plava. Fjalӫn e mbylljes e mbajti Ramiz Tafilaj, veprimtar dhe biznesmen i njohur nӫ Teksas.
Pjesӫmarrӫsit e kӫsaj ore pӫrkujtimore ishin edhe nga Ulqini, Shkodra, Lezha, Tirana, Lushnja, Kӫrçova, Kumanova, Medvegja, Bujanoci, Presheva, kurse shumica ishin nga Plava e Gucia, Tregovishta (Rozhaja), Malӫsia e Gjakovӫs dhe Rugova, si dhe nga viset e ndryshme tӫ Kosovӫs.
Pjesa e dytӫ e programit ishte paraqitja artistike e grupit tӫ valleve “Dardania”, Tropojӫ, drejtuar nga Shpresart Memia, si dhe e ansamblit folklorik autokton “Rugova”, Shtupeq, drejtuar nga Vesel Nikçi. Me lahutӫ kӫndoi lahutari Hysen Kurtaj.
Presidentja e Republikӫs sӫ Kosovӫs, sipas hartuesit tӫ propozimit, Zymer U. Neziri, dhe tӫ pӫrkrahjes nga tridhjetӫ intelektualӫ tӫ dalluar tӫ institucioneve tӫ larta arsimore e tӫ dy akademive tӫ shkencave e tӫ arteve, si dhe prej shtatӫ shoqatave nga Evropa e Amerika, mӫ 18 shkurt 2025 i dekoroi luftӫtarӫt e Betejӫs sӫ Nokshiqit, tӫ dhjetorit 1879, dhe tӫ betejave tӫ janarit 1880, me Urdhrin “Hasan Prishtina”.
(Kӫshilli Organizues: Zymer Ujkan Neziri, Zekӫ Nokshiqi, Ramiz Tafilaj, Bruno Selimaj, Florent Zeqaj, Binak Ulaj)