(Letër publike drejtuar Avokatit të Popullit, znj. Erinda Ballanca)
Nga Beg Haxhiu, Laç
Në Tetor të vitit 2023 i drejtova Avokatit te Popullit 3 ankesa, kundër:
Shoqërise se Ujesjellës Kanalizime Lezhë sh.a. per faturimin e ujit te pijshem me kamatevonesa, Agjencisë se Legalizimeve Lezhe per perjashtimin e shtepise nga procesi i legalizimit dhe Agjencise se Trajtimit te Pronave Tirane per refuzimin e vlerësimit, per efekt kompensimin fizik/financiar te pronave te trasheguara.
PER ANKESEN KUNDER UJESJELLESIT: -Sipas Ujësjellësit (shkresa nr.1027/2, datë 06.11.2023) unë figuruekam debitor, për sasinë e ujit të pijshëm të konsumuar ne vitet 2009-2010-2011, pa qënë në gjëndje të identifikojë apo specifikojë se cilëve muaj u përkasin faturat e papaguara. Në të kundërtën e këtyre pretendimeve të Ujesjellesit per periudhën 2006 – 2023, unë disponoj të gjitha mandat – pagesat.
Këtë konflikt me Ujësjellesin (meqënëse, ky i fundit në muajin Maj 2023, pas rreth 14 vjetësh, “nguli këmbë si mushka”, që o unë duhet t`i paguaja debinë e vjetër të pretenduar prej tij ose do të më ndërpriste furnizimin me ujë) e bëra objektankimi te Avokati i Popullit. Ky i fundit, vetëm pas 9 muajsh (Qërshor 2024) më pergjigjet se une duhet te shkoja serish prane Ujësjellesit per të rakorduar faturat e ujit të pijshëm, kur, bash për mosdenjimit e Ujesjellesit për të rakorduar faturat e ujit të dhe kërcënimeve të tij për nderprerjen e ujit isha ankuar Avokatit te Popullit…(!)..
Sipas ligjit, vetëm faturat e pavesuara mujore janë tituj juridik dhe jo shumat deklarative, prej nga buron dhe domosdoshmëria e vjeljës së tyre në rrugë ligjore dhe jo njëanshmerisht e arbitrarisht siç po vepron Shoqëria Ujësjellës Kanalizime.
Kurse pretendimi tjeter potencial i Ujesjellesit sipas të cilit disa fatura janë paguar pjesërisht (më tarifë më të ulët sesa tarifa e miratuar), rrëzohet me faktin se, sipas pikës 3 të nenit 8 të kontratës së miratuar me VKM nr.96, datë 21.02.2007 “Për disa ndryshime në vendimin nr.236, datë 10.5.1993 të Këshillit te Ministrave “Për administrimin e furnizimit me ujë të pijshem për përdoruesit familjarë dhe jofamiljarë”, ajo detyrohej t`i njoftonte klientit me shkrim ndryshimin e tarifës.
Procedura ligjore e vjeljës së faturave, që kanë statusin e titullit ekzekutiv, nuk është “transferimi i faturave të papaguara në rubrikën e kamatëvonesave të faturave korente” dhe vjelja abuzive e këtyre të fundit, por referimi i faturave në gjykatë, për nxjerrjen e urdhrave ekzekutivë dhe ekzekutimi i tyre nepërmjet zyres së përmbarimit, duke u krijuar mundësi klienteve për t`u ankuar në gjykatë”, “Për pezullimin e veprimeve përmbarimore” dhe “Pavlefshmërinë e veprimit juridik”, pa mos iu shmangur, faktit tjetër ligjor se, sipas nenit 114 të Kodit Civil, brenda 10 viteve parashkruhet çdo detyrim si në kontratat private ashtu dhe në ato publike.
Për Avokatin e Popullit, që prezumohet si njohës i ligjit, kur nuk e zbaton këtë të fundit, nuk mund të thuash gjë tjetër, për të, veçse nuk ka vullnet për ta zbatuar.
EDHE NDAJ ALUZNI-t LEZHE DHE AGJENCISE SE TRAJTIMIT TE PRONAVE TIRANE ku objektI i ankimit, respektivisht ishtë, perjashtimi nga legalizimi i shtepisë dhe mospranim të vlerësimit per kompensimin fizik/financiar i pronës se trasheguar, ka ndodhur, pak a shumë, e njëjta gjë, duke marrë prej Avokatit të Popullit një pergjigje që vetëm e tillë s`mund të quhet.
Kështu, kunder ALUIZNI-t Lezhë, që kishte vendosur perjashtimin e shtepisë nga legalizimi, isha ankuar brenda afatit ligjor te Drejtoria e Pergjithshme e ALUIZNI-t Tiranë, por, meqenese prej kesaj të fundit nuk mora pergjigje, u ankova te Avokati i Popullit, i cili (edhe në këtë rast, vetëm pas 9 muajsh) m`u pergjigj se mund t`i drejtohesha serish me ankim të ri Drejtorisë së Pergjithshme të ALUIZNI-t Tiranë ose padi gjykatës administrative.(!).
E thënë ndryshe Avokati i Popullit me thotë “mos eja te unë, por shko në gjyq.. !”
Edhe ndaj ATP-së, për të mos u zgjatur, përgjigjja e Avokatit te Popullit ishte e tillë, sa nuk mund të vlerësohet ndryshe, vetëm me fjalët e vëna në titullin e kësaj letre.
Me respekt, Beg Haxhiu, ekonomist-jurist Laç, Kurbin