‘Totemi dhe Tabuja’ nga Zigmund Frojd

0
57
Zigmund Frojd - Totemi dhe Tabuja

[ Shkarko ‘Totemi dhe Tabuja’, 126 faqe në PDF ]

Arben Çokaj - gazetar
Arben Çokaj – gazetar

Arben Çokaj

Nuk është një libër i vështirë për t’u kuptuar.  

Totemi dhe Tabuja është një nga librat e mirë, bazikë të Frojdit, me anë të të cilit, ai sqaron histotinë e zhvillimit të psikikës shoqërore që në kohët primitive, deri në ditët e sotme. Dikur totemi ishte sikur fe. Por me kalimin e kohës erdhën fetë e ndryshme deri te fetë mionoteiste, e në kohën e sotme jemi në një realitet tjetër, që pavarësisht se i kemi fetë e ndryshme për njerëzit e paditur dhe besimtarë, shoqëria ka një zhvillim tjetër, ka shkollim e dije, e njerëzit marrin më shumë botëkuptim shkencor, që është, sipas Frojdit, përtej fetar dhe etapa e tretë e zhvillimit të psikikës shoqërore.

Kemi pra 3 etapa të zhvillimit të psikikës në shoqëri, etapën parafetare ose totemike, fetare dhe shkencore. Totemi është një kafshë, bimë ose send i shenjtë. Në aspektin psikik, faza e parë totemike, ku përfshihet edhe ajo animistike, ka të bëjë me kohën kur njerëzit narcistë besonin se me mendiimet e tyre, ata mund të ndryshonin botën – dhe e lidhnin veten edhe me kafshët zot, totem. Në atë kohë lindën edhe magjia (e kemi ende edhe sot), dhe këto forma të tjera të ndikimit dëshiror të shoqërisë e botës, me anë të mendimeve dhe dëshirave të dikujt.

Faza fetare dihet se ia atribuon, ia delegon këto të drejta një pale të tretë, mbinatyrore, Zotit. Njerëzit e panë se janë të kufizuar e nuk munden me mendimet e tyre ta ndikonin kaq shumë botën, dhe ia lanë të gjitha fuqitë perëndive. Meqë ata nuk munden, dikush tjetër, mbi ta, duhet të mundet. Por edhe kjo fazë e zhvillimit psikik shoqëror, që mori shumë nga trashëgimia e mëparshme, me kalimin e kohës ka ardhur duke u parë, se ai lart, nuk i ka të gjitha në dorë, ose nuk vepron në kohën e duhur…

Kështu vijmë te zhvillimi shkencor i psikikës shoqërore, njerëzit e kuptuan se janë të vdekshëm, dhe bëjnë kaq sa munden në këtë jetë. Nuk shpresojnë në mrekulli. Sipas Frojdit, njeriu primitiv ngjan me njerëzit e sotën neurotikë. Por nëse njeriu neurotik ka impulse në tru, të cilat i duken si veprime, te njerëzit primitivë veprimet ndodhnin para se të mendonin. Prandaj Frojdi arrin në konkluzionin se e para ishte vepra! Pastaj pasojat.

Totemi deri te feja, erdhi si rezultat i një veprimi makabër, të bijtë vrasin të atin dhe e hanë… Pastaj pendohen, dhe filloi të lindte morali në shoqëri. Kështu që feja e krishterë u krijua më pas, si rezultat i këtij koncepti, i kompleksit të fajit ndaj Atit, shpagimit të fajit nga i biri i tij i vetëm, që u vetë-flijua. Por u kthye edhe në Zot – sipas Frojdit.

Frojdi sqaron në parathënien e këtij libri në hebraisht, se nuk beson në asnjë fe, ashtu ishte edhe Ajnshtajni, megjithëse disa fetarë përpiqen t’i fetarizojnë edhe ata, sidomos Ajnshtajnin. Edhe pse e dinin se feja monmoteiste u krijua nga hebrejtë me Moisiun, këta të dy si intelektualë të një niveli të lartë, nuk u përkulën para fesë dhe nuk iu trembën iluzionit të Zotit.

Për të kuptuar se si kemi ardhur deri në këtë fazë të zhvillimit psikik, që kemi sot, dhe për të lexuar histori të çuditshme e marrëzi shoqërore, që nga koha primitive e deri tani, lexoni Totemi dhe Tabuja, një libër, që ju ndihmon të ndryshoni jetën tuaj, të emancipoheni e të mos mbeteni skllevër të besëtytnive.


PARATHËNIE PËR PËRKTHIMIN HEBRAISHT

Asnjë lexues i këtij libri nuk do ta ketë të lehtë ta vendosë veten në pozitën emocionale të një autori që është injorant i gjuhës së shkrimit të shenjtë, i cili është krejtësisht i larguar nga feja e etërve të tij – si dhe nga çdo fe tjetër – dhe që nuk mund të marrë pjesë në idealet nacionaliste, por që ende nuk e ka mohuar kurrë popullin e tij, që mendon se në natyrën e tij thelbësore është një çifut dhe që nuk ka dëshirë ta ndryshojë atë natyrë.

Nëse do t’i bëhej pyetja: ‘Meqë i ke braktisur të gjitha këto karakteristika të përbashkëta të bashkatdhetarëve të tu, çfarë të mbetet tjetër, që të jesh hebre?’ ai do të përgjigjej: ‘Më mbetet vërtetë shumë, dhe ndoshta thelbi i kësaj.’ Tani ai nuk mund ta shprehë qartë atë thelb me fjalë; por një ditë, pa dyshim, do të bëhet e arritshme për mendjen shkencore.

Pra, është një përvojë e një lloji krejt të veçantë për një autor të tillë kur një libër i tij përkthehet në gjuhën hebraike dhe vihet në duart e lexuesve për të cilët ajo idiomë historike është një gjuhë e gjallë: një libër, për më tepër, që trajton origjinën e fesë dhe të moralit, megjithëse nuk përvetëson asnjë kënd¬vështrim çifut dhe nuk bën përjashtime në favor të hebrenjve. Megjithatë, autori shpreson se do të jetë në një linjë me lexuesit e tij, me bindjen se shkenca pa paragjykime nuk mund të mbetet e huaj për frymën e hebrenjve të rinj.

VJENË, dhjetor 1930

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.