13.5 C
Tirana
E dielë, 15 Shkurt 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)

TIVAR

0
Ymer Adem Llugaliu

Rumia kërcënon me thepat e saj të mprehët,
Thika të përgjakuna.
Shpërthen mllefi shoven serb
Nëpër krisma mitralozash.
Tivari i përhimët
Bahet i kuqrremët.
Deti i paanë skuq ballin
Me lumin e gjakut kosovar.
Peshkaqejt e pangishëm nëpër shekuj
Mprehin dhe thejnë dhambët
Në eshnat e herojve.
Herojve të rrëmbyem në mirëbesimin e të pabesëve,
Nëpërmes kanalit të nëndheshëm.
Kosova me lotët e dhimbjes
Krypte gjakun e derdhun.
Nën gurin e rënkimit
Bluente shpresat për të ardhmen.

Shkëputur nga libri “Heroizëm i Bardhë, Tradhti e Kuqe” i Ymer Adem Llugaliut.
Përgatiti për botim: Arif Ejupi

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.