Takimi me ish nxënësit dhe prindërit në festën e fëmijëve

0
Sinan Kastrati - me nxënës

Sinan Kastrati me Yllza dhe Erza Shylemaja me … Sofielundsskola, Malmö, qershor 2023

Edhe sivjet u mbajt Festa për fëmijë, në Beijers Parken në Malmö, 3 qershor 2023 

Ngjarjeve në Kosovë, tensioneve në Veriun e saj, edhe atyre iu erdhi fundi.

Të mëdhenjët e kanë kapur për fyti Albinin e Vjosën. Ai e ajo (Vjosa veq është dorëzua) duhet të zmbrapset që të k`thehet ”normaliteti” në Kosovë, të kënaqen serbët e fjala e Vuqiqit të shkoj në vend.

Me siguri se serbët e Kosovës, të nxitur me urrejtje shoviniste kundër shqiptarëve të Kosovës me ndihmën dhe përkrahjen ashiqare të Evropës, fatkeqësisht edhe të SHBA-së, iu dhanë krahë serbëve si dikur në vitet 1987-1991, Sllobodan Millosheviqi që thonte: serbëve asnjë qime e flokut nuk ka me iu mungua. Ku ka vorr serbi, aty është Serbi …. Serbët tash do ti ladrojnë makinat e tyre me targat ”KM”, ”PR” e të qytetve tjetra të regjistruara në ish KSAK-së, kah të iu do qefi e shpirti. Nuk janë as ”Zgjedhjet e jashtëzakonshme” për katër komunat e Veriut të Kosovës. Arësyet pse do të përsëriten ato, janë banale, sepese tash serbët po duan pushtet, sepse po iu thot Vuqiqi.

Me Manjola Nallbanin. Malmö, 3 qershor 2023

Protestave të dhunshme e mitingjeve serbe, në përkrahje të kërkesave të serbëve të Veriut, tash kanë fillua të dalin edhe serbët në Jug të Kosovës, në Graqanicë.

– Albin, gabove por, mos gabo më!

Kosovën nuk e kemi çlirua ne.
Rusët, serbëve (në Beograd), pas çlirimit (1944, 1945), iu kanë thënë:

”Ne iu kemi çlirua, ne kemi me iu …i” *)

Dje në park në qytetin e Malmö-s, për të dytïn vit me radh u festua 1 Qershori-Dita e fëmijëve.

Nga Shqipëria kishte ardhur këngëtarje zëmadhe Manjolla Nallbani. Asaj i ndihmua edhe Beqir Shaqiri, vëllai i Ilir Shaqirit dhe këngëtarë e vullnetarë të tjerë që jetonin në Malmö e qytetet tjera në Suedi.  Kishin ardhur shumë familje shqiptare me fëmijët e tyre (nxënës) nga Malmö e qytete tjera (por shumë më pakë se vitin e kaluar).

Me prindin, Osman Shala me banim në Oxie, me vajzën Malmö, 3 qershor 2023

Vetëm nga Borås-i, qytet afro 300 km larg Malmö-s kishin ardhur me autobu 51 veta, mësues, prindër e nxënës aty ku dikur edhe unë kisha punua edhe unë (plot 7 vite, si mësues) me ata e kisha mësua fëmijët e tyre.

Me ata Ishe Igballja, Muharremi …
Igballja më foli, por unë nuk e njoha.

– Sinan, Sinan, më thirri disa herë derisa unë u përshëndetesha me disa ish familjarë të nxënëseve të mi.
– Jam Igballja. Më ke harrua?

Me Igballen kemi qenë bashkë në shkollë, në kursin suedisht ”Albanska B”, në KOMVUX, një semestër, në vitin shkollor 2002/2003 në Borås.

– Fëmijët e mi kanë qenë nxënës tuaj, në fillore e në Gjimnaz.

Mu kujtua Igballja dhe pasi u përshëndetëm si miq të vjetër, ajo më tregoi se fëmijët e saj kanë vazhdua studimet dhe i kanë kryer ato. Njëri djalë jeton e punon në Londër ndërsa, vajza e vogël është drejtoreshë e një ndërmarrje të madhe në Suedi.

Me Lejla dhe Lijana Thaçi, nxënëse, Malmö, 2 qershor 2022

Sa më erdhi mirë.

Nuk kishte ndryshua shumë por shihej se pleqëria e (e sëmundja) kishte bërë të vetën. Në fyt dhe një pjesë e fytyrës i shiheshin rrudhat nga lodhja e pleqëria (?).

– Sinan kam kancer që nga viti 2009 por e kam mundur dhe ende po punoj në ”Arbetsförmedling”.

Pastaj erdhi një ish prind e më kapi për krahu:

– Nuk po më njeh?
– Jo i thash.
– A po të kujtohet … Smajl e Besim Bushi?
– Po.

Jam shok e fqinj me ta. Punoj si shofer autobusi ….

Një prind tjetër nga Oxie, lagje afër Malmö, Osmani (baba I Erlisit, ish nxënës imi) erdhi me vajzën e vogël që tash shkonte në shkollë. Ai ë falenderoi por dhe u ankua …

Me nxënës e prindër nga viti shkollor 2022

Nuk vonoi shumë e Osmani e erdhi me vëllain binak, të flas e ti kaj hallet …

Dhe numri i nxënëseve e prindërve që vinin të më takonin dhe përshëndesnin, ishte i madh.

Një ish mësues më tha:

Është kënaqësi e madhe kur nxënësit nuk të harrojnë.

U takuam edhe me Muratin, Mediu, Shpresën, Sirinë dhe burrin e saj, Fatimen e Myzaqetin …
Koha ishte e mirë, me diell. Fëmijët luanin. Të rejat e të rinjët vallëzonin dhe këndonin duke e shoqërua Manjollën. Të gjithë mbanin telefonat në duar, fotografonin.

Kur doja të ikja, erdhi edhe nxënëset Elmira e …  Rina dhe Lejla (me motrën e vogël, Lijana Thaçi, dhe me disa shoqe moshatare të tyre nga shkollat tjera, që unë nuk kisha punua.

Ato dëshironin që ti takoja edhe prindëret e tyre. Pranova me kënaqësi. Gjeta tri nëna ulur këmbëkryq në bari: Nënë e Ensarit dhe Elmirës, të Rinës dhe nënë e Lejlës. U ngritën në këmbë dhe më falenderuan për ato 5 vite që kisha punua. Nëna e Lejlës më tha:

– Sinan shkova me i folur një njeriut që mu duk si ti

Ajo që më ra në sy, ishte se nuk kishin ardhur ish nxënëst e mia: Eliza, Emma, Elma, Erva, Elona, Yllza e Erza Shylemaja që kishim pregatitur programe të pasura kulrurore e artistike për festat tona kombëtare e të tjera, kishim këndua për mësuesit e për nënat tona.

Eh sa nxënës e nxënëse kisha, me qindra, në Småland, në Halland, në Kalmar Län, në Borås e pa harrua Kosovën.

Shumica janë martua e kanë krye univerzitete, njohin shumë gjuhë e punojnë në shkolla si mësues e vende tjera, me nam.

I lashë duke këndua, vallëzua e fëmija, luanin. Erdha para kohe në shtëpi me ndjenja të përziera mallëngjimi për nxënësit e prindërit e dikurshëm.

Dhe vërtetë ia vlen të rrish e ti dëgjosh ata e ato nxënëse që të flasin si dikur, këthehesh në kohë, e lodhjën e harron. Puna e mundi  kanë dhanë frytet, kur nxënësit nuk të harrojnë.

*) ”Ne iu kemi çlirua, ne kemi me iu …i”, Kjo duhët të kuptohet për situatën aktuale në Kosovë

Nuk munda ta gjej se kur është thënë dhe nga kush por është e sigurtë se e kam lexua serbisht.

Sinan Kastrati, Suedi
Malmö, 4 qershor 2023
sinankastrati09@hotmail.com

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.