Arben Çokaj
A e shihni inferiorin Kreshnik Spahiu, si e sulmon Albin Kurtin?
Kur Elon Musk foli me kryetaren e AfD-së në Gjermani, Alice Weidel, Niku u hosh nga Berlini e tha: “Elon Musk po ndërhyn në zgjedhjet në Gjermani.” Niku ka frikë që AfD merr pushtet dhe e largon edhe atë që ka qëndrim të përkohshëm nga Berlini, dhe i dogji ajo që po thoshte Musk.
Ndërsa kur Grenell shkroi kundër Albinit, Niku u kënaq, i ndritën sytë, kaq shumë i do serbët dhe e urren Albin Kurtin, e tha: ‘po shkruan DASH, Shtëpia e Bardhë…’ Grenell sipas dokumentave gjermane ka bashkëpunuar me AfD-në, prandaj gjermanët e larguan nga ambasador i Amerikës, që ishte atje. Dhe po sipas gjermanëve, AfD ka marrë edhe fonde nga Rusia, siç ka marrë Grenell më vonë fonde e dekoratë nga Serbia.
Por Nik servilit kjo nuk i bën përshtypje fare, Grenell i duket më i fortë se Musk, për të është Shtëpia e Bardhë, Gjigandi i Rodit, edhe pse ai nuk rri në Shtëpinë e Bardhë, sepse ai është në linjën serbe të interesave të Nikut, kundër Albinit, dhe Trump për hir të miqësisë së Grenell me të birin Trump Jr. dhe korrupsionit që Grenell bën në Balkan, i ka dhënë një post Grenellit, që të merret me Venezuelën e Korenë e Veriut, jo më me Ballkanin.
Por si McGonigal, Grenell mendon se në Ballkan ka ende para, prandaj ai ndërhyn ashtu pa takt në zgjedhjet e Kosovës. Se janë edhe disa ‘shqiptarë zuzarë, e jo atdhetarë’ – si thotë Konica, që duan pak vëmendje, kur shesin interesat shqiptare si Niku e mezi presin të bëjnë lojën serbe. Por duhet kujdes, se Amerika ta futë, si ia futi Palestinës, na e futë edhe ne në Kosovë, nëse ata e shohin se ne kemi dëshirë kaq të madhe që t’ia japim veriun e Kosovës Serbisë. Prandaj, ju që sulmoni Albinin, a kaq debila e të shitur paskeni qenë? Ikën veriu si iku Çakorri, e ju e quani ‘obligim’, se jeni mësuar të vendosin të tjerët për ju, e jo ju për veten tuaj.
Kështu që lëreni Albinin ta fitojë edhe një mandat, ta mbajë veriun edhe 4 vjet, se kështu dalëngadalë konsolidohen kufijtë e Kosovës. Mos u verboni nga urrejtja. Enveri bëri shtet komunist te ne, diktaturë, na e mbajti vendin peng për 45 vjet, na dëmtoi. Por nëse deri më 1939, Ivo Andriç i diskutonte për kufijtë e Shqipërisë, se Kosovën e kishin marrë serbët, e kishin të tyren, sot pikërisht prej Enverit, e jo prej Zogut, apo Ramës, nuk i diskuton kush kufijtë tanë.
Po ndejti Rama gjatë në pushtet, edhe kufijtë tanë mund të diskutohen një ditë, nuk ka dyshim, se ne nuk po e mbajmë dot veten, dhe Rama ka filluar të na shesë prona e trerritore majtas e djathtas, për të ndejtë në pushtet si lider afrikan, e jo europian. Lidera labilë si Rama, Hashimi, Ramushi, etj. e bëjnë edhe shtetin jo-stabil, kur vjen puna edhe për dhënien e territoreve. Se Rama psh. si kryeministër i Shqipërisë, jo vetëm se ka krijuar disa mini-shtete enklava në territrorin e Shqipërisë, por synimet e tij janë edhe më tej të dyshimta e të rrezikshme. Ai ka propozuar në OKB krijimin e një shteti fetar, islamik bektashi, në mes të Tiranës, etj. Ndërsa Albini nuk ka treguar se merret me aventura të tilla. Atëherë pse sulmohet ai? Albini sulmohet nga zuzarët, e jo nga atdhetarët!
Shënim: Kur Ina Rama ishte Prokurore e Përgjithshme, po bënte përpjekje të bëhej gjykatëse në Gjykatën e Lartë, Kreshnik Spahiu ishte nën-kryetar i KLD-së, kryetar ishte Bamir Topi. Inës i kërkuan 500 mijë Euro për atë post. Tani Kreshniku ka shkuar në Berlin e po bën si patriot atje, po luan politikën amerikane dhe europiane në media nga Berlini.