Simbolika e Rita Orës me flamurin serb (shkurt)

0
Rita Ora - me flamur serb
Arben Çokaj - gazetar
Arben Çokaj – gazetar

Arben Çokaj

Albini ua ka sjellë majë hundës kosovarëve, aq sa edhe kur e ka mirë e flet mirë, e shajnë. Prandaj kosovarët po marrin shtetësinë serbe për të lëvizur lirshëm në BE dhe po vrapojnë si Rita, për të kapur flamurin serb…

Albini i kuptoi rrenat e Perëndimit në lidhje me Serbinë dhe i demaskoi pjesërisjt ato. Perëndimi mori anë me Serbinë, për shkak të luftës në Ukrainë e kjo edhe në kurriz të Kosovës. Perëndimi shpresonte se mund ta largonte Serbinë nga ndikimi rus, e kjo i dukej Albinit naivitet.

Ideja e Assosacionit të komunave serbe është një ide që një ditë mund të finalizohet me shkëputje të veriut drejt Serbisë. Por kjo mund të bëhet ngadalë, ashtu si po veprojnë grekët në jug të Shqipërisë duke hedhur para e dhënë pensione dhe duke dhënë nënshtetësi greke për banorët shqiptarë.

Fqinjët tanë e dinë se shqiptari është tuhaf në këto punë, nuk i sheh gjërat larg dhe e merr simbolikën e flamurit serb në duart e Rita Orës si një rastësi, por kjo mund të jetë pjesë e një kombinimi që i shërben qëllimit që kanë serbët në Kosovë: nëse nuk mund ta marrin Kosovën krejt, siç edhe e pretendojnë, të marrin sa të munden prej saj. Këtoj projekti i shërben edhe shqiptari i shitur e budalla.

Fqinjët tanë Serbia e Greqia kanë shtete më të fuqishme se ne, ne kënaqemi se kemi shën Pal Gjatojën (brekushen), që nuk i kupton mirë gjërat dhe e justifikon veten me gjatësinë e tij, ose se është artist, piktor. Por fqinjët nuk na falin, na dominojnë dhe shikojnë gradualisht me na shqye nga një copë.

Dhe mundet me ndodhë kjo, se ne po dëgjojmē eZanin e naltë, nuk po synojmē të bëjmē shtet, përmes shkollimit e dijes. E në fund pranojmë, pas disa dekadash se jemi në gjojë të përhershne: se historia përsëritet, e ne humbim prapë…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.