— Një shqptar i mirë dhe kushdo që ka mendje të kthjellët nuk do të mendonte ta problematizonte retorikën banditeske në Kuvend dhe jashtë dyerve të kuvendit. Asnjë komb nuk e bën këtë, nuk trillon gënjeshtra, as nuk hyn fare në atë zonë, sepse kjo thjesht nuk është normale. Duhet të jesh një idiot i pamatshëm, një zero morale, ose të paguhesh nga pala kundërshtare për të bërë diçka të ulët. Në vend të agresivitetit të ndërsjellë, do të duhej të jemi paqësorë dhe të sjellshëm…
Skënder MULLIQI
Ka vend pak për disa rreshta se si duhet të jetë një shqiptarë i mirë. Kjo pyetje kërkon shumë përgjigje, por unë do të thëmë vetëm disa fjalë rreth kësaj teme.
Një shqiptarë i mirë, nuk flirton kurrë më armikun serb.Nuk mbeshtet gënjështrat dhe falsifikimet historike, në kurriz të shqiptarëve, dhe nuk janë në anën e atyre që i përëmendin dhe i paraqesin falsifikmimet e tilla…
Një shqiptarë i mirë, se po kemi edhe jo të mirë, nuk është simpatizant i ish regjimit komunist, e qebesa po kemi të tillë. Ata shqiptarë që e duan Atdheun dhe Kombin, nuk janë kunder kërkimit dhe përcaktimit të së vërtetës historike.
Një shqiptarë i mirë është në krah të vlerave kombëtare dhe shtetërore. Mbeshtet mendimin e shumicës të popullit shqiptarë në Ballkan. Nuk nepërkëmb lirinë dhe pavarësinë e fituar më shumë gjak.Nuk vjedhë dhe nuk plaqkitë popullin e vetë. Nuk abuzon më buxhetin e shtetit dhe nuki i prefëron korrupcionin krimin e organizuar etj.
Një shqiptarë i mirë, është i mirë për të gjithë. Nuk merret më ide të parëndësishme dhe as më rrena dhe manipulime …Një shqiptarë i mirë mbeshtet gjithmonë bashkimin kombëtar.
Një shiptarë i mirë është për unitet dhe bashkim të forcave kur vjen në pyetje mbrojtja e Atdheut dhe Kombit… Nuk mbeshtet kurrë diçka që shkon kunder interesave të vendit. Ata duhet mos të ulën të zëmeruar në Parlament siq pamë për shumë vite dhe të theksuara shumë në këto muajit e fundit. Ajo qka ndodhi më krizën politike dhe krizën institucionale nuk ka të bëjët fare më shqiptarë bash të mirë, ka të bëjë më individ dhe klane të caktuara zhvatëse dhe përfituese në kurriz të qytetarëve nga të cilët edhe e fituan statusin e kuvendarit. Nuk u votuan për të rrezikuar të ardhmën e vendit, por për të pru ligje në dobi të vendit.
Dhe, e gjitha po ju duket së është lojë, e po harrojnë që është plojë. Është vështirë të jesh shiptarë në kuptimin e vërtetë të fjalës. Tërbimi është karakteristikë e shtazëve, e jo e njerëzve, siç pamë shpesh terbime antinjerëzore nw sallën e Kuvendit. Këto janë shpërthime të urrejtjës të madhe ndaj njeri-tjetrit. Nuk është në rregull për të gjithë ata, të cilët nuk mendojnë në avansimin e proceseve drejt inkuadrimit në BE.
Një shqptarë i mirë dhe kushdo që ka mendje të kthjellët nuk do të mendonte ta problematizonte retorikën banditeske në Kuvend dhe jashtë dyerve të kuvendit. Asnjë komb nuk e bën këtë, nuk trillon gënjeshtra, as nuk hyn fare në atë zonë, sepse kjo thjesht nuk është normale. Duhet të jesh një idiot i pamatshëm, një zero morale, ose të paguhesh nga pala kundërshtare për të bërë diçka të ulët. Ne vend të agresivitetit të ndërsjellë, do të duhej të jemi paqësorë dhe të sjellshëm…
Vetëm kështu mund të mbajmë reputacionin si njerëz të mirë dhe si shqiptarë të mirë…
Vetëm kur jemi të mirë mund të përparojmë, mund të ruajmë shtetin, që e kan vu në peshore njerëzit e politikës.











