Në foto, pamje nga sheshi, protesta e PD-së, 22 dhjetor 2025
Arben Çokaj
Adriatik Lapaj ka 15 ditë në shesh, filozofia e tij është, se ai ka dalë si qytetar aty dhe kërkon një lëvizje qytetare – jo partiake – për të rrëzuar qeverinë. Por qytetarët për arasye të ndryshme, nuk dalin më në shesh, nuk protestojnë më. Adriatiku ka mbledhur një numër modest mbështetësish, dhe duket disi isdealistt, se sa realist në idetëe tij të protestës. Atij nuk i pëlqen të dalin në protestë me logot e partive… Por poopulli do drejtim, do njerëz që i prijnë për një qëllim të caktuar dhe janë të besueshëm.

Adriatiku shpreson se do e rrëzojë Ramën me një protestë modeste, që ai mendon se do të vijë duike u rritur në numër nga sdakrifica e tij dhe empatia e njerëazve, edhe psde ee pranojnë se ka rënë nervio i shqiptarëve për protyesta, por nuk janë psikaanalistë, për ta kuptuar arsyen pse? Unë po përpiqem t’u them, se njerëzit duan DREJTIM E BESIM, SE JANË MASHTRUAR SI NGA NJËRA PALË TE TJETRA, janë përdorur e nuk dalin më!

Arlind Qori ka idetë e tij, edhe ai synon që parimet morale, që ka partia ee tij do t’i ngrenë njerëzit në protestë si një rrëke, që bëhet rrjedhë e madhe sa ta detyrojë Ramën të ikë nga pushteti… A nuk u duket edhe Arlindi më shumë idealist utopist se realist?! Rama nuk rrëzohet lehtë, aq më pak me protesta modeste. Dhe këta njerëz thonë: “prit gomar, sa të dalë bar.” Pra, kanë ide e plane, që do u shkoijë jeta duke pritur, pa qenë në gjendje të rrëzojnë Ramën.

Agron Shehaj, ka edhe ai problemet e veta, sado racional qoftë. Ai mendon se ne nuk jemi të besueshëm për shoqërinë, prandaj njerëzit nuk dalin në protesta. Shehaj synon të ngrejë besimin e njerëzve, duket se edhe ky ka doza idealizmi, si dy tjerët para tij. Sa kohë merr që të ngrihet besimi i njerëzvre, nëse ngrihert një ditë?!
Sali Berisha e mbushi sheshin, mbledhë njerëz më shumë se të gjithë në opozitë, por prapë, jo mjaftueshëm. Pikërisht atij i thonë ik… Po iku edhe Saliu a e kuptoni ku shkon lëvizja opozitare me këta idealistë? Reduktohet në më pak njerëz…
Prandaj duhet gjetur një zgjidhje e përbashkët, nga ide të ndryshme në një bllok të përbashkët, të rrëzophet Rama një herë, pastaj të ndahen detyrat… Përndryshe, prit gomar sa të dalë bar!











