Shqiptarët dhe organizimi kishtar bizantin në Pollog

0
Cristian Albanian

Shqiptarë ortodoksë përpara Manasirit të “Shën Bigurit” para njëqind vitesh.

Syrja Etemi, shkrimtar dhe pedagog, Tetovë

Në gamën e shumë pyetjeve dhe “xiglimeve” të mbarsura me kurreshtje të hazdisura, për shumë kohë – janë hamendjet prafulluese që kanë të bëjnë me çështjen e zhvillimeve, përcaktimeve dhe organizimeve të jetës fetare në Pollog (ku ka gëluar edhe elementi arbëror), duke bërë një digresion nga paganizmi Ilirian – për të ezaurur shkrimet që kanë të bëjnë me krishtërimin, qoftë të ritit perëndimor, qoftë të ritit lindor.

Feja gjithnjë ka luajtur dhe po luan një rol parësor në mbijetesën e një kombi apo të një populli, sidomos të një populli të lashtë e autokton, si që është populli ynë shqiptar, i cili gjithnjë ka qenë në kacafytje me prapëtitë e shekujve. Këtu e kam poentën, sidomos për pjesën shqiptare të mbetur jashta kufinjve zyrtarë të Shqipërisë etnike, e në veçanti – të shqiptarëve indigjenë të Maqedonisë së Veriut, ku organizimi i jetës fetare ndër shekuj është mveshur me tisin e një mjegullnaje të dendur që precipiton në shpjegime dhe interpretime me shumë të panjohura e të dyzuara, për të prërfunduar madje edhe në një amallgamë të padeshifruar sa e si duhet.

Pikërisht në këtë dimension do të mundohem që sado pak të hedh dritë në tërë këtë “skëterrë” të pllakosur, sidomos kur bëhet fjalë për shqiptarët e Pollogut – këtë mjedis ku kanë ndërvepruar e bashkëjetuar shumë bashkësi etnike e fetare, ku secili ka mëtuar e po pretendon të favorizojë “të vetin” e, secili të kundërshtojë e t’i dumatet tjetrit. Për këtë “eklipsim” jo të beftë, fillimisht u përcaktova t’u referohem atyre pak dokumenteve të shkruara të kohës, por – në veçanti – disa shkrimeve të autorëve apo hartuesve të monografisë: “Tetovo i tetovsko niz istorijata” (Tetova me rrethinë nëpër histori), Tetovë, 1982, me pretendimin për t’ iu shmangur interpretimeve paushalle apo diletanteske. Meqë u përcaktova për monografinë që flet për Tetovën, me këtë rast do t’i referohem kreut IV që ka të bëjë me shënimet e radhës: Pronat feudale të zotërimeve kishtare.

1. Kishat dhe manastiret

Në Pollog, në mesjetë, ka patur shumë kisha të reja të ndërtuara dhe shumë sish – të renovuara apo rindërtuara. Në një përfundim të këtillë indicojnë shënimet nga gramotat dhe regjistrat e pasurive të manastireve që kanë patur prona. Për këtë flasin edhe shumë lokalitete me posede e zotërime të quajtura Kishëtare (Crkvishte) dhe Manasterine (Manastirishte).

Motivet e ndërtimit të objekteve kishtare kanë qenë të ndryshme dhe, janë ngritur, para së gjithash “për përshpirtshmëri të amshueshme”. Themeluesit apo ktitorët e kishave zakonisht i përkisnin radhëve të feudalëve, shtresës së pasur dhe njerëzve të fuqishëm. Para fillimit të ndërtimit të kishës, më së pari është kërkuar “vend i përshtatshëm”, e mandej – pozicion më të favorshëm e më panoramik rrëzë kodrinave, afër ndonjë lumi apo burimi, si ka qenë rasti me kishën Hyjëlindësja e Htetovës (Bogorodica Htetovska). Kisha ndërtohej në bazë të përgatitjes së planit me dimensione të projektuara paraprakisht, si: gjatësia, gjërësia dhe lartësia. Në ndërtim, përveç mjeshtërve (muratorëve), mirrte pjesë edhe popullsia lokale, puna e të cilëve ishte e detyrueshme dhe pa pagesë.

Kompleksin manastiror e kanë përbërë kisha, konaku dhe këmbanarja e cila ka qenë e ngritur zakonisht në hyrje. Ndonjëherë ka ndodhur që, edhe nëse nuk ka mundur të pritet ndërtimi i stërzgjatur shumë kohë, është ndërtuar kishë “me drurë”. Kisha zakonisht ka qenë e mbuluar me bakër, por, rëndom – me tjegulla (të zeza). Muret e saja të brendshme, rregullisht janë pikturuar me freska apo ikona. Manastiri, zakonisht ka qenë ndërtuar me mur të trashë.

Në Pollog, në kohën e zhvillimit të fuqishëm të feudalizmit, ka qenë e fuqizuar dukshëm edhe pasuria kishtare. Për këtë ka edhe shumë të dhëna e shënime të ruajtura në përmendoret zakonore. Në sh. XIV në Luginën e Pollogut janë shquar me pasurinë e tyre tre manastire: i Modriçës, Tetovës dhe Gostivarit. Për të parin dhe të tretin dihet se janë kufizuar me fshatin Stençë dhe se Igumenët e tyre shumë lartë janë ranguar në hierarkinë kishtare. Pikërisht, autoritetet kishtare të këtyre manastireve kanë qenë të përfshirë në Kuvend në vendin e nëntë, dhjetë dhe njëmbëdhjetë. Pas këtyre vijnë në rend Igumenët e manastireve tjerë, edhe atë: i Dibrës, Nagoriçanit dhe Shkupit.

Në Luginën e Pollogut kanë patur prona edhe disa manastire – fqinj më të afërt, por edhe më të largët, si:
1. Manastiri i Shkupit: Shën Gjeorgji (Georgi) që nga themelimi i tij fitoi si pronë fshatin Reçicë të Pollogut, bashkë me vëneshta, ara, mulli, bahçe, livadhe, zabele pyje “të ruajtura” dhe male (për gjueti). Përveç kësaj, ai ka poseduar edhe fshatin Toçillë me të njëjtin emër të malit, mandej fshatin Banicë (në afërsi të Tetovës) me vëneshta, mullinj, si dhe një fshat emri i të cilit është fshi në gramotën me arat, mullinjtë dhe vëneshtat.

2. Ipeshkvia (Episkopia) e Prizrenit ka patur prona në Pollog “që nga lashtësia”. Gjatë zhvillimeve politiko-ushtarake që kanë ngjarë në këtë territor, ka patur raste që të “shkëputet” ndonjë pjesë apo pronë nga feudalët shenjtërorë. Megjithatë, në kohën e sundimit të perandorëve, Stefan Deçanski dhe Dushani, pjesë të pronave përsëri i kthehen Ipeshkvisë, qoftë përmes forcës, qoftë përmes dokumenteve pronësore të sajuara.

Pasuria të cilën e posedonte Ipeshkvia e Prizrenit në Pollog, në pjesën e parë të sh. XIV ishte e përbërë nga këto objekte: Kisha Shën Vraça në Potoçan, (tani është një vendbanim i shkretë – në afërsi të fshatit Gjorgjevishtë) bashkë me kopshtet dhe arat, vëneshtat, të cilët ose janë blerë, ose janë dhuruar “për shpirtë”; mandej prona (stasi) priftërore në Gjorgjevishtë, bashkë me banorët vendasë, madje edhe kisha Shën Hyjëlindësja (Sv. Bogorodica) me tre prona priftërore në Leshkë, si dhe arat kishtare pranë Tërhallës (Trhale), të kishës Shën Hyjëlindësja (Sv. Bogorodica) në Trebosh.

3. Manastiri Shën Nikolla në Malin e Zi të Shkupit kah fundi i sh. XIII dhe në fillim të sh. XIV në Pollog ka zotëruar pronë që ka qenë në kuadër të fshatit Nerasht, si dhe vendin e quajtur Radevë – me vëneshta, mullinj dhe tokën e Vratisavës.

4. Manastiri Graçanica në dekadat e para të sh. XIV në Pollog i ka poseduar këto prona: Kishën Shën Dhimitri (Sv. Dimitrija) në Our (me siguri: Odër), me banorët e Podbregjes, po ashtu edhe në Leshkë – gjithçka që ka qenë në Borkovë.

5. Manastiri Bogorodica në vendin Treskavec afër Prilepit, më 1335 ka shfrytëzuar pronë (metohi) në Kërpenë (Neproshtenin e sotëm, S.E.) afër Tetovës – me mullinj, ara, vëneshta dhe zabele.

6. Manastiri Arangjel (Shqip: Engjëllkraharti, S.E.) (Arhangell) në Prizren në mesin e sh. XIV ka zotëruar f.Sellcë, me Majën e Naltë (Veli Vrh) me fshatëzin dhe vëneshta.

7. Manastiri Hilandar më 1348 fitoi pasuri të majme në Pollog edhe atë: kishën Hyjëlindësja të Htetovës (Sv. Bogorodica Htetovska) me fshatin, paskësaj edhe kishën Shën Nikolla (Sv. Nikolla) në Jeduarcë, Pop Dragën me fis dhe tokë, Mllaçicën me tokë, gjysmën e Zhelinës së Moçme me kishën, fshatin Htetovë, Hrashtan, si dhe fshatrat: Drenovec, Brodec, Sallarevë (Sedllarevo) dhe Izbicë, ndërsa në Pollogun e Epërm – fshatrat: Stençe dhe Vollkovijë.

2. Krijimi, struktura dhe organizimi i pronave kishtare në Pollog

Krijimi, struktura dhe organizimi i pronave kishtare në Pollog mund më së miri të përcillet dhe shqyrtohet me shembullin e manastirit Hyjëlindësja e Tetovës (Bogorodica Htetovska). Shënimi më i vjetër për këtë manastir rrjedh nga një letër e arqipeshkvit (arhiepiskopit), Dhimitër Homatianit (Dimitar Homatijan). Në të, në mes tjerash shkruan për murgun (monah) Gjerasim (Gerasim)… nga manastiri Hyjëlindësja e Tetovës (Bogorodica Htetovska). Ky shënim vërteton faktin se manastiri ka ekzistuar në fillim të sh. XIII. Më vonë, me siguri në përplasjet ndërkufitare, objekti sakral është shkatërruar, ndërsa pasuria kishtare është vjedhur nga “njerëzit e këqinj”.

Nën qeverisjen serbe, manastiri është rindërtuar dhe me këtë është lejuar e drejta që ia kanë mundësuar autoritetet kishtare greke. Manastiri i rindërtuar gradualisht fitoi prestigjin që kishte dikur dhe, njëkohësisht e fitoi rangun e arkimandritisë (arhimandritija). Igumeni i tij në Këshill mbante vendin e dhjetë. Së shpejti, pas rimëkëmbjes, manastiri Hyjëlindësja e Tetovës (Bogorodica Htetovska), përmes “të dhënave” bëhet pronë (metoh) e manastirit të Hilandarit. Kjo gjë ndodhi më 1348, në kohën kur në Pollog e më gjërë po pllakoste murtaja dhe kur u krijuan komplekse të mëdha të manastireve , si që ishte Hilandari dhe Arangjel (Shqip: Engjëllkraharti, S.E.) (Arhangell) të Prizrenit.

Prona e manastirit Hyjëlindësja e Tetovës (Bogorodica Htetovska), ka qenë formuar nga donacione të zotëruesit të Pollogut dhe individë tjerë, si dhe sipas procedurave të shitblerjes. Motivet e donacioneve kanë qenë, para së gjithash, për “varr dhe për shpirt”, madje edhe për “kujtim për mirëbërje”.

Manastiri ka zotëruar apo poseduar edhe “të ardhura për altar”, fshatra dhe vendbanime, shumë ara e livadhe dhe shumë objekte të ndryshme ekonomike. Ky, patjetër se ka patur edhe bagëti, pasi që i janë dhuruar edhe bjeshkë me kullota e zabele. Janë të njohura edhe emrat e fshatrave që i posedonte manastiri, edhe atë: Htetova, Hrashtani, Gari (me siguri: Gajra, S.E.), Mllaçica, Leskovjani, Shtençe, Krpena (Neproshteni i sotëm), Zhelina e Moçme (Staro Zhelino), madje një të katërtën e fshatit Sallarevë (Sedllarevo) dhe një të shtatën e fshatit Falishtë (Hvalishte), si dhe fshatin Brod.

Në gamën e shumë pyetjeve dhe “xiglimeve” të mbarsura me kurreshtje të hazdisura, për shumë kohë – janë hamendjet prafulluese që kanë të bëjnë me çështjen e zhvillimeve, përcaktimeve dhe organizimeve të jetës fetare në Pollog (ku ka gëluar edhe elementi arbëror), duke bërë një digresion nga paganizmi Ilirian – për të ezaurur shkrimet që kanë të bëjnë me krishtërimin, qoftë të ritit perëndimor, qoftë të ritit lindor.

Feja gjithnjë ka luajtur dhe po luan një rol parësor në mbijetesën e një kombi apo të një populli, sidomos të një populli të lashtë e autokton, si që është populli ynë shqiptar, i cili gjithnjë ka qenë në kacafytje me prapëtitë e shekujve. Këtu e kam poentën, sidomos për pjesën shqiptare të mbetur jashta kufinjve zyrtarë të Shqipërisë etnike, e në veçanti – të shqiptarëve indigjenë të Maqedonisë së Veriut, ku organizimi i jetës fetare ndër shekuj është mveshur me tisin e një mjegullnaje të dendur që precipiton në shpjegime dhe interpretime me shumë të panjohura e të dyzuara, për të prërfunduar madje edhe në një amallgamë të padeshifruar sa e si duhet.

Pikërisht në këtë dimension do të mundohem që sado pak të hedh dritë në tërë këtë “skëterrë” të pllakosur, sidomos kur bëhet fjalë për shqiptarët e Pollogut – këtë mjedis ku kanë ndërvepruar e bashkëjetuar shumë bashkësi etnike e fetare, ku secili ka mëtuar e po pretendon të favorizojë “të vetin” e, secili të kundërshtojë e t’i dumatet tjetrit. Për këtë “eklipsim” jo të beftë, fillimisht u përcaktova t’u referohem atyre pak dokumenteve të shkruara të kohës, por – në veçanti – disa shkrimeve të autorëve apo hartuesve të monografisë: “Tetovo i tetovsko niz istorijata” (Tetova me rrethinë nëpër histori), Tetovë, 1982, me pretendimin për t’ iu shmangur interpretimeve paushalle apo diletanteske. Meqë u përcaktova për monografinë që flet për Tetovën, me këtë rast do t’i referohem kreut IV që ka të bëjë me shënimet e radhës: Pronat feudale të zotërimeve kishtare.

* * *

Në gramotën e pronës (ktitorska gramota) janë të shënuar, përveç tjerash edhe objekte tjera ekonomike shoqëruese, si dhe të ardhura tjera që i kishte ekonomia kishtare. Pikërisht, manastiri ka poseduar edhe mullinj në Htetovë, Hrashtan, Mllaçicë (Mllaçice), Kërpenë (Krpena), Zhelinë (Zhelino) dhe në Vrutok, si dhe mullinin e Dhimitër Çalapisë ( Dimitar Çalapija), pronarin feudal të Melit (që me siguri duhet të jetë vendbanimi tani i braktisur: Mell (ovë), mbi fshatrat Tearcë – Otushishtë dhe Përshevcë-Gllogjë, në anën e majtë të lumit Lumbardh (Bistrica), S. E.).

Përveç këtyre të dhënave që përmendëm, ky manastir ka zotëruar edhe livadhe pranë Përroit (Potokot) të Htetovshticës, në megjet me f. Mllaçicë, si dhe në Sallarevë, Kërpenë, dhe Zhelinë; ka zotëruar madje edhe bjeshkën (Nanov Doll), bjeshkën e f. Garë, Malin e Thatë (Suva Gora); Zabelin Zheden (për dimërim të pelave e dhenve); madje, drurë “drxhvo” të Carit afër Stençes; terrenet për gjah (llovishte) në Brod; fushë afër f. Mllaçishtë dhe afër Stençes; lumin në megjet e f. Leskovjan – kishëzës: Shën Ilia (Sv. Ilija) (me siguri afër Stençes) – kishës Shën Jovani Gojarti (Sv. Jovan Zllatoust) në Gajre (Gari) – Shën Gjergji (Sv. Georgija) në Kërpenë dhe Zhelinë të Moçme, Shën Nikolla në Jeduarcë; madje “vënesht dhe dy … (çrnici)” dhe më së fundmi – të drejtën e “panairit (panagjur) dhe sheshit në Htetovë” si dhe të drejtën për të marrë çdo vjet 150 spuda (mera) krypë nga Shën Sërgji (Sv. Srgj).

Si është e cekur mëlartë, Manastiri Shën Hyjëlindësja e Tetovës (Sv.Bogorodica Htetovska) ka patur shumë tokë të mbledhur në forma të ndryshme. Ato, para së gjithash, ka që janë blera, të blera për 2,5,8,10,12,15,17,18,27,28 dhe 80 perperë (perperi, të holla për llogaritje). Me këtë, madhësia e disa arave është llogaritur edhe me njësi matëse të tokës, si p.sh.: me ditë të lavrës me pllug, me pogon (rreth gjysmë hektari) dhe zamet (aq sa mund të hudhet guri). Përveç kësaj, disa ara janë marrë për një kalë, pelë, buallicë dhe 5 perperë, bylmet dhe për një dash.

Për një arë, të blerë në rast të pllakosjes së urisë, manastiri jipte 20 kobëlla drith dhe dhe disa traste djathë. Gjatë blerjes kishte abrogime dhe mospagesë të tërësishme të shumës së marrëveshjes. Marrëdhëniet e papastruara të pronës rregulloheshin me përdorimin e forcës, por edhe me procesuimin konteksteve gjyqësore. Një rast të këtillë udhëhiqte gjykatësi Dabizhiv pas paditjes të dragisë i biri i Strezit dhe dhëndër i Dragosllavit. Në proces ishte prona të cilën për një kohë Strezi ia shiti apo ia fali manastirit.

Në rastin e dytë, ka qenë i paditur Progoni për “bashkimin e padrejtë të kodrinës Plesh”, i cili ishte stas (pronë) kishtare. Gjykimi, në prani të fisnikëve dhe pleqve filloi në kishën Hyjëlindësja e Tetovës (Sv. Bogorodica Htetovska) me dhënien e betimit para peshkopit (episkop) Gjergj Markushi (Georgij Markush) dhe para kirit Kallinik. Pas kësaj dalin të gjithë në terren ku janë marrë në pyetje dy dëshmitarë: plaku Pribisllav, i besuari i Markushit dhe kiri Aleksa, vëllau i peshkopit (episkop) Vllaho. Në fund të procesit u ndërtua akti gjyqësor i cili ka qenë i shkruar dhe nënshkruar nga inomiku Nikollë.

Manastiri dispononte edhe me ara (toka) “përshpirtshmërie”, të dhuruara (falura) për shpirt (për vete personalisht, për gruan apo për nënën) madje edhe për varr ( për vete personalisht, për vëllaun, për popadinë apo për kirin Nikifor). Ndonjë arë është falur për shpirt dhe për varr, ose për varr dhe për postrig, ose për atë se dhuruesi nuk kishte pasardhës apo trashëgimtar.

Manastiri kishte eprorët e vet, igumenin. Një kohë ky përmendet edhe si arhimandrit. Igumeni zgjidhej apo caktohej thjesht nga radhët e anëtarëve të vëllazërisë dhe sipas dëshirës së qeverisësit apo ktitorit (themeluesi). Kujdesin për pronën e manastirit dhe rregullimin e marrëdhënieve të ndërsjellta e kishte ikonomi. Në manastir ka patur edhe tituj tjerë. Kallugjerët ishin të angazhuar t’i dëgjojnë më të vjetrit me shërbim.

Manastiri Hyjëlindësja e Tetovës (Sv. Bogorodica Htetovska) ka patur të drejta të caktuara që nga koha e carërve bizantinë (grekë), kurse më vonë të njëjtët kanë qenë të konfirmuar edhe nga ana e qeverisësve serbë. Me këtë në manastir i shtohen edhe disa kompetenca gjyqësore dhe finansiare. Pikërisht, ai i autorizuar ta mbledhë gjobën nga njerëzit e kishës, pa marrë parasysh vendin, si dhe personin i cili udhëheq procedurën.

Në gramotën shënohen edhe gjobat sipas emrit: vjedhja, dora (taksa për garanci), dëshmi (taksa për dëshmitarë), otboj (refuzimipër të pranuar lajmëtarin e gjyqit), udava (mbyllje e vetautorizuar) dhe qëndrim ( dënim për të autorizuarin). Kishës Hyjëlindësja e Tetovës (Sv. Bogorodica Htetovska) i takonte gjoba bile edhe për vepra që ishin në kopetenca të gjyqit të autorizuar si p.sh.: vrazhda (kompensim për dëmit për vrasje), grabitje (gjobë për grabitje e dhunim). Të dhënat ishin të larta. Për shembull, shfrytëzimin e padrejtë të bjeshkës apo malit Nanov Doll janë dhënë 300 perperë.

Në territoret kishtare ishte i kufzuar aktiviteti i zotëruesve dhe eprorëve fisnikë. Pikërisht, ata nuk mund t’i angazhojnë njerëzit e kishës me “punë të mëdha dhe as të vogla” si dhe me detyrime të zakonshme. Detyrimet për punët ekzistuese dhe tatimet përgjithësisht janë të caktuara në gramotën e manastirit Shën Gjergji – Gjorgj, në lidhje me të drejtat e posedimit që i ushtronte apo që i kishte në f. Reçicë të Pollogut. Sipas gramotës, organeve klerikale të qeverisjes iu ndalohej t’i thirrnin njerëzit e kishës në çfarëdo lloj pune, në përfshirjen në ushtri, në ndërtimtari, në ruajtjen e qytetit, në qilizmë të vëneshtave, në suitë të bujarëve (shoqërim të zotëruesit apo të deleguarit deri në kufirin e zhupës) dhe në shoqërim të karvaneve.

Përveç kësaj, eprorëve të zotërisë apo të bujarit i është ndaluar t’i detyrojnë njerëzit e kishës të ushqejnë qentë ose të kërkojnë të dhjetat e koshereve ( për bletë), dhen, drithë, verë, sanë, (kompensim për qëndrim të bagëtisë në pronat e manastirit), mitat (pranim të ushtarëve në konak), tatim për “kokë”, buallica, priselica ( detyrim për tri herë gjatë vitit të pranojë në konak të zotëruesit dhe të ushqej atë dhe shoqëruesit e tij, si dhe udhëtarët e autorizuar), si dhe doganim për kal, gomar e buall.

Fshatrat e Hyjëlindëses së Tetovës (Sv. Bogorodica Htetovska) ishin të liruar nga shërbimi ushtarak, nga lavrimi i tokës, por për këtë ishin të detyruar për meqe (dhënia e tagjisë kuajve të zotërisë) në sasi nga 1 krinë (24 kobëlla mbretërore), si dhe dhënia e vaktit psarit (darkë ose drekë), varësisht nga qëndrimi i tij në fshat.

Si që është përmendur më lartë, Peshkopata (Episkopija) e Prizrenit ka patur prona të konsiderueshme në Pollog. Kjo dëshmon për interesimin e madh për “vendet kishtare” të këtushme. Në këtë përfundim indicon diskursi i peshkopit Gjergj Markushi që ka shprehur para këshillit të bujarëve dhe popullit të Pollogut. Pikërisht ai publikisht do të shprehet se është “Zot zotëri” i kishës dhe se i tillë mund të merr toka kishtare kudo që të gjejë. Sido që të jetë, nga këto fjalë elokuente, nuk mund të kuptohet se çfarë autorizuesi ishte dhe çfarë ishin të drejtat e peshkopit të Prizrenit në Pollog. Por një gjë është e sigurt se, Pollogu deri në mesin e shek. XIV nuk ka patur peshkop.

Lugina e Pollogut, nën sundimin bizantin, gjatë kohë ka qenë zonë kufitare me shtetin serb. Për këtë kohë, në pikëpamje kishtare, ka qenë nën juridiksionin e Arqipeshkvisë (arhiepiskopija) e Ohrit. Qendrat më të afërta kishtare rreth Pollogut kanë qenë Prizreni, Lipjani, Shkupi dhe Dibra. Nga viti 1282, me siguri, diçka duhet të jetë ndryshuar në statutin kishtar të Pollogut, i cili, sipas kriteriumit të kancelarisë serbe, bie nën “tokën serbe”.

Manastiri i “Shën Bigurit”

Në mesin e shek. XIV u formuan mitropolitë dhe episkopitë e reja. Atëherë u themelua episkopia për Pollogun e Poshtëm. Episkopi i parë i episkopisë së re të formuar emërohet Joanikie, i cili deri atëherë ka qenë jeremonah dhe ktitor i kishës Shën Thanasi (Sv. Atanas) në Leshkë. Pjesa e dytë e Luginës së Pollogut, përkatësisht Pollogu i Epërm, ra nën juridiksionin e eparkisë fqinje, megjithatë, në mungesë të dëshmive, nuk mund të precizohet emri i episkopisë. Pavarësisht këtyre shënimeve për atë zonë, për këtë të parën, përkatësisht për eparkinë e re të Pollogut të Poshtëm që u formua, dihet se kjo u lidh për mitroloninë e Prizrenit, sepse sipas saj, Pollogu ka qenë pjesë përbërëse e eparkisë së vjetër të Prizrenit nga shek. XI.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.