“Shqipëria nuk e ka vlerësuar Ismail Kadarenë”, Rudolf Marku: Kemi komplekse inferioriteti, ja kush janë dy armiqtë më të mëdhenj të shkrimtarit

0
41
Rudolf Marku - Jetona Koçibeli

TCH, 06/07/2024

Shkrimtari i mirënjohur Rudolf Marku në një lidhje live për “Artkand”, me Jetona Koçibellin, në një episod kushtuar shkrimtarit të madh shqiptar Ismail Kadare, që u nda nga jeta më 1 korrik, solli në vëmendje vlerësimin e kombit shqiptar ndaj tij.

Sipas Markut ne nuk e vlerësojmë aq sa duhet kolosin e letrave shqipe, kjo sepse sipas tij populli shqiptar ka probleme inferioriteti, ndërsa tregoi dy armiqtë më të mëdhenj të një shkrimtari shqiptar.

“Sot bëhen 6 ditë nga kalimi në botën e përtejmë të shkrimtarit Ismail Kadare. Nuk do them se çfarë impakti ka pasur tek unë, sesa impakti që ka patur te shqiptarët. Këto 6 ditë janë të mjaftueshme që e të reflektojmë për figurën e shkrimtarit të madh.

Duket se më e rëndësishme për një komb se të ketë ndjerë të mëdhenj është se çfarë bëjnë njerëzit e kombit të vet me figurat e mëdha. Në shqiptarët nuk jemi të vëmendshëm për figurat tona të mëdha.

Është figurë e madhe e kombit shqiptar, bëri një botë që emri i Shqipërisë kishte rënë në një letargji, në një harresë. Ishim sinonim i kronikave të zeza. Beri ringjalljen e dinjitetit për kombin shqiptar, që bota të kthejë vëmendjen drejt shqiptarëve dhe gjuhës shqipe.

Një shkrimtar që nuk e mori çmimin Nobel, por ka ndejtur kandidat për shumë vite me radhë. Nuk jemi të përgatitur për t’i dhënë nderimin e duhur Ismail Kadaresë. Ne kemi komplekse inferioriteti. Ne jemi të parët që e lavdërojmë ose e shajmë Kadarenë. Dy armiqtë më të mëdhenj të shkrimtarit janë ata që shajnë, ose ata që e lavdërojnë pa e lexuar, që edhe këta janë kategori e rrezikshme”, tha shkrimtari.

Këtë të mërkurë gjeniu u letrave Ismail Kadare u përcoll për në banesën e fundit, me duartrokitje dhe karafila të bardhë mbi arkëmort të hedhura nga të pranishmit, mes kolanave të librave të tij, mes vargjeve të poezive të tij, e patjetër njerëzve të shumtë, që erdhën ankënd Shqipërisë e Kosovës për ti dhënë lamtumirën e fundit.

Ismail Kadare u nda nga jeta të hënën, në moshën 88-vjeçare. Në nder të gjeniut, qeveria shpalli dy ditë zie kombëtare, 2 dhe 3 korrikun. Vepra e tij do t’ju flasë brezave përjetësisht. Për kolosin e letërsisë shqipe, kolegët, miqtë, familjarët e njerëzit që e deshën nëpërmjet veprës e kujtojnë kështu.

Shikoni videon në YouTube:

“Shqipëria nuk e ka vlerësuar Ismail Kadarenë”, Rudolf Marku: Kemi komplekse inferioriteti, ja kush janë dy armiqtë më të mëdhenj të shkrimtarit

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.