Lidhur me pjesën e popullatës Shqiptare të Kosovës, që u shpërngul nga Kosova në periudha të ndryshme, mund të ndajmë periudhat sipas llojit të presionit për shpërngulje si vijon:
Periudha 1953-1962:
Në këtë periudhë u shpërngulen prej Kosovës afërsisht 130 000 Shqiptarë, ndërsa nga tërë ish RSFJ afërsisht 215 000 Shqiptarë. Të gjithë u shpërngulën në Turqi, si rezultat i dhunës, terrorit si dhe i marrevëshjes korruptive anti-shqiptare ndërmjet okupatorit Tito, dhe kryeministrit Turk Menderes.
Periudha 1962-1980:
Periudha e shpërnguljes në Europe, SHBA, dhe në republikat tjera të ish RSFJ. Shpërngulja bëhej si rezultat i diskriminimit politik në të gjitha sferat e jetës për Shqiptarë.
Periudha 1981-1989:
Periudha e shpërnguljes së Shqiptarve në SHBA dhe Europe, si rezultat i rritjes së dhunës dhe diskriminimit të Shqiptarve në krahasim me periudhën e mëparshme.
Periudha 1990-1998(4 Mars 1998):
Periudha kur u shpërngulën afërsisht 500 000 Shqiptarë
nga Kosova si rezultat i dhunës politike, dhe përjashtimit të shumicës së popullatës nga qdo punë publike, dhe nga shkollimi publik.
Periudha 5 Mars 1998- 12 Qershor 1999:
Periudha e gjenocidit kur u prërjashtuan të gjithë Shqiptarët nga Kosova.
Mund të konkludojmë se në periudhat e ndryshme e tërë popullata Shqiptare ka qenë e diskriminuar, dhunuar, vrare, dhe ka pasë përjashtime të vogla irelevante, që kurseheshin nga veprimet e egra të okupuesit.
Një pjesë e madhe e popullatës, nën okupim, por në një lloj paqeje, u largua nga Kosova.
Ndërsa nje numêr më i madh i Shqiptarve vendosi të vazhdojë të jetojë në Kosovë përkundër të gjitha diskriminimeve që okupatori i zbatonte në tërë popullatën.
Pra dikush u largua, dikush duroi dhunën.
Shpërngulja më masive pas luftës së dytë botërore ndodhi në kohë “paqeje” në periudhën 5 Korrik 1990 deri 4 Mars 1998, në të cilën periudhë u shpërngulën rreth 500 000 Shqiptarë, dhe në Kosovë mbetën rreth 1.1 milion Shqiptarë, të cilët stoikisht përballuan dhunën dhe terrorin e okupatorit.
Ndërsa në periudhën e luftës 5 Mars 1998-12 Qershor 1999 nuk pati shpërngulje, por përjashtim i dhunshëm i të gjithë Shqiptarve prej Kosovës.
Objektivisht beteja për LIRI, zhvillohej në Kosovë, e jo jashtë Kosovës siq e pretendojnë disa të ashtuquajtur aktivist politik, që kinse po bënin aktivitete politike jasht Kosovës, sidomos në Gjermani, Zvicër, dhe disa shtete tjera europiane.
Shumë qesharakë dalin disa “aktivist” të cilët në media dalin me konstatime se u largua nga Kosova në vitin 1993 apo 1994…sepse ishte i diskriminuar në Kosovë!
Të gjithë Shqiptart në këtë periudhë kanë qenë të diskriminuar.
Këta “aktivist” pastaj tregonin se si mbanin disa takime në qytetet e ndryshme të europës perendimore, në restorante, ku bisedonin dhe konkludonin se Shqiptart nuk kanë të drejta në Kosovë!
Aktiviteti historik, nga restoranti në restorant duke vajtuar për Kosovën e okupuar!
Një akademik i kritikës letrare, gjatë një vizite emigrantëve me 1990, dhe pas shumë dhuratave financiare personale që i mori, deklaroi se gurbetqarët janë pjesa më e mirë e kombit Shqiptar!
Qfarë lajthitje dhe dekurajimi për ata që jetonin në tokat e tyre duke rezistuar tmerrin e terrorit.
Kësaj lajthitje i kontribuan edhe disa këngëtar duke kënduar për trimërinë e të shkuarit në gurbet.
Trimëri e vërtetë ka qenë të vazhdosh të jetosh në Kosovë, përkundër të gjitha veprimeve të egra të okupatorit.
Besim Prishtina
Gusht 2023