SHKRIMTARI QË BLEU SHTËPI NË MARS

0
Kalosh Çeliku

NGA KALOSH ҪELIKU

Mendimtarët e tavernave “artistike”, këto ditë kanë deklaruar në mjetet e informacionit, se: një aktor me famë botërore Rikardo, femrat mbi njëzetë vite, nuk i do për dashnore?! I përzë pas një përdorimi erotik.

Sipas mjeteve të informacionit: televizione kombëtare, Facebook, instagram dhe portale elektronike, aktori i ka pasur nëpër duar edhe disa adoleshente shqiptare.

Deklaratë, të cilës një televizion kombëtar i kushtoi një emision debativ publik televiziv. Reklamon, “artistë” lakuriq edhe pa brekë. Sisa dhe bythë përmejdani. Padyshim, një luftë e re erotike Neokomuniste. Gra, me shkuesë publik para kamerave televizive në kërkim të burrave?! Dhe, burra në kërkim të grave besnike, por asesi një shkrimtar shqiptar, që e ka pasur dhe e ka ende në Mars, në Shqipëri.

Po, të më pyetni mua: Unë, i kam dashur të gjitha vogëlushet e mia si muza të poezive erotike dhe patriotike. Sot, i dua edhe ato të rejat mbi njëqindvjeçare! Moti e kam thënë në shkrimet e mia publicistike, libra dhe poezi: gratë, janë si vera.

Gani Xhafolli, shkrimtar nga Prishtina (Kosova), burri i 33 dashnoreve para dyzetë viteve vogëlushet e tia i ka pasur 18 dhe 20 vite. Dhe, një ditë gjatë Manifesitimit Kulturor Tradicional Ndërkombëtar, Takime nën Rrap (Shkup), tha: nëse, vogëlushja ime e frymëzimeve të shkrimeve artistike, i kalon përtej njëzetë vitëve, edhe vetëm një ditë, Gani Xhafolli i thotë lamtumirë.

Vite më vonë, pas ikjes tij në Mars me shtëpi (1944 – 2015), një aktor me famë botërore Rikardo e imitoi Gani Xhafollin, tha: Vajzat mbi njëzetë vite, nuk i dua për dashnore. Shkrimtari shqiptar, po të ishte gjallë ende në tokë, e jo në Mars, me siguri do t’i reagonte aktorit për plagiat artsistik. Thoshte, këtë ide e ka zhvilluar në tokë Gani Xhafolli, perderisa iku me shtëpi në Mars pa 33 dashnoret. Prandaj, në vend të tij reagoj unë miku i tij, Burri Grave. Shkrimtari, në Mars me siguri e ka tejkaluar numrin e 33 dashnoreve. Edhe aktorin me famë botërore.

Askushi nuk bëri një emison dokumentar, për Gani Xhafollin?! As në Kosovë, as në Shqipëri me Dy shtete tjerë shqiptar. I treti, dhe i katërti në radhë. Mos them për: në Maqedonin e Veriut dhe Malin e Zi, ende pa shtet Shqiptar.

Publikisht, e them: politikanët shqiptar nëpër botë reklamojnë eufori dhe dalldisje shqiptare me këngë dhe valle patriotike me çifteli dhe daulle për vota parazgjedhore partiake lokale dhe parlamentare. Aspak, politike. Propagandë biznesi: personale, klanore, familjare dhe partiake me mallëra politike me afate të skaduara përdorimi partiake, vetëm për një përdorim.

Shkrimtari, Gani Xhafolli asaj kohe bleu shtëpi në Mars…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.