SHKRIMTARI NGA BESIANA, ZYMER MEHANI U SHPËRBLYE ME ÇMIM TË KARRIERËS

1
Zymer Mehani - shkrimtar

Prof. Dr. Sadri Rexhepi

Më 14 dhjetor 2024, në sallën e KK të Obiliqit, u mbajt një ngjarje e veçantë dhe emocionuese, e titulluar ,,Vjeshta Poetike në Obiliq’’ që kishtesi moto 100,000 Poetë për Ndryshim. Ky eveniment letrar u mbajt nën patronatin e komunës së Obiliqit, konkretisht të DKRS-së, që u shndërrua në një mundësi të jashtëzakonshme për promovimin e artit dhe kulturës, duke bashkuar poetë dhe dashamirës të fjalës së shkruar nga e gjithë gjeografia shqiptare dhe rajoni. Ky aktivitet, i organizuar nga institucionet komunale të Obiliqit, synonte të nxiste refleksionin mbi rëndësinë e letërsisë dhe poezisë për shoqërinë, si dhe për rolin e saj në nxitjen e ndryshimeve pozitive.

Në këtë takim të veçantë, u nderuan disa emra të njohur të letërsisë dhe poezisë, duke përfshirë shkrimtarin Zymer Mehani nga Besiana, i cili mori Çmimin e Karrierës për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në fushën e letërsisë dhe poezisë. Megjithatë,ky çmim është një vlerësim i merituar për punën e palodhur dhe pasionin që ai ka investuar për zhvillimin dhe promovimin e poezisë, si dhe për ndikimin e tij në jetën letrare në Kosovë dhe më gjerë.

Zymer Mehani, i njohur për përkushtimin e tij ndaj kulturës dhe artit, ka pasur një ndikim të dukshëm në zhvillimin e aktiviteteve letrare dhe kulturore edhe në Obiliq. Si pjesë e komunitetit letrar, ai ka kontribuar në organizimin e aktiviteteve kulturore dhe ka mbështetur poetët dhe shkrimtarët lokalë, duke u mundësuar atyre një platformë për të shprehur kreativitetin e tyre.

Së këndejmi, aktivitetet e tilla kanë krijuar mundësi për bashkëveprim dhe shkëmbim idesh mes autorëve dhe komunitetit, duke e bërë Obiliqin një qendër kulturore të rëndësishme.

Po ashtu, poeti Zymer Mehani është një emër i njohur në fushën e letërsisë dhe ka një histori të pasur krijuese. Me veprat e tij, ai ka arritur të ndikojë dhe të frymëzojë breza të tërë poetësh dhe lexuesish. Shkrimet e tij shpesh trajtojnë tema të rëndësishme shoqërore, kulturore dhe historike, duke i dhënë një dimension të thellë reflektimi lexuesit. Çmimi i Karrierës është një pasqyrë e respektit dhe vlerësimit që merr ai për arritjet e tij në letërsi.

Është me rëndësi të konstatojmë, se në këtë takim, poetët dhe artistët e tjerë gjithashtu shpalosën krijimet e tyre, duke sjellë poezi që i dhanë ngjyrë dhe thellësi këtij evenimenti. Atmosfera e ngrohtë dhe e pasur me emocion e letrave bëri që të gjithë të pranishmit të ndiheshin të frymëzuar dhe të pasuruar nga fuqia e fjalës.

Është me interes të konstatohet se si shkrimtar dhe botues (redaktor, recensent dhe lektor), Zymer Mehani ka kontribuar gjithashtu në formimin dhe zhvillimin e talenteve letrare, duke i mbështetur ata në rrugën e tyre krijuese.

Prandaj, angazhimi i tij ka qenë i çmuar për brezat e rinj të poetëve dhe shkrimtarëve, të cilët kanë pasur mundësinë të mësojnë nga ai dhe të zhvillojnë aftësitë e tyre artistike.

Në të vërtetë, ky eveniment ka shërbyer si një mundësi e shkëlqyer për të festuar dhe nderuar pasionin dhe përkushtimin e individëve si Zymer Mehani dhe Fadil H. Curri me miq të shumtë, por edhe për të promovuar rëndësinë e letërsisë si mjet për ndryshim dhe përparim në shoqëri.

Kështu, Vjeshta Poetike në Obiliq me moton 100,000 Poetë për Ndryshim është një pasqyrë e fuqisë së artit dhe poezisë për të transformuar mendime dhe për të sjellë mesazhe pozitive në shoqëri. Ky takim ka ofruar një mundësi të shkëlqyer për të shpallur vlerat e krijimtarisë letrare dhe për të nderuar ata që kanë kontribuar me pasion dhe talent në zhvillimin e artit dhe kultures në vendin tonë.

1 KOMENT

  1. I nderuemi prof. Dr. Sadri Rexhepi!

    Këtu, më lart me e kujdes dhe vëmendje të përqëndruar lexova shkrimin e juaj kushtuar shkrimtarit dhe poetit Zymer Mehani – me rastin e nderimit të tij me Çmimin e karrierës dhe më la përshtypje të thellë, ndaj vendosa të jap koment.

    Nga shkrimi i juaj veçova këtë pjesë, po citoj:
    “Në këtë takim të veçantë, u nderuan disa emra të njohur të letërsisë dhe poezisë, duke përfshirë shkrimtarin Zymer Mehani nga Besiana, i cili mori Çmimin e Karrierës për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në fushën e letërsisë dhe poezisë. Megjithatë,ky çmim është një vlerësim i merituar për punën e palodhur dhe pasionin që ai ka investuar për zhvillimin dhe promovimin e poezisë, si dhe për ndikimin e tij në jetën letrare në Kosovë dhe më gjerë.”
    *
    Ju lumt mendja dhe ju lumt dora.
    ËSHTË MADHËSHTORE kur nga një vend i vogël lindin njerëz, të cilët kur të rritën krijojnë vepra të mira të cilat i bëjnë të mëdhënj e të njohur, dhe po këta, vendin dhe popullin e vet ti bëjnë të mëdhënj e të njohur.

    Respekt!
    Ismet M. Hasani, Suedi

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.