Nga vizita te Ibrahim Rugova: Sinan, Jakup e Januz Kastrati. Presidenti Rugova duke na përcjellur. Prishtinë, 2001
Reagim ndaj deklaratve të Shaun Byrnes “Përfundon dëshmia e Byrnes në Speciale, pyetet sërish për lirimin e gazetarëve të Tanjug-ut dhe zyrtarëve të LDK-së”, Epoka e re, 03 prill 2024| 12:03
Pasi e fillova aty ku e kisha lënë para disa ditëve, me anekdotat (meselet), mahitë dhe tregimet për Turjakën, pjesën e nëntë, dhe e zgjodha cilën mesele/mahi do ta publikoj sonte (“O mas u tut hoxhë se nuk kum ni qi ka vorr pi ukit”, Shaban Shaqa), duke shikua e lexua portalet, gati gabova e shkruajta, duke shfletua shtypin që mjerisht nuk e kemi asnjë gazetë të përditshme në gjuhën shqipe në Kosovë, më ra në sy një emër që e kisha dëgjuar disa herë para 24 vjetëve por nuk më kujtohej mirë e nuk isha i sigurtë a është ai a jo:
– Kush është ai?
– Ai është Shaun Byrnes, ish diplomati amerikan që SHBA-të kishin një zyrë amerikane në Dragobil, komuna e Malishevës.
Ndoshte do ta harroja emrin e Shaun Byrnes, sikur mos ta kisha lexua një pjesë të intervistimit të Shaun Byrnes që e dha në Hagë, “… pyetet sërish për lirimin e gazetarëve të Tanjug-ut dhe zyrtarëve të LDK-së”
“Byrnes, gjatë intervistimit është pyetur sërish rreth lirimit të gazetarëve të Tanjug-ut dhe zyrtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke u pyetur për njohuritë që kishte lidhur me vendndodhjen e Kadri Veselit në atë kohë.
Emmerson: Më 27 nëntor, gazetarët e Tanjug-ut dhe zyrtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës u liruan në Dragobil”.
Kjo pyetje, edhe sot e gjithë ditën për mua dhe të interesuarit e tjerë, ish antarë e simpatizantë të LDK-së, për popullsinë e asaj ane, për prindërit e Jakupit, për pleqtë e Turjakës, Damanekut (të fist Kastrat), që shumica kanë vdekur, ka mbetur pa përgjigje. Përgjigjen të cilën është dashur ta japin organet tona të drejtësisë së Kosovës, Policia e Kosovës, Prokuria e Kosovës dhe Gjykatat, edhe Gjykata Speciale nuk u lodhën fare edhe pse ishin burgosur e vra shumë atdhetarë të dëshmuar e të familjeve të njohura, shumica ish antarë ose të afërm me Ibrahim Rugovën e LDK-në.
Një bisedë miqësore në Presidencë me Presid. Ibrahim Rugova, Jakup Kastrati, ish kryetar i LDK-se dhe, kryetar i Kom. në Malishevë dhe unë, Sinan Kastrati, në mes. Prishtinë, korrik 2002
Ky shkrim imi nuk ka për qëllim që të ia gjykoj askend për (gjynahet) mëkatet e as ferrin që e panë për së gjalli ato dy vite 1998, 1999, popullsia shqiptare. Shumica e popullatës së Kosovës shpërnguleshin herë në një krahinë e herë në krahinën tjetër, duke ikur nga vdekja, nga pushteti serb, policia e ushtria serbe. Derisa popullsia shumicë shqiptare keqtrajtohej, plaqkitej, burgosej e vritej nga pushtuesi serb, disa ish “eprorë politikë e ushtarakë” me petk e emblema të uçk-së, shqiptarë, që nuk ishin as politikaj e as ushtarakë por e kishin qit nga një pushkë krahut, si hu gardhit, i ndiqnin e burgosnin aktivistët e dalluar politikë e ushtarakë shqiptar vetëm pse mendonin ndryshe, për çlirimin e Kosovës. Një nga ata, ishte Hashim Thaçi i njohur si “Gjarpëri”.
Hashim Thaçi, para derës ku e kishte zyrën Shaun Byrnes, diplomat amerikan i ka burgosur pabesisht Jakup Kastratin, ish kryetar i LDK-së nga Turjaka dhe Cen Dekun nga Siqeva, ish nënkryetar i LDK-së për Komunën e Malishevës.
Se a është pyetur dhe çka është pyetur më shumë për ish zyrtarët më të lartë të LDK-së të Malishevës, Shaun Byrnes, nuk e di por zotri Diplomati Amerikan, është dashur të tregoi të vërtetën e plotë të asaj dite të 30 tetorit 1998, që ndodhi para hundëve të tij. U burgosën në besë dy ish funksionarët më të lartë të LDK-së nga Komuna e Malishevës, sapo dolën nga zyra e tij. Kjo është pabesi, te shqiptarët.
E vërteta është kjo dhe vetëm kjo, z. Shaun Byrnes:
Pjesë nga biseda me Jakup Kastratin, në vitin verën e vitit 2000. Për më shumë në një opinion timin të vockël ”Prokuror Millaku, urdhëro faktet, burgose Hashimin!”
“Sahit Kastrati, djali i Sylë Sahit Mstafës nga Turjaka na ka que me kerr të vetin në një të pame në Dragobil. Ali Paqarizi, djali i Murat Paqarizit (taksist) nga Dragobili, ushar kishte ra në mina dhe kishte vdekur. Me mua ka qenë Cen Desku nga fshati Siqevë dhe Qerim Kastrati, djali i Kapllan Muslisë, kushëri nga Turjaka. Ceni jetonte në Malishevë por pas ofensivave serbe, erdhi me familje e banonte në Turjakë, në shtëpinë e Adem Ukë Kastratit i cili ishte në Suedi (vëllait të autorit të këtyre rreshtave). Pra Ceni ishte si familjar i yni.
Jakup Kastrati, kryetar i Kuvendit Komunal në Malishevë e pret mikun e shqiptarëve, William Wallker. Malishevë, 2003
Pas të pames kemi shkuar në Zyrën Amerikane që ishte në shtëpinë e Isuf Paqarizit, djalit të Zekë Shaqës nga Dragobili i cili punonte në Francë, tash i ndjerë, një familje shumë besnike, bujare e bukëdhënëse.
Më parë, unë, Jakupi e Ceni (shën. i aut.) kemi qenë në një t`pame tjetër, në Kleqkë te Hafir Shala (Kleqka). Atij iu kishte vrarë djali, Sadiku në Rahovec. Hafiri është miku i mikut tonë, Muhametit, djalit të Sinan Bajraktarit të Astrazubit. Jeton në Prizren.
Nguteshim.
Gjarpëri”, “Ibrahim Gashi” e “Sabit Geci”
Kishim kohën e caktuar që kishim me bisedua në Zyren Amerikane me zyrtarë të OSB-së. Kështu quhej kjo zyrë nga popullata e asaj ane por edhe si Zyrë Amerikane.
Pas bisedës me zyrtarin e lartë (të OSB-së ?), Shaun Byrnes, Diplomat Amerikan jemi arrestuar pabesisht nga një “ushtarak” i lartë i UÇK-së i njohur tashme për opinion me nofkën “Gjarpëri”, Hashim Thaçi për të treguar se edhe ai kishte pushtet, hakmarrës e inatçor na burgosi. Hashimi është prezentuar edhe si “Ibrahim Gashi” e “Sabit Geci”. Deri sa ne ishim në takim duke bisedua në Zyrën Amerikane, në Dragobil, “ushtari” Fehmi Kryeziu nga Bubaveci ka hyrë dy herë brenda në ZYRË dhe e ka ndërprerë bisedën duke na lënë një “thirrje”. Zyrtari i Zyrës së OSB-së, Shaun Byrnes i thonte ushtarit:
– Pritni jashtë, derisa ta kryejmë bisedën!
Por kjo ishte kultura e tyre, që në Amerikë e … Suedi, nuk lejohet e nuk guxon të pengohet zyrtari e ndërpritet takimi me ndërkombëtarët. Këte e bënte me vetëdije Hashim Thaçi dhe “policët ushtarakë”.
Pas bisedës e cila ishte ndërprerë disa herë, falenderuam Zyrtarin e Lartë Amerikan dhe dualëm nga Zyra. Jashtë, te pragu i derës na kanë pritur 4 ushtarë: Skender Hoti nga Carralluka, Demush Laci- Krasniqi nga Vll. Drenofci, Fehmi Kryezi nga fshati Bubavec dhe Shefqet Mazreku nga Malisheva. Ushtarët kanë qenë me uniformë “usharake”, me emblemë të “UÇK-së” dhe të armatosur.
Zëri i Kosovës, 5 enjte, 5 nëntor 1998. Kumtesa nr. 4 e Drejtorisë së Policisë Ushtarake të UÇK-së
Çka kemi biseduar ne Zyren Amerikane dhe çka kemi kërkuar nga Ata?
Unë, Jakup Kastrati e Cen Desku kemi kërkuar nga përfaqesuesi i Zyrës Amerikane dhe OSB-eja që ta ushtrojnë autoritetin dhe të ndikojnë te qeveritë e tyre që të bëjnë presion mbi Serbinë:
- Që të largohet policia dhe ushtria serbe nga kjo anë,
- Të kthehet popullata shqiptare në shtëpitë e veta dhe
- Që te fillon mësimi nëpër shkolla fillore dhe të mesme në komunën tonë.
Këto kanë qenë tri kërkesat dhe temat e bisedës sonë. Takimi ka fillua në orën 11:45 minuta dhe ka përfunduar ne orën 13:30 minuta, afro dy orë, më 30 tetor 1998, në fshatin Dragobil.
“Ushtarët policë”, na pritnin para deres. Njëri nga ta na tha (më duket ka qenë Shefqet Mazreku):
– A ka mundësi që të flasim nja 15 minuta me juve, me mua, Jakupin dhe Cenin?
– Me kënaqesi iu kemi thënë dhe kemi shkua te kerri që na priste pak më larg. Një i afërm që kishte qenë me neve n`t`pame na tha ngadalë:
– Jo 15 minuta po kanë me iu burgos”!
Nuk besonim se janë kaq të pabesë, na kidnapojnë, na rrehin e na burgosin.
Kur kemi hy në kerr (makinë), duart ni kanë lidhur dhe na i kanë qit “Maskat”. Sytë ni kanë mbyllur me shamia kurse kokën na kanë mbulua me kese e thas të najlonit.
Sinan Kastrati, në mes me djemtë e Ramiz Hoxhës, i pushkatur: Fadili e Enver Hoxha. Malishevë, 2014
Në kerrin ku ishim unë (Jakup Kastrati) e Cen Desku, shofer ishte Sabit Hafir Kleqka. E njihnim sepse kishim qenë te ai. Ishte vëllai i Sadik Shalës (Kleqka) që ishte vrarë në Rahovec. Kemi hyrë në kerrin që ishte edhe “ushtaraku i lartë”, Hashim Thaçi”, vazhdon rrëfimin Jakupi, që është edhe djali i axhës tim. Ceni nuk ka pranua asgjë, madje as që e njeh apo i ka rreh Hashimi.
Më 28 nëntor 1998, në Dragobil, po në prezencën e Shaun Byrnes dhe diplomatit tjetër amerikan, William Walker, ish ambasadori i OSBE në Kosovë janë lirua Jakup Kastrati, Cen Desku dhe William Walker, ish ambasadori i OSBE në Kosovë
Pas lirimit, Jakup Kastrati, Cen Desku dhe Shën Berns me kerr të blinduar Amerikan kanë shkua në Turjakë. Shën Berns, ka ndejt disa orë në odën e Rrahman Kastratit, nipit të Shaban Seferit, djalë i mixhës. Aty, ai ka bisedua me Ukë Imerin, babën e autorit.
Për fund:
Cen Desku, sikurse Gjergj Dedaj, nuk tregon të vërtetën (Gjergji gënjen, rren, ndërsa Ceni, gjoja ka harrua, pra edhe ky rren).
Reagimin tim e shkruajta në shpejtësi dhe është i mundshëm ndonjë gabim i vogël por kjo është e vërtetë 100% dhe jam në gjendje të debatoj me çdo njeri që mendon ndryshe, që ka aergumente të besueshme, dëshmi e fakte.
Literatura e konsulltuar, jo e tëra:
“Jakup Kastrati rrëfen burgosjen nga UÇK-ja (VIDEO)”, Infoshqip, 12:26 / 19.11.2016
https://www.infoshqip.com/jakup-kastrati-rrefen-burgosjen-nga-uck-ja-video/
“Prokuror Millaku, urdhëro faktet, burgose Hashimin!”
Denoncim publik kundër “prokurorit” Reshat Millakut dhe Hashim Thaçit, “president”
https://www.ballikombetar.info/prokuror-millaku-urdhero-faktet-burgose-hashimin/
“JAKUP KASTRATI KRYETAR I LDK-se MALISHEVE”
ARRESTUAR ME 30 TETOR 1998 NE DRAGOBIL TE MALISHEVES DHE LIRUAR ME 27 NENTOR 1998 POASHTU NE DRAGOBIL
https://www.youtube.com/watch?v=gmvy_k5Yzp4
“Emision Drejtesia ne Kosove Krimi ne Bellanice 2” (Nga minuta 24:10 mi. flet Jakup Kastrati)”
https://www.youtube.com/watch?v=mn-XzL3jH-Q
“Debat Plus me Ermal Pandurin – RRËFIMI I CEN DESKUT”
37 390 shikime, i para 2 vjetëve në Debat Plus me Ermal Pandurin – RRËFIMI I CEN DESKUT
Cen Desku – Bashkëthemelues i degës së LDK-se në komunën e Malishevës …
https://www.youtube.com/watch?v=C1RkYKSqUmc
”Përfundon dëshmia e Byrnes në Speciale, pyetet sërish për lirimin e gazetarëve të Tanjug-ut dhe zyrtarëve të LDK-së”, 03 prill 2024
https://www.epokaere.com/perfundon-deshmia-e-byrnes-ne-speciale-pyetet-serish-per-lirimin-e-gazetareve-te-tanjug-ut-dhe-zyrtareve-te-ldk-se/
ZËRI I KOSOVËS
ORGAN I LÊVIZJES POPULLORED TË KOSOVËS
Rubrika: AKTUALITETE, E enjte, 5 nëntor 1998
Kumtesë nr. 4 e Drejtorisë së Policisë Ushtarake të UÇK-së
”U arrestuan nga Policia Ushtarake e UÇK-së dy funksionarë të LDK-së Policia Ushtarake e nënzonës operative të Pashtrikut, më datën 30. 10. 1998 ndërmorri masën e arrestit ndaj Jakup Kastratit nga fshati Turjakë të Komunës së Malishevës, kryetar i LDK-së, Dega në Malishevë dhe Cenë Deskut nga fshati Siqeve me vendbanim në Malishevë, nënkryetar i kësaj Dege.
Në bazë të të dhënave të shërbimit informativ të UÇK-së, për veprimtarinë e tyre kundër luftës çlirimtare të UÇK-së. Të lartpërmendurit kanë propaganduar për dorëzim të armëve në bashkëpunim me kolaboracionistët Selman Biniqi (duhët të jetë ”Binishi”, përm. imi) nga fshati Banjë dhe Ramiz Hoxha nga Bellanica, kohë më parë të ekzekutuar nga UÇK-ja si dhe janë në koordinim të vazhdueshëm me Agim Krasniqin, antarë i Kryesisë së LDK-së, i cili shërbimit informativ të UÇK-së i është i njohur si inspirues i luftës speciale kundër UÇK-së dhe nismëtar i njëfarë policie autonomiste të Kosovës.
Ndaj të arrestuarve Jakup Kastrati dhe Cenë Desku, Drejtoria e Policisë Ushtarake të UÇK-së, sektori i hetuesisë, është duke kryer hetime në burgun nr. 3.
Prishtinë, 01.11.1998
DREJTORIA E POLICISË USHTARAKE E USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS
Sinan Kastrati, Suedi
Malmö, 3 prill 2024
sinankastrati09@hotmail.com