(Lindi në vitin 1939 në fsh. Greshnicë të Kërçovë)
Shkruan Nafi Çegrani
Ishte një protagonist inteligjent i politikës para dhe pas tranzicionit. Me ardhjen e demokracisë, në periudhën nga mesi i viteve 90-të si deputet i PPD apo më vonë PDSH-së në Parlamentin e Maqedonisë, bëri disa këthesa dhe transformime të reja dhe interesante në zhvillimet e politikës shqiptare në këto treva. Më 8 korrik të 1997 nga foltorja e Parlamentit të Maqedonisë nxori flamurin kombëtar shqiptar dhe e shpalosi në sallës e Parlamentit, gjë që i tmerroi disa rryma dhe qarrqe shoviniste sllavo-maqedono-bullgare në Shkup e gjetiu.
Si e njoha në vitet e rinisë Sali Ramadanin?
Në vitet gjersa merresha me mbledhjen e folklorit në trevën e Pollogut, e njoha që nga 1969, kur merrnim pjersë në një Orë pune pranë Institutit Albanologjik në Prishtinë me ftesë të Prof Idriz Ajetit dhe Anton Çettës.
Saliu u prezantua se vjente nga Kërçova. Dikush pyeti se ku gjendej Kërçova? Saliu u zemrua, u çua në këmbë si një dy metro burrë që ishte dhe duke thënë : Si ka mundësi mos dini se ku gjendet Kërçova, ajo trevë me popullatë etnike shqiptare, tokë e lashtë e traditave dhe kulturës, me histori të lashta iliro-dardane! »- tha Sali Ramadani shtatlartë dhe sërish u ul në vend.
Të pranishmit heshtën. Sqarime tha kreshinku Anton Çetta, duke folur gjatë për traditat, kulturën dhe historinë e origjinës së shqiptarëve nga treva e Uskanës.
Saliu ishte idealist dhe atdhetar i denjë, E ndoqën dhe survejuan rrjeti i informatorëve të UDB në Kërçovë madje edhe në Prishtinë ku u vendos pas demoinstratave të 1968, u angazhuan rreth tij disa nga kodoshët e trevëssë Kërçovës e që njëri nga ata ishte student në Prishtinë i lindur në fshatin Arangjerl, dhe udba (SDB) e regjistriu në kartotekën me pseodonimin « Studenti* Ishte Aliçja dhe si i till si i zgjedhur në saje të veprimtarisë së tij nga angazhimet u inkuadrua në rradhët e SDB me propozimet e udbashëve Bexhet Bexheti « Lepri », Dushko Trajkovski dhe Jovani.
… Historia e jetës së tij është shumë e bujshme dhe me batica e zbatica të mëdha ! Shtatë herë u arrestua, me vite i dënuar dhe gjithë jetën ishte i survejuar dhe i ndjekur nga UDB-a dhe informatorët e saj.
Si depuitet në Parlamentin e Maqedonisë shpalosi në foltore Flamurin kombëtar shqiptar dhe i tmerrosi qarqet shoviniste sllavo-maqedonase. Erdhi tek unë, në studion e Tv Çegranit. E prita me respekt, pimë nga një kafe dhe zhvilluam shumë biseda rreth çështjes kombëtare dhe prosperitetin e shqiptarëve etnikë në këto treva të lashta, siç kishte në merrak t’i thoshte Saliu: Toka etnike iliro=dardane!
Në fund kishte merrak të dinte se cili ishte informatori “Studenti”, i cili gjatë kohë e ka survejuar gjarsa ishte në Prishtinë por edhe në Kërçovë.
I thashë: Po e di. Ai person është nga fshati Arangjel.
– Ahaaaa, e di… tani e di, Nafi. E kam qartë se kush na paska qenë «Studenti”. Shpesh vinte rreth e qarrk meje, kinse i interesonin disa tema delicate, por unë edhe dyshoja në sjelljet e tij, se më dukej që ishte si një provokator. Tash me vite gjendet si UDBash. Më past në qafë! – tha Saliu duke u zhytur thellë në mendime, duku u futur në mjegullat e së kaluarës, duke më rrëfyer sa sa here e kishin thirrë në biseda informative UDBashi Jovani, sa here e ka burgos dhe torturuar xhahili B. B. “Lepri” dhe kurrë nuk ia bëj hallall…
… Gjatë bisedës Sali Ramadani – Kërçova, me rastin e vizitës që më bëri në Çegran, ai vazhdimisht thotë se shqiptarët duhet të jenë të drejtë. Dhe çdo shqiptar që beson në çiltërsinë e kombit dhe bukurinë e flamurit kombëtar.
Nuk duhet shqiptarët të kenë urrejtje mes njëri–tjetrit, duhet të kenë besim dhe të duan paqën, ta duan dhe ndjekin dijen, dhe sa më shumë të arsimohen shqiptarët, do jenë të vyeshëm për kombin. Të tillët do jenë të respektuar, dhe për devotshmërinë kombëtare të shqiptarit, kjo ka rëndësi edhe për të vërtetën dhe drejtësinë, poqe se don të jetë i drejtë dhe human, I dobishëm për popullin e vet dhe kombin që ka një histori mjaftë të bujshme, por mjerisht edhe shumë tragjike.
Ndërroi jetë më 27 janar 2018 dhe u varros me dnerime kombëtare !
L a v d i !