Skënder Jashari
Me Agresionin kundër Ukrainës, Rusia paralelisht është duke:
- Përdorë minoritetet për qëllime eksansioniste të Rusisë;
- Përdorë Luftëtarë të huaj Terrorist nga ana e Rusisë dhe
- Spastru etnikisht minoritetet në Rusi.
Agresioni i Terror-rusisë kundër Ukrainës, është duke u shoqëruar edhe me gjenocid dhe spastrim etnik kundër minoriteteve joruse në Rusi, e kjo nuk është asgjë e re, është praktikë e njohur e saj, e ndjekur në vazhdimësi gjatë historisë nga vitet 1715-ta. Paralelisht me agresionet ndaj fqinjëve, Rusia në vazhdimësi ka kryer edhe spastrime etnike dhe gjenocide ndaj minoriteteve të saj.
Edhe përkundër saj edhe sot, Rusia është ndër vendet e pakëta në botë, që ende mba nën pushtim, edhe në vitin 2010:193 grupe etnike, shumica e kanë besimin ortodoks rus, 16.4 milion janë musliman, gjuhën ruse e flasin 99.49%, kurse ka edhe 277 gjuhë të minoriteteve, ka 21 republika etnike, minoritetet janë: Sakha, Komi-permyaks, çeçenët, çukçi, çuvashët, kozakët, darginsët, dolganët, evenkët, hebrenjët, ingushët, kabardët dhe balkarët, kamukët, karaçay dhe çerkezët, karelianët, khakasët, khatsë dhe mansit, komit, koryakët, kumyksët, lezginët, mari, mesketianët ose mesketianët turk, mordovasët, nenetsët, nogaj, osetianët, romët, gjermanët e volgës ose rus, tatarët, tuvanët, udmurtët, ukrainasit, belorusët dhe kazakët, jakutët, adygejët, altajët, avarët, bashkirët, burjatët.
Fatkeqësisht Rusia paralelisht me agresionet ndaj fqinjëve, ka praktikuar edhe spastrimin etnik a gjenocidin kundër minoriteteve të saj brenda Rusisë, sidomos duke përdorur taktika e forma të tilla si: vendosjen e popullatave minoritare në afërsi të fushëbetejave; mobilizimin e detyrueshëm të minoriteteve apo forma tjera perfide të mobilizimit të tyre; fajësimin e minoriteteve si bashkëpunëtore të armikut dhe si fajtore të dështimeve etj. Historikisht Rusia, asnjëherë nuk është dënuar, akuzuar dhe nuk ka pësuar asgjë nga faktori ndërkombtar, për sa i përket agresioneve të saj kundër fqinjëve, e as që nuk janë diskutu çështjet e spastrimeve etnike a gjenocideve të Rusisë kundër minoriteteve të saj, kur këto i ka kryer gjatë luftërave( p.sh: gjenocidin kundër polakëve, hebrenjëve, romëve, ukrainasëve nga Rusia gjatë Luftës së II Botërore).
Edhe gjatë këtyre ditëve të agresionit të Terror-rusisë në Ukrainë, kemi vërejtur që shumë ushtar të Rusisë, që janë kapur rob, që janë vrarë në Ukrainë, nuk janë të etnisë ruse, por janë kryesisht musliman, veçmas çeçen, pastaj edhe të etnive tjera si ato të racës kineze etj.
- Spastrim etnik ndaj minoriteteve në Rusi.
Edhe historikisht Rusia në vazhdimësi ishte e shquar në gjenocid-shfarosje të etnive, minoriteteve. Rusia filloi rusifikimin dhe ortodoksizimin rus edhe të kombeve dhe minoriteteve tjera në Perandorinë ruse, përfshirë këtu edhe polakët, republikat baltike, finlandën, pakicat tjera etnike, edhe hebrenët.[1] E njejta politikë e rusifikimit dhe ortodoksizimit të jorusëve vazhdoi edhe gjatë kohës së Bashkimit Sovjetik, gjegjësisht me sovjetizimin si trampolinë për të shkombëtarizu gjegjësisht për të sovjetizu së pari jorusët, e pastaj për t’i rusifiku, p.sh: në Estoni, Letoni dhe Moldavi.[2] Të njejtën praktikë edhe në Ballkan e ndjeku Serbia, që për serbizimin e joserbëve së pari nën ombrellën e komunizmit, i jugosllavizoi, gjegjësisht i shkombëtarizoi popullësit joserbe, si hap avangard për t’i serbizu më pas.
Fryma hegjemoniste, shoveniste, ekspansioniste ruse, e kombinuar me totalitarizmin dhe autoritarizmin e regjimeve të një pas njëshme të saj, që nga vitet 1715, kur Car Pjetëri i Madh, deklaronte ”që preferonte të shihte mes kombeve tona muhamedanizmin dhe paganizmin më shumë sesa hebrejt. Ata janë mashtrues dhe hileqar. Përpjekja ime është ta zhduk të keqen e jo ta shumëzojë atë”.[3] Këto deklarime të Car Pjetrit, ishin të mbështetura edhe nga Kolegjiumi Kishtar e më pas edhe nga Sinodi i Shenjtë, që shërbyen si departament qeveritar.[4] Kisha ortodokse ruse, kishte një ndikim të madh ekskludues sidomos ndaj hebrenjëve, por edhe ndaj çdo personi që ishte jorus, gjegjësisht kërkonte që të konvertoheshin në fenë ortodokse ruse.[5]
Të gjitha vendimet anti-semite, gjatë historisë në Perandorinë Ruse, Bashkimin Sovjetik, Rusinë, kryheshin nën autoritetin e perandorëve, komiteteve shtetërore, ministrive dhe për dallim dallim nga Kisha perëndimore Kisha ortodokse ruse nuk merrte asnjë hap në mbrojtjen e hebrenjëve.[6] Madje shumë klerik dhe priftërinjë të Kishës ortodokse ruse, ishin të prirur me qëndrime anti-semite dhe prinë turmat e egërsuara siç ishte rasti edhe i Pogromit të I të Kishinevit, të 1903.[7]
Rusia dëbimin e hebrenjëve edhe në forma perfide e aplikoi duke shkruar Protokolet e Sionistëve të Vjetër,[8] në të cilën falsifikohej gjoja prej disa burimeve të vjetëra, që hebrenjët duan të pushtojnë botën,[9] e cila në rusisht u botu për herë të parë në formë serike, më 28 gusht deri 7 shtator 1903, në gazetën ditore Znamya, në Shën Petersburg. Pastaj duke u përkthy në shumë gjuhë dhe duke u shpërnda në mbarë botën. Në të thuhej se qëllimi i hebrenjëve ishte hegjemonia e tyre globale, duke përmbysur moralin e johebrenjëve si dhe duke kontrolluar medien dhe botën e ekonomisë.[10]
Gjatë Luftës civile në Rusi, prej 7 nëntor 1917 deri më 25 tetor 1922,[11] u vranë rreth 7 deri në 12 milion, shumica e të cilëve civil.[12] Në këtë kohë Rusia spastroi etnikisht kozakët duke vrarë prej tyre 300.000-500.000 dhe duke dëbuar rreth 3 milion,[13] duke u vra rreth 100.000-150.000 hebrenjë në Ukrainë.
Në Luftën e II Botërore, Bashkimi Sovjetik[14] humbi pothuajse 27 milion njerëz,[15] mes tyre 8.668.000[16] ushtar ( edhe pse këtë shifër disa burime e ngrisin deri në 11.400.000 ushtar)[17] dhe 19 milion civil,[18] mes tyre 8 deri 9 milion nga uria dhe sëmundjet,[19] kurse burimet perëndimore zakonisht japin shifra më të ulta rreth 15 milion e më pak.[20] Studimet e fundit akademike, e vlerësojnë më korrekt numrin e humbjeve të popullësisë së Bashkimit Sovjetik, duke e vendosur në 11.4 milion.[21] E vërejtur dhe e trajtuar edhe nga studiues ndërkombëtar, që numri i ushtarëve të vrarë rus, ishte edhe si pasojë e mungesës së trajtimit të duhur mjekësor të të plagosurëve.[22] Derisa numri i civilëve të vrarë vlerësojnë në 5-6 milion shkaku i invazionit, përfshirë këtu edhe vrasjen e 2.83 milion hebrenjëve dhe mbi 1 milion civilëve të zhdukur në rrethimin e Stalingradit dhe Leningradit, ndërsa pjesën tjetër pra prej 6-9 milion sovjetëve të rënë shkaku i represionit të Stalinit, e që burimet zyrtare ruse i kanë përfshirë në civil të vdekur në luftë.[23]
Ushtia e Kuqe dhe regjimi i Stalinit, ishte i pamëshirshëm edhe ndaj ushtarëve të tij, të cilët refuzonin të luftonin, dezertonin, largoheshin nga fronti etj, madje 422.700 ishin “njësi penale-batalione penale”( të cilët detyroheshin të luftonin ose vriteshin aty për aty nga oficerët e tyre) që dërgoheshin në front lufte.[24] Të detyruarit të shumë sovjetikëve për të luftuar si dënim penal, ka bërë që numri më i madh i të vrarëve, të ishte nga vetë eprorët sovjetik. Duke mos harruar as të dënuarit dhe dezertorët të cilët ishin 994.300,[25] prej të cilëve 212.400 dezertorët,[26] 135.000 ushtarëve të saj ishin dënuar me ekzekutim, 436.600 të dënuar kishin vdekur në burg, si dhe 422.700 të dërguar në “batalionet penale”,[27] e që të gjitha këto shifra janë përfshirë si ushtar të vrarë në Luftën e II Botërore.
Deportimet e popullatave në vendet e aneksuara nga Bashkimi Sovjetik, si krim lufte, spastrimi etnik i tyre, ishte katastrofal vetëm në vitet 1940-1941, 380.000-390.000 persona, mes tyre 309.000-312.000 polak; 17.500 Lituan; 17.000 Letonez; 6.000 Estonez; 22.842 Moldavas.[28] Burimet ruse japin shifrën prej 309.000 të vdekur nga deportimet e minoriteteve etnike në Bashkimin Sovjetik.[29] Gjenocidi Sovjetik ishte i pamëshirshëm ndaj minoriteteve gjatë viteve 1941-1945 të rreth 2.3 milion personave, mes tyre të gjermano-sovjetikëve 1.209.000; finlandezëve 9.000; Karaçajsëve(çerkezëve) 69.000; Kalmukëve 92.000; Çeçenëve dhe Ingushëve 479.000; Balkarëve 37.000; Tatarëve të Krimeas 191.014; Meskhetianëve 91.000; Bulgarëve( nënkupto edhe Shqipëtarët ortodoks) dhe Armenëve nga Krimea 42.000; Ukrainasëve të Organizatës Nacionaliste Ukrainase 100.000; Polakëve 30.000.[30] Vdekjet e raportuara për vitet 1939-1945 në Bashkimin Sovjetik, ishin 1.187.783 persona, përfshirë këtu ekzekutimet me gjyq të 46.350 personave; vdekjet në kampet Gulage të punës të 718.804 personave( deri në 1 milion ngritet kjo shifër nga burime objektive);[31] vdekjet në kolonitë e punës dhe në burgje të 422.629 personave.[32] Në vendbanime të tilla detyruara nga regjimi sovjetik, në tetor 1945, jetonin 2.230.500 persona,[33] ndërsa në periudhën 1941-1948 numri i të vdekurve në vendbanimet e tilla special ishte në 309.100 të vdekur.[34]
Prandaj edhe gjatë Luftës së II Botërore edhe më pas, regjimi sovjet kreu gjenocid ndaj gjithë jorusëve, pra përfshirë këtu edhe hebrenjët, krime këto asnjëherë të dënuara.[35] Inkuzicionin, gjenocidin dhe spastrimin etnik si kundër hebrenjëve por edhe kundër të gjithë jorusëve e vazhdoi regjimi i Stalinit edhe pas Luftës së II Botërore, tashmë thuhet, shkruhet, studiohet që kishte Pogrome sekrete që vazhdonte këtë praktikë.[36] E njejta situatë është edhe me numrin e madh të shfarosjes së civilëve sovjetik nga regjimi i Stalinit, që në shikim të parë mund të duken thjesht si luftë anti-naziste, apo edhe elemente të luftës civile, madje edhe me elemente të luftës për të stabilizuar regjimin e tij, kjo në vete ngërthen edhe më shumë elemente, pra luftën sekrete të regjimit Stalinist për spastrim etnik të popullatave joruse. Karakteristikat tërësisht të njejta kishte edhe regjimi i Tito-s n ëish-Jugosllavi, nuk ishte serb por ishte zbatues i pansllavizmit serb. Duke mos harruar që Stalini ishte një kopjues dhe zbatues i menjëhershëm i pothuajse të gjitha praktikave naziste.
Krijimi i Komitetit Anti-fashist i Hebrenjëve, me liderët Henryk Erlich[37] dhe Victor Alter,[38] u bë me iniciativën e autoriteteve sovjetike,[39] në fund të vitit 1941 u liruan nga burgimi sovjetik, pasi themeluan komitetin, pas as 4 muaj u riarrestuan dhe përfundoi jeta e tyre.[40] Komiteti anti-fashist hebraik, luajti rrolë të rëndësishëm në mbështetjen financiare dhe logjistike të Armatës së Kuqe, sidomos nga SHBA, Britani e Madhe. Mirëpo në përfundim të luftës së II Botërore, ky komitet filloi të dokumentojë holokaustin, kjo ishte shkasi i thyerjes pasiqë Rusia zyrtare dëshironte të paraqiste si holokaust ndaj qytetarëve sovjetik( nënkupto sidomos atyre rus), e jo vetëm gjenocid ndaj hebrenjëve. Që regjimi sovjetik ishte anti-semit dhe kreu holokaust ndaj tyre, më së miri e tregon rasti i vrasjes së 12 janarit 1948 të të hebreut Solomon Mikhoels (i cili ishte kryetar i Komitetit Anti-fashist Hebre që kishte luajt rrol të rëndësishëm në propagandën kundër Hitlerit gjatë Luftës së II Botërore), i vrarë në Minsk me urdhër të drejtëpërdrejt të Stalinit, dhe ishte operacion tejet sekret e jo i zakonshë,[41] i kamufluar si aksident me makinë. U arrestuan shumica e anëtarë të Komitetit Anti-fashist Hebre,[42] duke i akuzuar për jobesnikëri, nacionalizëm borgjez,kundër-revolucion, kosmopolitanizëm, spijunazh dhe planifikim të ngritjes së Republikës Hebreje të Krimesë, për interese të SHBA-së,[43] gjegjësisht gjoja një anëtarë i Komitetit Anti-fashist Hebre paska kërkuar që Krimeja të bëhej mëmëdheu i Hebrenjëve.[44] Nga gjykimi sekret, i shoqëruar me tortura, më 12 gusht 1952, 13 hebrenjë( mes tyre edhe 5 poet, të tjerët anëtarë të Komitetit Anti-fashist Hebre) më prominent u ekzekutuan,[45] prona e tyre u konfisku,[46] ndërsa deri në nëntor 1955 as familjarët e tyre nuk e dinin për ekzekutimin e tyre.
Pasuar pastaj “Komploti i Mjekëve”, që gjasonte me rastin e anëtarëve të Komitetit Anti-fashsit Hebre, ishte e radhës, duke filluar arrestimet nga shtatori 1952,[47] fillimisht duke u arrest 37 persona, por shpejt numri u rrit në qindëra, kurse më 13 janar 1953 u arrestuan edhe 9 mjek eminent,[48] nën akuzat për komplot për helmimin e politikanëve më të lartë dhe ushtarak Sovjetik dhe për helmim të Andrey A. Zhdanov( sekretar i Komitetit Qendrorë) i vdekur më 1948, Aleksander S. Shcherbakov( kryetar i Administratës kryesore politike të Armatës Sovjetike) i vdekur më 1945, si dhe për tentim-vrasje të disa marshalëve të Armatës Sovjetike, madje përfshirë edhe Stalinin.[49] Prej këtyre mjekëve 6 ishin hebrenj,[50] e që të gjithë akuzoheshin se ishin ngarkuar nga shërbimet inteligjente të SHBA-së dhe Britanisë.
Gjatë kohës sa ishte ”komploti i mjekëve” në të njejtën kohë ekzistonte edhe “afera Minigrelian”, në të cilën akuzoheshin disa anëtarë të Partisë Komuniste të Republikës Socialiste Sovjetike të Gjeorgjisë, të akuzuar për secesionizëm dhe bashkëpunim me fuqitë perëndimore. Edhe ky rast ishte i fabrikuar nga Stalini i cili personalisht kishte qëllim që të eliminonte ndikimin e Lavrenty Beria-s, në të cilin dyshonte.[51] Si rrjedhojë, shumë gjeorgjian, që ishin mbështetës të Beria-a, u pushuan nga puna, u arrestuan dhe mijëra të tjerë pësuan shtypje.
Bashkimi Sovjetik, nën regjimin e Stalinit, synonte deportimin e popullatës hebraike për në Siberi ose në Kazakistan.[52] Edhe pas vdekjes së Stalinit, anti-semitizmi dhe shfarosja e hebrenjëve dhe kombeve, minoriteteve, pakicave etnike dhe fetare vazhdoi në Bashkimin sovjetik, por siç edhe është vërejtur nga studiues të pavarur, që nga forma e eliminimit fizik aplikoheshin politika anti-Semite indirekte( perfide).[53]
Më: 04.04.2022
Skender Jashari i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është pjesë e marrur nga punimi i bërë gjatë qëndrimit në burgimin politik!
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.
[1] The History of the Baltic States, Kevin O’Connor, Greenwood Press, Westport, Connecticut-Londwr, 1967, faqe 58.
[2] The Politics of National Minority Participation in Post-communist Europe, State-Building, Democracy, and Ethnic Mobilization, By Jonathan P. Stein, EastWest Institute (New York, Londwr). 2000, faqe 151-152.
[3] The Jewish Community in Russia, 1772-1844, Isaac Levitats, New York: Columbia University Press, 1943, faqe 20–21.
[4]http://www.jcrelations.net/Relations_between_the_Russian_Orthodox_Church_and_Judaism__Past_and_Present.2227.0.html (10.04.2016).
[5] https://www.en.w3ki.com/wiki/Antisemitism_in_the_Russian_Empire (10.04.2016).
[6]http://www.jcrelations.net/Relations_between_the_Russian_Orthodox_Church_and_Judaism__Past_and_Present.2227.0.html (10.04.2016).
[7] “Jewish Massacre Denounced”, New York Times, 28 prill 1903, faqe 6.
[8] Rusisht: Протоколы сионских мудрецов ose The Protocols of the Meetings of the Learned Elders of Zion.
[9]https://web.archive.org/web/20030809215759/http://www.h-net.org/~antis/doc/graves/graves.a.html ; https://phdn.org/archives/holocaust-history.org/questions/protocols-of-zion.shtml (10.04.2016).
[10] Protokolet të Sionistëve të Vjetër, përbëhet nga 24 protokole( shih: Dismantling the Big Lie: The Protocols of the Elders of Zion, Steven Leonard Jacobs, Mark Weitzman, 2003, faqe 21-25), përmbanin: përmbysjen e moralit jo-hebre të botësë planifikimin që bankierët hebre të kontrollonin ekonominë e botës; planin që hebrenjët të kontrollojnë shtypin; dhe në fund të fundit të shkatërrojnë civilizimin( shih: Antisemitism: a reference handbook, , Jerome A. Chanes, ABC-CLIO, 2004, faqe 58).
[11] The Russian Civil War. Evan Mawdsley, New York: Pegasus Books, 2007, faqe 3, 230.
[12] Po aty faqe 287.
[13] Lenin, Stalin, and Hitler: The Age of Social Catastrophe. Robert Gellately, New York: Knopf, 2007, faqe 70-71; Imperial Russia, Revolutions and the Emergence of the Soviet State 1853-1924. History for the IB Diploma-Sally Waller, Cambridge University Press, 2012, faqe 187.
[14] Ku përfshiheshin shtetet:Armenia, Azerbejxhani, Belorusia, Estonia, Gjerogjia, Kazakistani, Kirgistani, Letonia, Lituania, Moldavia, Rusia, Taxhikistani, Turkmenistani, Ukraina, Uzbekistani.
[15] Rulers and Victims: The Russians in the Soviet Union. Geoffrey A. Hosking, Cambridge: Harvard University Press, 2006, faqe 242; http://necrometrics.com/ww2stats.htm#USSR (10.04.2016).
[16] “Soviet Armed Forces Losses in Wars, Combat Operations and Military Conflicts: A Statistical Study”. G. F. Krivosheyev, Military Publishing House Moscow, 1993, faqe 121; Soviet Casualties and Combat Losses in the Twentieth Century. G. F. Krivosheev, London: Greenhill Books, 1997, faqe 85; http://encyclopedia.mil.ru/encyclopedia/history/more.htm?id=11359251@cmsArticle (10.04.2016).
[17] Operation Barbarossa: Nazi Germany’s War in the East, 1941–1945. Christian Hartmann, Oxford: Oxford University Press, 2013, faqe 157 ; Oxford Companion to World War II. Ian Dear, Oxford University Press, 1995, faqe 290.
[18] http://sovietinfo.tripod.com/ELM-War_Deaths.pdf faqe 674-677(10.04.2016).
[19] Rulers and victims: the Russians in the Soviet Union, Geoffrey A. Hosking, Harvard University Press, 2006, faqe 242.
[20] P.sh: Frank Lorimer 11 milion civil sovjetik të vdekur dhe 5 milion ushtar sovjetik të vrarë(“Population of the Soviet Union, Frank Lorimer, faqe 180–183); Pierre George , 7 milion civil dhe 10 milion ushtar; N.S. Timasheff, 7 milion ushtar dhe 18.3 milion civil; Helmut Arntz 13.6 milion ushtar dhe 7 milion civil; Jean-Noël Biraben 8 milion ushtar dhe 6.7 milion civil; Warren W. Eason 10 milion ushtar dhe 15 milion civil; E. Ziemke, gjithsej më shumë se 12 milion; Albert Seaton, gjithsej 10 milion; Gill Elliot, 10 milion ushtar dhe 10 milion civil; Charles Messenger, gjithsej 20 milion; John Keegan, 7 milion ushtar dhe 7 milion civil; R.J. Rummel, 7 milion ushtar dhe 12.250.000 civil; John Ellis, 11 milion ushtar dhe 6.7 milion civil; Michael Ellman dhe Sergei Maksudov 8.7 milion ushtar dhe 18 milion civil; Norman Davies, 8-9 milion ushtar dhe 16-19 milion civil; Richar Overy, 8.668.400 ushtar dhe 17 milion civil; Mark Mazower, 9.5 milion ushtar dhe 10 milion civil; David Wallechinsky, 13.6 milion ushtar dhe 20-26 milion civil; Michael Clodfelter, 8,668,400 ushtar dhe 20–26 civil; Michael Haynes, 8,7 milion ushtar dhe 17,9 milion civil; Martin Gilbert,10 milion ushtar dhe më shumë se 20 milion civil; H. P. Willmott, 8,7 milion ushtar dhe 16,9milion civil; Tony Judt, 8,6 milion ushtar dhe 16 milion civil; Norman Davies, 8,668 milion ushtar dhe 18,332 milion civil; Cambridge History of Russia, 8,7 milion ushtar dhe 13,7 milion civil; Steven Rosefielde, 8,7 milion ushtar dhe 17,7 milion civil.
[21] Operation Barbarossa: Nazi Germany’s War in the East, 1941–1945. Christian Hartmann, Oxford: Oxford University Press, 2013, faqe 157.
[22] Stalingrad to Berlin, the German Defeat in the East, Earl F. Ziemke,Office of the Chief of Military History U.S. Army 1968, faqe 500.
[23] http://www.solonin.org/en/article_fire-in-the-storehouse(10.04.2016).
[24] Russia & USSR at War in the 20th century(In Russian), Grigori Krivosheev, Moscow: Veche, 2010, faqe 219.
[25] Soviet Casualties and Combat Losses in the Twentieth Century, Grigori F. Krivosheev, Greenhill Books, 1997, faqe 92.
[26] Po aty, faqe 91.
[27] Liudskie poteri v Velikoi Otechestvennoi voine 1941–1945 gg: Statisticheskoe issledovanie (Human Losses in the Great Patriotic War 1941–1945 A Statistical Investigation), S. N Mikhalev, Krasnoiarskii gos. pedagog. universitet (Krasnoyarsk State Pedagogical University), 2000, faqe 26–28.
[28] Against Their Will: The History and Geography of Forced Migrations in the USSR, Pavel Polian, CEU PRESS, Budapest, New York, 2004, faqe 123.
[29] Ethnic Cleansing in the USSR, 1937-1949. Pohl, J. Otto, Connecticut: Greenwood Press, 1999, faqe 8.
[30] Against Their Will: The History and Geography of Forced Migrations in the USSR, Pavel Polian, CEU PRESS, Budapest, New York, 2004, faqe 123-157.
[31] Людские потери СССР в период второй мировой войны: сборник статей (Human Losses of the USSR during the Second World War: a collection of articles). Ростислав Евдокимов, Ин-т российской истории РАН, 1995, faqe 174-177.
[32] A Century Of State Murder?: Death and Policy in Twentieth Century Russia, Michael Haynes, Pluto Press, 2003, faqe 214–15.
[33] The Stalinist Penal System: A History of Soviet Repression and Terror, 1930–1953, J. Otto Pohl, McFarland & Company, 1997, faqe 133.
[34] Po aty, faqe 148.
[35] http://www.europarl.europa.eu/doceo/document/B-9-2019-0098_EN.html(10.04.2016).
[36]https://www.nytimes.com/2001/07/15/books/chapters/quotstalins-secret-pogrom-the-postwar-inquisition-of-the.html (10.04.2016).
[37] Henryk Erlich, në tetor 1939, u vetëdorëzu tek autoritetet sovjetike, të cilat e mbajtën nën hetim për 2 vite, duke hetuar veprimtarinë e tij në Bund-et hebreje në Poloni, në gusht 1941, dënohet me vdekje për pjesëmarrje në aktivitete anti-sovjetike, e që i’u kthy në dënim me 10 vjet burgim, menjëherë pastaj u liru nga burgimi, në tre muajt e ardhshëm të 1941, ai formoi Komitetin Anti-fashist Hebre. Sovjetikët këtë e bënë për të përfituar përkrahjen e hebrenjëve, për të përfitu mbështetjen perëndimore. Ndërsa në tetor 1941 u riarrestu, e që më 15 maj 1942, thuhet që u vetëvra në qeli( këtë mënyrë të ekzekutimit të kundërshtarëve tashmë dihej botërisht, që e aplikonin shumë regjimet totalitare), ndërsa vdekja e tij u mbajt e fshehtë deri në shkurt 1943( në këtë kohë kur kahja e luftës kishte marrë rënijen për nazistët(shih: https://yivoencyclopedia.org/article.aspx/Erlich_Henryk).
[38] Viktor Alter, ishte po ashtu lider i Bund-eve në Poloni, ishte dalluar edhe për kritikat e tij kundër regjimit sovjetik, të intensifikuara në vitet e 1930. Më 26 shtator 1939 u arrestu nga policia sovjetike dhe policia sekrete sovjetike, duke u marrë në pyetje për muaj të tërë. Më 20 korrik 1941, u dënu me vdekje, më pas i’u ndryshu në dënim me 10 vjet burgim, kurse më 14 shtator 1941 u liru nga burgu, duke u instruktuar nga Bashkimi Sovjetik që të formonte Komitetin Anti-fashist Hebre. Kurse u riarrestu me 4 dhejtor 1941, kurse në fillim të 1943, gjykata ushtarake e ridënoi me vdekje duke e ekzekutu skuadra e pushkatimit më 17 shkur 1943( shih: https://yivoencyclopedia.org/article.aspx/Alter_Wiktor).
[39] Kjo fakton që Regjimi Stalinist i përdori të gjitha pakicat, në mënyra e forma të ndryshme, për qëllime të saj politike dhe ushtarake, për të përfituar politikisht dhe ushtarakisht, e që në prapavijë me metoda perfide si gjatë luftës, por edhe pas saj i eliminoi një nga një.
[40]https://yivoencyclopedia.org/article.aspx/Erlich_Henryk ; https://yivoencyclopedia.org/article.aspx/Alter_Wiktor(10.04.2016).
[41]https://www.nytimes.com/2001/07/15/books/chapters/quotstalins-secret-pogrom-the-postwar-inquisition-of-the.html (10.04.2016).
[42] https://www.jewishvirtuallibrary.org/crimean-affair (10.04.2016).
[43] Stalin’s Secret Pogrom: The Postwar Inquisition of the Jewish Anti-Fascist Committee (Annals of Communism), Joshua Rubenstein, Vladimir P. Naumov, Laura E. Wolfson, Yale University Press, 2001, faqe 23, 213; Stalin and the Jews, Arno Lustiger, New York: Enigma Books, 2003, faqe 222.
[44] Stalin’s War Against the Jews. Louis Rapoport, New York: The Free Press, 1990, faqe 122.
[45] “Introduction.” In: Rubenstein and Vladimir Naumov (Eds.), Stalin’s Secret Pogrom: The Postwar Inquisition of the Jewish Anti-Fascist Committee. Joshua Rubenstein, New Haven: Yale University Press, 2001, faqe 504.
[46] Po aty, faqe 492.
[47] Сталин и еврейская проблема: новый анализ [Stalin and the Jewish Question: New Analysis]. Zhores Medvedev, Moscow: Prava Cheloveka, 2003, faqe 168-170.
[48] Po aty, faqe 186.
[49] Stalin’s Last Crime: The Plot Against the Jewish Doctors, 1948–1953. Jonathan Brent, Vladimir P. Naumov, New York: HarperCollins, 2003, faqe 288; Cold Peace: Stalin and the Soviet Ruling Circle 1945–1953, Yoram Gorlizki dhe Oleg Khlevniuk, Sourcebooks, Inc., 2005, faqe 158.
[50] Сталин: Тайны власти [Stalin: Secrets of State Power]. Yuri Zhukov, Moscow: Vagrius, 2005, faqe 592.
[51] Stalin: The Court of the Red Tsar, Simon Sebag Montefiore, Vintage Books, New York, 2003, faqe 632-640.
[52] Stalin (in Russian). Moscow, Edvard Radzinsky, Vagrius, 1997, faqe. 24.
[53] “Communism and Anti-Semitism”, The Persisting Question: Sociological Perspectives and Social Contexts of Modern Antisemitism, Erich Goldhagen, Walter de Gruyter, 1987, faqe 389.