Koment
Skënder MULLIQI
Udhëheqës influencues që janë formuar të ne, nuk janë intelektualisht dhe moralisht të ngritur që të përballojnë sfidat që na imponon dinamika e duhur politico-sociale. Një problem qëndron në mes, që për shkak të narcizmit të tyre, ata e duan pushtetin më gjithë shpirt. Pse? Sepse pushtetet u sollën atyre përfitime të mëdha duke u bërë milionerë pa asnjë mund dhe pa fije turpi. Ata po mbështillën më postet e pa meritura, kështu që ndikimi i tyre, të paktën për mua është hipokrit dhe agresiv. Të paaftësuarit politikisht po ndikojnë kudo dhe po krijojnë kompani të devotshem primitiv, gjë që gjithashtu përfaqëson një rrezik për mirëqenie sociale dhe kulturore.
Një numur i tyre janë të preukopuar edhe më ideologjitë e mykura të shekullit të kaluar. Pavarësishtë se si e shikon, nuk u takon ndikuesve të pa kualifikuar politikishtë që tu lihet fati ynë në dorë të tyre. Po promovojnë lumturinë e tyre personale në kurriz të njerëzve të tjerë, duke sakrifikuar fytyrën dhe dinjitetin e njerëzve të tjerë. Dhe së fundmi, në dëm të të gjithë kombit duke theksuar veten si të rëndësishem, duke kontribuar në harresën kolektive të ngjarjeve dhe njerëzve të rëndësishëm për Kosovën. Dhe akoma më shumë po paketojnë gjëra të tilla jo vlera dhe jo vlera morale shoqërore dhe politike.
Kosova është një vend shumë i ri për të përballuar misione macabre politike, veçanërisht duke pasur parasysh varfërimin e vendit për shumë vite, qe ka ndikuar edhe në emigrimin e të rinjeve tanë në botë.Duke pasur parasysh shkallën në të cilën bota përballet me sfidat e luftës, dhe Atdheu me zhdukjen e popullsisë së saj, Kosova ka nevojë për më shumë njerëz të mirëfilltë të politikes dhe diplomacisë, inteligjentë dhe të aftë që do të punojnë ndërshmërisht edhe jashtë vendit për të përmbushur një vizion të forte shtetëror dhe kombëtar. Vetëm kështu ruhet imazhi i mirë i Atdheut, që shumë e kanë zvetnuar kuvendarët -matrapazë politikë.
Imazhi i Kosovës do të ndryshojë më punë të madhe dhe kur të gjithë politikanët janë në nivel profesional, duke krijuar instrumente të bashkimit dhe unitetit, duke i shërbyer kështu dinjitetit të Kosovës, duke promovuar marrdhënje të ndershme dhe konstruktive më njeri-tjetrin, por edhe më aurtoritet politike të botës demokratike. Duhet të shkatërrohet rrjedha e çmendurisë së tyre politike. Populli nuk duhet lejuar që të thithin të njejtën çmenduri nga njerëzit e çmendur për pushtet apsolut dhe për përfitime përsonale. Këta po e dëshmojnë përditë se janë turma analafabetësh potencial politik, e jo vetëm politikë…