(Përgatitur nga Arif Ejupi — me qëllimin t’u ndihmohet sadopak fëmijëve shqiptarë në Diasporë që ta mësojnë shqipen drejt e bukur)
1. Foljet në vetën e tretë njëjës të mënyrës lidhore
Të gjitha foljet, pa përjashtim, në vetën e tretë njëjës të kohës së tashme të mënyrës lidhore shkruhen me –ë në fund.
Shembuj të saktë:
të punojë, të lajë, të rrijë, të fshijë, të flejë, të flasë, të hedhë, të hapë, të marrë, të ikë, të ecë.
2. Mosshkrimi i j-së te emrat femërorë që mbarojnë me –i
Në emëroren e shquar njëjës nuk shkruhet dhe nuk shqiptohet j-ja kur emri në trajtën e pashquar mbaron me –i të theksuar.
Shembuj të drejtë:
• rini → rinia (jo rinija)
• shtëpi → shtëpia (jo shtëpija)
• djalëri → djalëria
• ushtri → ushtria
• liri → liria
• histori → historia
Pse?
Sepse mbaresa –a bashkohet drejtpërdrejt me –i të theksuar, pa j ndërmjetëse.
3. Përemrat pronorë (im, ime, yt, jote, ynë, jonë, juaj)
Këta përemra shkruhen pa nyjë të përparme kur përcaktojnë emrin.
Shembuj:
lapsi im, lodra ime, shoku yt, shtëpia jote, vendi ynë, shkolla jonë, miku juaj.
Pavarësimi i përemrit:
Kur përemri përdoret vetëm, atëherë merr nyjë:
i imi, e jona, i yti, i juaji.
Qëllimi i këtij materiali
Ky material synon të ndihmojë fëmijët shqiptarë në Diasporë, në mënyrë që:
• të ruajnë gjuhën e bukur shqipe,
• të mësojnë drejt rregullat themelore,
• dhe të mos ndikohen nga gabimet e përdorimit të përditshëm në mjedise shumëgjuhëshe.
ARIF EJUPI
Gjenevë, 9 Nëntor 2025












I respektuari z. Arif Ejupi!
Portali FL ua plotëson dëshirën dhe ua kënaq zemrën edhe të vegjëlve. Admin. Arben Çokaj publkon në këtë portal, jo vetëm shkrime për fëmijët shqiptarë në Shqipëri e Kosovë dhe trojet tjera ku ka shqiptarë, por dhe për ata në diasporë, dhe krejt këtë duke ju falënderuar publicistëve të mirëfillët, siç jeni edhe ju.
Drejtëshkrimi shqip nga Ju, më nxiti, në shënj respekti ndaj jush, t’i shkruaj disa fjalë nga poezia ime:
GJUHËN SHQIPE MOS E HARRONI
Ju shqiptarë në Diasporë,
rrini me libra e lapsa n’dorë,
shkruani, shkruani edhe mësoni,
gjuhën shqipe mos e harroni!
…
Respekt,
IMH