Me shqiptarët në Amerikë
Në një emision (Top Channel, Tiranë), veprimtari i njohur i çështjes shqiptare në diasporën në Amerikë, Ekrem Bardha, në rrëfimet e tij ndër të tjera hedh dritë për një ngjarje të kohës në Nju Jork në vitin 1960, ku mori pjesë në selinë e OKB-së ish udhëheqësi i dytë i partisë së punës dhe njeriu i qeverisë shqiptare Mehmet Shehu.
Me të dëgjuar se në selinë e OKB-së në Nju Jork kishte ardhur njeriu i qeverisë shqiptare Mehmet Shehu, thotë në rrëfimet e tij Ekrem Bardha, u organizuam nga Çikago, Nju Jorku, Detroiti dhe të qendrave tjera në Amerikë dhe shkuam para selisë së OKB-së duke brohoritur: Poshtë Mehmet Shehu, Poshtë Komunizmi në Shqipëri!
Derisa ne brohorisnim kundër regjimit komunist në Shqipëri, nga ana tjetër e qytetit në Nju Jorkut, vinte në drejtimin tonë një mase e madhe sa dyfishi ynë i mërgimtarëve grekë, që, me parolla në dorë kërkonin Korçën dhe Gjirokastrën tonë, thotë në rrëfimet e tij Ekrem Bardha.
Shiko videon, duke klikuar Watch on YouTube:
Bisedë e Ekrem Bardhës me Manushin në TopChannel
Kur turma greke afrohej afër nesh,ne harruam Mehmet Shehun dhe regjimin komunist dhe, ai na u bë si “vëlla” dhe pa një pa dy iu vërsulëm me çka patëm turmës greke dhe provokuese kundër Shqipërisë tonë.
Dhe,i rrafëm dhe i dërmuam grekët provokues deri në përgjakje, kurse gazeta “New York Times” “pati shkruar për këtë ngjarje të kohës para selisë së OKB-së në Nju Jork për përleshjen shqiptaro-greke për shkak të provokimeve me parolla”. Na jepni Korçën dhe Gjirokastërn, për shtetin helen në Athinë,ky ishte një rëfim i shqiptarëve në Amerikë, që, tash e një shekull janë në ballë të veprimtarisë për çështjen shqiptare në hapësirën etnike në Ballkan.
I veçantë në ketë udhë të madhe kombëtare është veprimtari i njohur nga Detroiti, Ekrem Bardha.
Skënder Karaçica
Executive Director
Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: S_Karaqica99@Hotmail.Com