MILAZIM S. MALIQI
Ushtarët e NATO-s, në Mitrovicën e Veriut u rrahën nga Christopher Hill, Gabriel Escobar, Jeffrey Hovenier, në bashkëpunim me Aleksandër Vuçiqin, dhe me argatë brenda LDK-së dhe PDK-së.
Këtë gjellë speciale Antony Blinken e shijoi goxha me ëndje. Madje shijen e saj ua transmetoi edhe “babëlokëve” tjerë të SHBA-së.
E çuditshme dhe e pashpjegueshme si mund të shijohet gjella ballkanike kur Serbia, me aleaten e saj Rusinë, po pati forcë SHBA-në, do ta hiqte brenda natës nga faqja e dheut.
“Babëlokët” amerikanë do t’i kuptojnë djallëzitë e Hillit, Escobarit, dhe Hovierit, vetëm atëherë kur nga kjo gjellë e keqe do t’i kap barkqitja. Mirëpo, atëherë do të jetë tepër vonë.
Hill dhe Escobar shihet nga aeroplani pa dylbi që i ushqejnë apetitet e Aleksandër Vuçiqit, anipse Vuçiq, pionierë i kriminelit Millosheviq, publikisht pati kërkuar vrasjen e të gjithë boshnjakëve myslimanë në Bosnje dhe Hercegovinë.
Hovenier ka hyrë në këtë valle duke parë konkurrencën dhe interesat e rusëve dhe kinezëve me disa aleatë të tyre të heshtur brenda Unionit Evropian rreth Beogradit dhe Prishtinës.
Kurse, Blinken bën atë që i thonë hyzmetçarët e tij, të cilët për lekë shitën si lavire bordelesh.
Në këtë farë maskarade të parapërgatitur pse nuk u rrahën policë e ushtarë amerikanë, gjermanë apo francezë por pikërisht hungarezë dhe italianë?!..
Sikur edhe një gërvishtje t’u bëhej ushtarëve amerikanë, gjermanë dhe francezë Vuçiq do t’i zverdhte brekët.
Hungarezët me një Kryeministër si Viktor Orban, këmbë e krye pro-rusë do të konsiderohen tepricë teknologjike dhe do të zhdëpën dajak nga lloj-lloj huligani serbë.
Giorgia Meloni e “Fratelli d’Italia”p o shtirret sikurse së ka parë e as dëgjuar asgjë
Ky indiferentizëm i saj e bëë edhe më “azgan “Vuçiqin, që tërë natën mbjellë fashizëm e urrejtje, e gjatë ditës në Medie kërkon çati të përbashkët me fqinjët, nëpërmjet njëfarë varri të hapur për shqiptarët të ashtuquajtur: “Open Ballkan”.
LDK, PDK dhe AAK që kanë llogaritur në pushtet të pakufishëm po veprojë sikur pakokë. Ato vetëm për ta larguar Albin Kurtin nga pushteti hyjnë në aleancë me dreqin dhe të birin.
Pamenduar asnjëherë që për 20 vjet udhëheqje, Kosovën e kanë bërë lamë thiu.
Ndërkaq, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama me sjelljet e tij ndaj Vuçiqit lë përshtypjen se është dylber i tij, apo anasjelltas. Ata gjatë do të vazhdojnë me muajin e mjaltit.
Dritan Abazoviç i Malit të Zi edhe uji kur pi e kopjon vëllain e tij simaez Edi Rama… Dihet që Abazoviq është telekomandë në duart e qarqeve pro-serbe. Përndryshe edhe sikur t’i kishte 1 mijë vjet jetë s’do ta ulte bythën në kolltukun e Kryeministrit të Malit të Zi.
Ai sikur ta ndjente veten shqiptar nuk do ta mbante në prapanicë, pa kurrfarë zori prapashtesën viçi.
Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut e kanë bërë nijet me u flijua për “All’ahun” Atyre Turqia në çdo qytet e fshat u ka ndërtuar xhami edhe pse me stomakun bosh s’e kanë dert, se për botën tjetër vizat për xhenet i kanë të sigurta nga Recep Tayyip Erdogan, sikur dikur paraardhësit e tyre prej kara-Abdyl-hamitëve.
Dërgoi për publikim, Arif Ejupi, gazetar