Gani I. Mehmeti
“Do të përsërisË se ne e respektojmë integritetin tuaj territorial dhe kur është fjala për Kosovën, ne kurrë nuk do lejojmë që të zhgënjeheni”, ka pretenduar Fico, kryeministri i Sllovakisë, në takim me Aleksandër Vuçiqin. (Bota Sot, më 21.11.2024).
Nuk çuditemi fare me qëndrimet tuaja, duke e ditur qëndrimin e Lajçakut, «ndërmjetësusesiet» të lehtësuar për Serbinë në dilaogun me Kosovën. Zatën, këtë e kemi thënë sa e sa herë, nga që shihej qartë animi i tij ndaj Serbisë, i cili vazhdimisht kërkonte vetëm nga Kosova t’i jipte Serbisë, por kurrë nuk kërkoi nga Serbia për njohjen e Kosovës, si qëllim final i bisedimeve.
Tani, ti me përkrahjen e Serbisë në raport me Kosovën, doli gjithçka në shesh dhe, përkundër zgjatjes së madatit për bisedime të Lajçakut deri më 31 janar 2025, BE-ja do duhej t’ia ndërpresë mandatin menjëherë, meqë shihet qëndrimi juaj proserb dhe kundër Kosovës së lirë e të pavarur.
Njeriu ka të drejtë të zgjedhë mikun. Dhe çfarëdo që është ai, thuhet se nuk ka shoq pa shoq! Kështu, edhe Vuçiqi, gjen mikun e tij në Sllovaki pse ështi si ai.
Mandej, për të drejtën e shtetësisë së Kosovës, e dha fjalën edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, për çka, ti si kryeministër i një shteti të Bashkimit Europian, do duhej të ishe i arsyeshëm dhe ta pranoje, pa marrë parasysh sa jeni të afërt si sllav me serbët.
Është për keqardhje se si një shtet i Bashkimit Europian të ketë qëndrime të tilla, nga që nuk është demokratike më sundimi i një poçpulli nga një popull tjetër, aq më tepër kur Kosova ka qenë për 87 vite herë pas here e pushtuar nga Serbia, por asnjëherë nuk ka qenë territor i Serbisë, Fico, duam të të përkujtojmë se, Aleksandër Vuçiq ishte bashkëpunëtor i Millosheviqit, i cili trazoi tërë ish Jugosllavinë, nisur nga Sllovenia, Kroacia, Bosna e Hercegovina dhe Kosova. Në këto luftëra janë vrarë me qindra mija njerëz të pafajshëm.
Pamëshirshëm janë masakruar gra, fëmijë, pleq e plaka, për çka ka ardhur deri tek ndërhyrja e NATO-s në vitin 1999, për ta shpëtuar popullin shqiptar në Kosovë nga gjenocidi.
E, të përkrahësh Vuçiqin, do të barazohesh me të!