7.5 C
Tirana
E enjte, 12 Mars 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj Retija nuk është rutinë

Retija nuk është rutinë

0
Ganimete Thaçi

Fragmente nga qëndresa emblematike e formacioneve të UÇK-së

Ndonëse duket sikur ishte një epokë tjeter, nuk është më larg sesa muaji Maj i vitit 1998, ku bazat e para ushtarake të UCK vendosen në Reti. Më 17 Korrik 1998 ka qenë beteja më e lavdishme në Retij, ku pas 12 orësh luftime, serbet dorzohen perballë UCK-së.
Në shtatorin e atij viti në Retij formohet shtabi i zonës operative të Pashtrikut ku komandant i zonës ka qenë Ekrem Rexha, komandant Drini me 3 brigada 124, 125, 126.

Ishte 8 Mars 1999, kur njësia speciale e brigadës 125 vjen nga Retija dhe vendoset në fshatin Jeshkov. Me nje kamion mercedez benz 508 ngjyrë e kaltërt dhe shofer ka qenë Selim Morina nga Landovica. Qëllimi i kësaj njesie ka qené riformimi i shtabit të Vrrinit, sepse ky shtab është shpartalluar në vitin 1998 nga forcat serbe, ku nga ky shpartallim i vitit 1998 ka ra dëshmor – Xhevat Berisha.

Shtabi I Vrrinit ka qenë urë lidhëse për furnizimin e UCK me armë nga Shqipëria (zona Kukësit dhe e Gores). Prandaj u rithelemua si njësia e parë dhe u vendos njësia 125. Për të rithemeluar shtabin e Vrrinit kjo ishte rruga: Retij-Grazhdanik-Kobaj- Vlashnje-Poslisht-Hoq dhe janë vendosur në Jeshkov. Pjesë të ksaj rruge rithemelimi të këtij shtabi do të ishin 30 veta në nisje të rrugës për t’iu bashkuar më vonë dhe disa të tjerë të zonës, ku gjithsej do bëheshin rreth 50 veta. Për fatin e tyre të keq u tradhtuan dhe u informua sigurimi serb.

Më 11 Mars 1999 është bërë rrethimi nga Opoja, rreth ores 3 të mengjesit, në rrugën Prizeren-Dragash, që kalon mbi Zhur, lëvizin kolona të mëdha mjetesh ushtarake, saqë për një moment shumë banorë të Zhurit zgjohem nga gjumi me mendje që ra tërmet e kur dalin në oborr shohin kolonën e autoblindave dhe tankave që shkojnë drejt Opojës, ku sipas informacioneve janë angazhuar 3800 forca Serbe kundrejt rreth 50 ushtarve të UCK.

Minutat u ban vite për pritjen e ndonjë lajmi mbi këto zhurma që tundën vendin, e më në fund darka erdhi për lajmin e kopshëm që u dëgjua në TV e Prishtinës. Kulmi i dhimbjes s’kishte skaj degjohet që kto cilirimtar që ishin lodhur në shpirt duke jetuar në token autoktone si të huaj u quajtën grup terroristësh. Këto trima ushtar që luftuan kundra 3800 forcave serbe. Ishin vën në dijeni që do sulmoheshin nga një vajz që pjes të grupit kishte të fejuarin por nuk e quan nëpër mend të iknin por vran shumë serb numri i të cilëve nuk u ba i ditur për arsye të politikave të kohës ishte një betej o jet o vdekje.

Të vrarët serb jan ngarkuar me kamion dhe kamioni që i transportoi lau me gjak rrugët e fshatit nga kaloj duke kulluar plaget e panumerta që moren. kurse nga këto shqiptar trima -9 jan vra -10,11 jan pa varr -10,12 kan marr plag te rikuperushme dhe shpëtuan.Të nesermen UCK-ja njofton që varrimi I tyre do të bëhet më 17 mars në Pagarushë kurse në atë kohë në Gazeten ditore Bujku jepet informacioni se varrimi do të bëhet në Krush të madhe kjo për faktin që donin me humb gjumë nga forcat serbe në mënyrë që ceremonia të shkonte sic duhet.

OSBE sla askënd me shku dhe ngul këmb mu tërheq kufomat edhe pse okupatori serb këmbëngulte ti quante terrorist dhe ti merrte kufomat, përfundimisht s’ia dolën dot, gjithsecili nga dëshmorët kishte jo vetëm familjen afër por cilindo shqiptar të Kosovës që e pati të mundur me marr pjesë në varrimin e këtyre heronjve. Nga Prizereni deri në Landovic ishte vargu i të pranishmëve që u organizuan në marrveshje me UCK-në, ku familjarët ishin të garantuar në Landovic. Kolonën e ndal policia serbe e aty pashë këmbënguljen e OSBE së për të nderuar dëshmorët rrefen nje familjar.

Bashk me OSBE-në rruga vazhdon për përcjelljen e sigurt të gjithsecilit prej të pranishmëve hyn në fshatin Piran për të marr rrugën drejt Pagarushës aty ishte një emocion i jashtzakinshëm të gjithë shkollat kishin dal në rrugë me lule nw dorë duke i hedh mbi kamionin duke nderuar dëshmorët. Ishte një përzierje emocionesh ishte dasëm apo vdekje gjith kjo rrug e gjat gjith kjo kolon njerzish që na u bashkangjitën dhe hedhja e luleve që ishte krejt befasi ngajnte sikur skenari i ndonje regjizori tejet të suksesshëm. Kësaj rruge të gjat i erdhi fundi rreth ores 3-4 pasdite arritëm në Pagarushë aty binde shi e borë bashk, ftoht dhe gjat gjith rrugës për her të parë pash bunkerat e UCK-së. Kur arritëm akoma po qelnin varret e shokëve të rën dëshmor rrefen nje tjeter famijar.

Kto ishin Dëshmorët e 11 Marsit 1999 plot 27 vite më von dicka mundë të themi me siguri Lulet e atij Marsi duhet të jen marsia e këtij kombi.

Ganimete Thaçi
11 Mars 2026

Dërgoi për publikim Denis Hata, gazetar

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.