PAVETËDIJA QË FLET
(Shiko tani kur të reagojë Genta Mertiri, se e ka qejf Frojdin si Lisi)
PS ka planifikuar mbushjen e kutive, urdhër nga Belinda, vetëm 21 vota PD-së në Fier, e 26 në Vlorë. Dhe pasi kanë kapur këta të PD-së, një kompjuter të njërit nga stafi i Belindës, Berisha që duhet të ikë, e jo Rama, denoncon, se e kanë kapur edhe skemën e hajnisë.
Dhe kjo skemë banale hajnie shtensionohej me Zegjinenë: “O Gazo, o balerin, po ti paske qenë spiun i madh!” Hahahahaha… Zbavitje e madhe. Vidhnin e blinin vota nga një anë, e nga ana tjetër tallnin bythën, të bënin budallë. E këtyre që i ndjekin, këta mjeranë e hajna votash e parashë publike, u duken njerëz të zgjuar, se nuk bëjnë shtet, por vjedhin shtetin. “Ua ka bërë Zoti rrisk!” – thonë. Simpatizojnë njerëzit e liq, kënaqen me hajninë e poshtërsinë e tjetrit, e në fund habiten e pyesin: “Pse nuk bëjmë shtet ne shqiptarët?!“.
Dhe kanë gjetur disa kuti, me vetëm 21 vota për PD-në në Fier e 26 vota për PD-në në Vlorë, dhe e kanë denoncuar në Prokurori. SPAK nuk i pranon faktet. E mbështetësit e PS-së, thonë, “na ha rrushin, ku i ke faktet…?! Hahahahaha…” Pra, kënaqen duke qeshë. E si bëhen faktet fakte, kur nuk i pranon as Prokuroria? U rroftë Rama – Mbret – Habemus.
Ai do të rrijë aty pa zgjedhje. Sa gjatë? Kjo mbetet për t’u parë, se si e them unë një varg në një poezi: “E gjithmonë, gjithçka, e ka një fund!“