Arben Çokaj
(Neandertali përballë Frojdit!)
U përpoqa me vëllezërit e mi,
të ndërtoj një Perandori,
nipat u dhanë pas hekurave (makinave),
vëllezërit më vodhën, e u dhanë pas rakisë
shkuan për lesh, pas vesit e shfrenimit,
arsyen, ma morën për dobësi…
axha me të bijtë erdhën e më shanë me libër shtëpie,
kot së koti, për një kanal që hapa në pronën time
pastaj i humbën 50 milionë në pronësi…
si @joridefi në TikTok, që humbi gjysmën e pasurisë.
Nuk e dija, ku e kanë hallin asnjëri…
u habita edhe unë si At Zef Pllumi,
thashë, “si mundet një komb kaq i vogël,
me nxjerrë kaq shumë kriminela?”
si mundet njeriu të dominohet nga marria
e destruktiviteti?
“Populli em u ba rob, se nuk pati dien”
– thoshte Klementi IX, Albani
Racë e padituir, e pamend
e degraduar nga vesi e paburrnia, e poshtërsia…
Nuk mund i bëra dot bashkë,
njerëzit qeshën, e më pas panë veten,
nuk ndryshonin shumë, kishin të gjithë hallet e veta,
të njëjta, i mbyti orientali, mentaliteti dallkauk
Neandertali,
smira, zilia, llupsëria si Belën e Ramën, verbëria…
“njeriu primitiv nuk ndryshon shumë nga një i sëmurë psikik”
– thoshte Jungu,
ende bagëti… instiktet bazë të mbijetesës…











