QYTETI I BAJGAVE – me rrugë të shqyera

0
Qyteti i Koplikut

Arben Çokaj

Kështu i tha një drejtues komunist i Shkodrës dikur Qytetit të Koplikut, sepse lopët kalonin përmes qytetit e baglonin…

Në epokën e gurit, qendra e qytetit u shtrua me rrasa guri, për mrekulli, u harxhuan 6 milion Euro për atë investim, por siç edhe mund të pritej, gurët lëvizën vendit e rruga është bërë me gropa! Tani duhet një investim tjetër, që qendra e Koplikut të shtrohet me asfalt. Siç ka qenë mot-moti.

Në Shqipëri kemi vetëm qendra, se rrugët e tjera të qytetit e bashkisë i kemi përtokë, ose të shtruara keq, ose fare. Dhe qendra ndodhë që bëhet sa herë që vjen kryetari i ri, se edhe aty investimi bëhet keq. Tepër keq!

Kur kryeministri erdhi në Koplik dhe pa qendrën e bërë me rrasa guri, pyeti: “ku shkuan 6 milion Euro?” Kryetari fjalëpakë i bashkisë, ia ktheu me takt: “pyet deputetin…”, e kështu investimi në qendër, u pranua.

Por tani, në vend që të kërkohen fonde për të rregulluar rrugët e tjera të Bashkisë, që kanë aq shumë nevojë, në fushë e në male, po kërkohen fonde prapë për qendrën…

Ne veriorëve fajin na e ka jugu gjithmonë, që s’i bëjmë rrugët tona mirë e si duhet. Fondet jepen, por deputeti e di se ku shkojnë ato, që rrugët bëhen si në kohën e Asimit… 2-3 cm trashësi asfalt, maskoje me zhavor anash dhe e gëzofshi!

Si me e pasë hangër qentë! E gjithmonë: në kërkim të fondeve!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.