Qenësorja e ndërtimit të karrierës është profesionalizmi, ndërgjegjja dhe morali…

0
Skënder Mulliqi

Koment

Politika nuk është diqka epshore, nuk është pornografi hakëmarrëse, por është një profesion fisnik nese ushtrohet më fisnikëri. Politikanët e pas luftës shumë i mohuan vlerat politike, i mohuan vlerat morale…!

Skënder MULLIQI

Njeriu duhet të ndërton karrierë meritore, duke qëndruar vertikalisht, duke plasuar të vertetën e jo rrenën dhe manipulimin. Ata që synojnë të ndërtojnë karrierë politike, duhet shumë të kanë kujdes që mos me ia thyer shtyllën kurrizore shoqërisë në të cilën jetojnë. Tjetër, e që është qenësorja e ndërtimit të karrierës është profesionalizmi, ndërgjegjja dhe morali i lartë në politikëbërje, e që pak e pamë gjatë këtyre viteve të shtegtimit në liri. Politika nuk është diqka epshore, nuk është pornografi hakëmarrëse, por është një profesion fisnik nese ushtrohet më fisnikëri. Politikanët e pas luftës shumë i mohuan vlerat politike, i mohuan vlerat morale. Është bërë e ditur tashmë në opinionin e gjërë publik, se cilët ishin njerëzit të cilët e drejtuan partitë kryesore politike dhe e drejtuan edhe shtetin.

Shumë nga këta njerëz nuk ishin as përafër në nivelin e kërkuar që kërkon shtëtndërtmi dhe mirëqenja, zhvillimi shoqëror dhe ekonomik i vendit të dalë nga flakët e luftës çlirimtare. Shtetin më shumë e trajtuan si plaqkë. Gjithëçka u shikua mbi bazat e intereseve përsonale, partiake dhe klanore, duke qitur në margjina interesin e përgjithshem. Futen ndarjën mbi bazat partiake, farefisnore e krahinore. Ata e lartësuan vetën duke u shkëputur nga interesat e popullit. Privatizuan gjithqka për vete duke u pasuruar në mënyrë jo ligjore. Sollën ndarjën edhe mbi bazat klasore në përsosmëri, nese mund të flitet për përsosmëri në këtë temë. Krijuan një klasë jo-punëtore, mbushën ndërmarrjet shtetërore me ata që as nuk vijnë të punojnë për paga të larta dhe i lejuan tregtarët të kenë duart plot. I kanë pasuruar ata që bëjnë punë të rëndomta për ta, duke i privuar nga të drejtat ata që nxihen për një kore buke.

Ashtu si në epokën e aparteidit, edhe pse si një pakicë e dukshme, i mohuan shumicës barazinë politike dhe ekonomike me ta. Nuk u trajuan të gjithë të barabartë edhe pse ate iu sigurojnë ligjet dhe Kushtetuta. Në skenarin më të mirë, një pjesë e madhe e politikanve ishin për paqe civile – që qytetarët të jenë të qetë ndërsa ata po punonin pa pengesa. Dhe kjo nuk është më një mundësi. Por qytetarët dhe publiku duhet të përdorin të gjitha mjetet në dispozicion për të mbrojtur shtetin dhe mediet e pavarura, para së gjithash në interesin e tyre jetësor. Qëllimi i gazetarisë të pavarur ka qenë gjithmonë dhe tani është të kontrollojë veprimet e atyre që kanë pushtet të madh dhe që kërkojnë ta rrisin atë sa më shumë që të jetë e mundur. Nëse ata eliminojnë pengesën që përfaqëson gazetaria e pavarur, pushteti i oligarkëve, politikanëve dhe biznesmenëve “të diskutueshëm” bëhet fjalë për fjalë i gjithëpushtetshëm, dhe qytetarët, publiku dhe interesat e tyre reduktohen në objekte të thjeshta manipulimi…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.