Fjalë paraprake
Shkruan: Ajete Zogaj
Në vitet 1964 e 1965 Anton Nikë Berisha botoi poezitë e para për fëmijë e për të rritur në revistat “Pionieri” dhe “Jeta e re” të Prishtinës, ndërsa më 1968 në revistën “Fjala” punimin e parë në fushën e studimit të letërsisë kushtuar analogjive të porosive të fantazmave të Gjon Kastriotit të veprës “Istori e Skënderbeut” të Naim Frashërit dhe Babait të Hamletit, princit të Danimarkës, të veprës “Hamleti” të Shekspirit, për të vazhduar pastaj me dhjetëra studime monografike, romane, antologji, zgjedhje poezish, vëllime me materiale të letërsisë gojore dhe përgatitjen e kompleteve të veprave të autorëve të arbëreshëve të Italisë.
Gjatë punës mbi njëzet vjeçare në Institutin Albanologjik të Prishtinës, pastaj për 23 vjet në Universitetin e Kalabrisë, ku ligjëroi letërsinë, Anton Nikë Berisha e pasuroi veprimtarinë e vet, qoftë me vepra letrare poetike, qoftë me ato studimore, duke na dhuruar një varg veprash me vlerë në të dy fushat.
Se veprat e Anton Nikë Berishës kanë zgjuar interesim të madh tek studiuesit, shqiptarë dhe të huaj, e dëshmojnë disa vëllime e monografi që janë botuar për veprat e tij letrare dhe shkencore në këtë dekadën e fundit[1].
Punimet që i kam përfshirë në këtë libër – Vepra me rëndësi të shumëfishtë, të shkruara në vitet e fundit, dëshmojnë interpretimin dhe komunikimin tim me disa nga veprat kryesore të Anton Nikë Berishës në fushën e letërsisë dhe të veprimtarisë shkencore. Ato kanë për qëllim, para së gjithash, njohjen dhe ndriçimin e mëtejshëm të vlerave që i cilësojnë këto vepra, të cilat e pasurojnë dhe e lartësojnë traditën tonë, qoftë atë letrare, qoftë atë shkencore.
Prishtinë, shkurt 2021
[1] – Roman i bukurisë së pamort dhe i trishtimit të pashuar. Rreth romanit “Gjin Bardhela i arbresh& Etja e gurëzuar” të Anton Nikë Berishës. Zgjodhi dhe përgatiti Labinot Berisha. E botuan “Faik Konica” & “Shpresa”, Prishtinë 2006.
– Domenico Corradini H. Broussard, Narrando gli abissi. Tre romanzi di Anton Nikë Berisha. Rrëfime të thellësive. Rreth tri romaneve të Anton Nikë Berishës. “Faik Konica”, Prishtinë 2009.
– Prend Buzhala, Kode poetike të mbijetesës shpirtërore. Mbi romanet për të rritur të Anton Nikë Berishës. “Argeta – LMG”, Tiranë 2009.
– Vepër e pasur dhe e qenësishme. Nëntëdhjetë e dy punime të gjashtëdhjetë e një autorëve për veprat e Anton Nikë Berishës. Zgjodhi dhe përgatiti Labinot Berisha. Botim i përbashkët: “Argeta – LMG”, “Faik Konica” dhe “Fjala Hyjnore”, Tiranë – Prishtinë 2011.
– Isak Ahmeti, Mëvetësi e studimit dhe e krijimit të letërsisë. Mbi disa vepra letrare të Anton Nikë Berishës. “Faik Konica”, Prishtinë 2014.
– Anton Çefa, Krijimtari e nivelit të lartë shkencor e artistik. Mbi disa vepra shkencore dhe letrare të Anton Nikë Berishës. “Faik Konica”, Prishtinë 2015.
– Vepër e pasur dhe e qenësishme. Vëllimi II. Njëqind e pesë punime të gjashtëdhjetë e tre autorëve, shqiptarë e të huaj, për veprën letrare dhe studimore të Anton Nikë Berishës të shkruara në periudhën shtator 2011 – dhjetor 2016. Zgjodhën dhe përgatitën Labinot Berisha dhe Mehmet Gëzhilli. “Argeta LMG” & “Faik Konica”, Tiranë – Prishtinë 2016.
– (Hamdi) Erjon Muça, Në botën e thesareve poetike. Vëzhgime për shtatë vepra të Anton Nikë Berishës. “Faik Konica”, Prishtinë 2016.
– Romanzo di estremabelleza. Ventiduescrittori e studiosi italiani e arbëreshë sul romanzo “La sete pietrificata” di Anton Nikë Berisha. A cura di Albana Alia& Labinot Berisha, “Faik Konica”, Prishtinë 2016.
– Roman i bukurisë së skajshme. Njëzet e pesë shkrimtarë dhe studiues italianë dhe arbëreshë për romanin “Etja e gurëzuar” të Anton Nikë Berishës. Përgatitur nga Albana Alia dhe Labinot Berisha. Shtëpia botuese “Faik Konica”, Prishtinë 2017.
– “Prushi i bukurisë – Një përmendore poetike për artin e fjalës. Njëzet e gjashtë punime të autorëve shqiptarë dhe të huaj për veprën Prushi i bukurisë – Përsiatje poetike për artin e fjalës të Anton Nikë Berishës. Zgjedhur dhe përgatitur nga Albana Alia dhe Labinot Berisha. Shtëpia botuese “Beqir Musliu”. Prishtinë 2017.
– Isak Ahmeti, Vepra vlerash të mëdha poetike. Qasje disa veprave të Anton Nikë Berishës. “Faik Konica”, Prishtinë 2018.
– (Hamdi) Erjon Muça, Libër për një libër. Studim për romanin “Gjin Bardhela i arbresh& Etja e gurëzuar të Anton Nikë Berishës. Shtëpia botuese “Faik Konica”, Prishtinë 2019.
– Roman vlerash të jashtëzakonshme poetike. 52 punime të autorëve shqiptarë dhe të huaj për romanin “Gjin Bardhela i arbresh& Etja e gurëzuar” të Anton Nikë Berishës. Zgjodhën dhe përgatitën për botim Albana Alia& Labinot Berisha. Shtëpia botuese Faik Konica, Prishtinë 2019.
– Giuseppe Napolitano, Qasje veprës letrare të Anton Nikë Berishës. Approccioall’opera letteraria di Anton Nikë Berisha. Shtëpia botuese “Faik Konica” 20019.
– Fatmir Minguli, Vepra që i bëjnë nder letërsisë dhe botës. Shtëpia botuese “Faik Konica”, Prishtinë 2019.