Psikopati e nivelit të lartë!

0
Deda

Arben Çokaj

Vrasja është e fundit, por shqiptarët e shohin si mundësinë e parë. Të vras! Tjetri nuk ha pykë. Vjen dita dhe e vret!

1. Më shumë se 20 vjet duke pritë kur po e merr pronën. Bashkia psikopate ka futë disa familje psikopate në ndërtesën e tjetrit, që éshtë ndërtuar dikur nga shteti në pronën e tij, ai pret me familjarët e tij kur po e marrin dhe zhvillojnë atë pronë të tyre, por të tjerët tallen me të e me pronën e tij, gjykatësi i Apelit, Kalaja, që ka barkun më të madh se trurin, ua shuan dritat. U errën sytë. Nipi nxjerrë revolen e fshehur nën brez e bam, bam, bam.

A është zgjidhje kjo?! A ka zgjidhje tjetër? Jo. Në këtë psikopati globale, atyre u duket se nuk u ka mbetë rrugë tjetër.

Këta janë nga raca e atyre njerëzve, që Rama si rak i ngrehur, se ka vjedhë votat e pushtetin, u rrëzon shtëpitë në Theth, në tokën e tyre! E i duket se po bën begeni të madhe.

2. Në Theth, pranë një shtëpie të vogël kasolle, të mbuluar me llamarina gjysëm të ndryshkura, ngrihet një shtëpi e re, e bukur, 3 katëshe. Rama i çon IKTM-në, i vënë dinamitin investimit disa vjeçar të një familjeje normale shqiptare dhe bam ia hedhin në erë. Gëzim i madh për Ramën destruktiv, që ka patur sukses në këtë vend me psikopatitë e tij, duke shitur rrena, premtime e imazhe – iluzione. Ke ndërtuar në tokë publike i thotë, je pa leje. Ai ka ndërtuar në fakt, si gjithë ne tjerët në tokën e vet! Por a duhet marrë leje?! Patjetër. Por ec e merr leje se! Pa paguar nuk të jep kush leje. Nëse unë psh. kisha pritë për leje, do të isha pa shtëpi edhe sot, 35 vjet pas hyrjes së demokracisë në këtë vend!

Na e keni bllokuar jetën zotëri e po na shitni pordha! A kam të drejtë të jetoj, o patrician i mbetur në mentalitetin oriental e në mesjetë?! Se po të dukemi të gjithë more hajvan, se ke marrë pushtet prej nesh! A veç ti ke të drejtë të jetosh?!

3. Një biznesmen lokal, ish-deputet, ka blerë hotelin Rozafa, po bën miliona. Tani po e rregullon vendin aty, për të bërë një kullë të lartë 37 kateshe në qendër të Shkodrës, e gëzoftë. Si merr leje ky, e tjetri as për një shtëpi nuk mundet?! “Se jep para…” – thotë dikush, që e din si shkojnë punët këtej. Në këtë vend nuk mund të jetosh si njeri i ndershëm, vetëm si kriminel. Shteti i inkriminuar po e bën këtë popull gradualisht kriminel. E cili është fitimi në fund?! Humbja do të jetë më e madhe! Padyshim.

Kemi të bëjmë me një shtet të marrë, që nuk funksionon e kjo krijon konflikte. Kemi një shoqëri në anarki, që për mbijetesë, secilit i duket vetja mbret e konkurrojnë me njëri-tjetrin, se nuk ka parime e hierarki! Prandaj kur gjërat shkojnë në ekstreme e drejtësi nuk ka, fillon vetëgjyqësia, si në kohën e turkut… Shtet pa shtet, pa rregulla.

Injoranca është shkaku i të gjithë marrëzive!

Në foto, Ded Pjetër Kola, dhe shtëpia e tij prapa,
e cila po bëhet gati të hidhet në erë me tritol.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.