Pse e lash podrimçaken në lloç?

0
Bardhyl Demiraj

Profesor Bardhyl Demiraj, djali i profesorit të madh, Shaban Demiraj, gjuh. ish kryetar i Akademisë së Shkenc. në Shqipëri

(alias, Pse ndërpreva fetonin për podrimçaken?)

Konferenca e mësuesve në Malmö

Ish udhëheqja e mëparshme e Kosovës ështe fajtore për të gjitha këto të këqija, që as tash Kosova nuk po mundet me nejt n’kâm të veta

Ngjarjet që po përseritën tash e 24 vjet në Veriun e Kosovës

Perëndimi po na ktheu shpinën

Edi Rama, me Aleksandar Vuči ć*) kundër shtetësisë dhe sovranitetit të Kosovës. Ai punon natë e ditë kundër intersave shqiptare, sidomos të atyre të Kosovës. (?!)

Është hera e tretë që nuk i kam përfundua shkrimet e mia në vazhdime, në formë të fejtoneve.

Prof. Enver Hysa, Sinan Kastrati (ne mes) dhe prof Bardhyl Demiraj, Malmö, 26 maj 2023

Herën e parë ka ndodhur kur shkruaja për “luftën” në krahinën e Llapushën*)

(“A kishte luftë, çlirimtare në rrethin e Llapushës …”) dhe “kryeheronjët” e saj.

Kur botohej për herë të parë fejtoni në portalin “Shqiptari.eu” një nga viktimat, që ishte heroi dhe personazhi im më shkruante: “Ndërpreje se puna është keq ! Ma kanë rrethua shtëpinë… “.

Iu luta Idriz Morinës, ish “pronarin”, përgjegjësin e portalit ”Shqiptari.eu” që ta largoi së pakut një fotografi të heroit tim të shkrimit, më e pakta që mund ta bënte ai dhe unë pasiqë publikimet e mia shpejt shprëndaheshin dhe publikoheshin në shumë portale të tjera në gjuhën shqipe sepse në Kosovëë fjala e lirë ishte “mollë e ndalueme”.

Në konferencën e mësuesve, 26 maj ’23 Malmö

Idrizi, më tha:
– Ti po frikësohesh.
– Jo bre Idriz, unë nuk frikësohem por ata që janë atje, po më shkruajnë që janë të kërcënuar me jetë nga bandat e ish komandantëve tä “Malishevës”.

Hera e dytë, që u ndërpre fejtoni por nuk zgjati shumë, më shkruajtën nga gazeta Bota e Sot se duhët me e ndërpre, fejtonin se ka shumë reagime e pakënaqësi në Drenofc të Zatriqit dhe Rahovec, ishte një fejton, gjithashtu për “luftën” por kësaj radhe për një krahinë tjetër, fqinje, për krahinën e Podrimës, për disa katunde, komuna e Rahovecit *)

Edi Rama, me def duke kënduar

Nuri Beu

Më 25 e 26 maj 2023, u mbajt konferenca e rregullt vjetore e mësuesve shqiptarë, e cila meriton fjalë të mira, me gjthë dobësitë që po e përcjellin sepse sikur ne jemi të prirur që “udhëheqësit” edhe pse të mplakur, nuk e ikin b… nga karriga por dëshirojnë të mbeten edhe për një kohë, të bëhen sundimtarë, sulltanë me ferman *)

Kështu më ndodhi (edhe mua). Në kohën e pushimit, gjatë kohës sa konferenca zhvillonte punimet, në pushime kur pinim kafe, hanim drekë e bisedonim, një nga të mysafitët e ftuar i cili ligjëroi qysh është më së miri, gjatë bisedës me mua e përdori një fjalë, foljen “kam”, gabimisht, “na kena”, në vend të “na kemi”, unë i thash miqësisht dhe në mënyrë shumë dashamirërse:

– Kusheri, “na kena”, është gabim të thuhët. Në vetën e dytë shumës thuhët “ju keni”

Unë kam,
Ti ke,
Aii (ajo) ka dhe
Ne kemi,
Ju keni,
Ata (ato) kanë.

Dhe natyrisht ia shpjegova, vëllazërisht kohët e foljes, vetat (të parën, të dytën dhe të tretën, dhe numrin njëjës e shumës.

Unë nuk e vërejta se afër meje, prapa kishte qenë ”Nuri Beu”, një plak matuf, që më shumë se gjithkush tjetër i ngjante Nuri Beut *).

Ngjarjet në Veriun e Kosovës, që ndodhën këto ditë, bashkë me konferencën që u mbajtë në Malmö ndikuan që ta lë “podrimçaken në lloç” *), nuk munda të shkruaj por nuk e harroj e as lë në lloç podrimçaken.

Sigurisht se nuk do ta ndërpreja fejtonin ama, nuk shkruhën vjersha dashurie kur toka dridhet e njerëzit vriten e atdheu është në rrezik.

Dy fejtonat e mëhershëm që i përmenda më parë e i ndërpreva shkas ishin bandítët e Kosovës, kurse tash kur Kosova është në rrezik, janë bandat serbe të Kosovës të nxitura nga Beogradi e të përkrahura edhe nga … mjerisht dhe BE-ja por edhe liderët e opozita e Kosovës bashkë me kreyminstrin e Shqipërisë, Edvin Kristaq Ramën.

Përveç shteteve të mëdha, na kritikuan edhe pasrtitë e dala nga lufta, (pdk-ja, aak-ja…), shteti shqiptar, dhe ai Verio Qipriot.

*) Aleksandar Vučić (serbisht Александар Вучић) https://sq.wikipedia.org/wiki/Aleksandar_Vu%C3%A7iq

*) Sinan Kastrati: “Pse e ndërpreva fejtonin “A kishte luftë çlirimtare në rrethin e Llapushës” ? https://www.ballikombetar.info/pse-e-nderpreva-fejtonin-a-kishte-lufte-clirimtare-ne-rrethin-e-llapushes/

*) “A kishte organizim ushtarak, “Shtab” të UÇK-së dhe “luftë çlirimtare në Drenofc të Zatriqit e rrethinë?”, Bota Sot, 1 MARS 2019 NË ORA: 10:14 https://www.botasot.info/opinione/1040274/a-kishte-organizim-ushtarak-shtab-te-uck-se-dhe-lufte-nbsp-clirimtare-ne-drenofc-te-zatriqit-e-rrethine/

*) FERMAN m.

  1. hist. Dekret a urdhër me shkrim i sulltanit në Perandorinë Osmane për një gradim, për një dekorim, për një shpërblim, për një dënim etj. Nxori (lëshoi) fermanin. E dha me ferman.
  2. iron. Dokument zyrtar, dëshmi.

* Me ferman keq. i njohur nga të gjithë si i keq, me nam. I këndoi fermanin vjet. e dënoi me vdekje dikë, e groposi; i punoi qindin.

*) Nuri Beu

Një personazh qesharah, grotesk ’eshtë Nuri Beu, në filmin “Koncert në vitin 1936”. Nuri Beu që kërkonte të prishte koncertin me muzikë otomane, dajre dhe çingije që tundin belin.

*) LLOÇ m.

  1. Baltë e qullët dhe e hollë, llucë; borë e shkelur dhe e përzier me baltë. Ra në lloç. Ecnin nëpër lloç. U bë vendi lloç.
  2. shih LLAÇ,~I I.
  3. si mb. ~, ~E. I pjekur shumë, i s’qullët; i ndulkët. Dardhë (mollë) lloçe.

* E bëri lloç shih te BËJ.

“Kryetarët hynë në komunat në veri, Serbia ngre gatishmërinë luftarake” https://www.evropaelire.org/a/sirena-ne-veri-/32429113.html

“QUINT-i dënon vendimin për të hyrë me forcë në objektet komunale në veri” https://www.evropaelire.org/a/quint-veri-qeveria-e-kosove-denon/32429768.html

“Serbia dërgon trupa ushtarake në kufirin e Kosovës” https://www.dw.com/sq/serbia-d%C3%ABrgon-trupa-ushtarake-n%C3%AB-kufirin-e-kosov%C3%ABs/a-65748651

“Reagon Qipro pas tensioneve në veri” https://www.botasot.info/aktuale-lajme/1998517/reagon-qipro-pas-tensioneve-ne-veri/

“Gjoshi i PDK-së: Kurti po e realizon skenarin e përbashkët me Vuçiqin, qëllim ka vendosjen e autonomisë”https://www.syri.net/syri_kosova/lajme/482114/gjoshi-i-pdk-se-kurti-po-e-realizon-skenarin-e-perbashket-me-vuciqin-qellim-ka-vendosjen-e-autonomise/

“Situata në Veri, Blinken kritikon Kurtin: Dënojmë veprimet e qeverisë së Kosovës, po përshkallëzojnë tensionet në Veri!” https://www.standard.al/2023/05/26/situata-ne-veri-blinken-kritikon-kurtin-denojme-veprimet-e-qeverise-se-kosoves-po-pershkallezojne-tensionet-ne-veri/

”Serwer: SHBA-ja ka braktisur neutralitetin, dënon Kosovën dhe jo Serbinë” https://zeri.info/aktuale/493038/serwer-shba-ja-ka-braktisur-neutralitetin-denon-kosoven-dhe-jo-serbine/

“Blinken: Kurti t’i ndalojë menjëherë masat e dhunshme” https://www.evropaelire.org/a/blinken-reagim-veri-denim-aksioni/32429671.html

“ShBA e dënon aksionin e Policisë në veri, e cilëson si masë të dhunshme” https://www.dukagjini.com/shba-e-denon-aksionin-e-policise-ne-veri-e-cileson-si-mase-te-dhunshme/

“Moska dënon “hapat provokues” të Kosovës në Veri, ka akuza edhe ndaj SHBA’së dhe BE’së” https://www.gazetaexpress.com/moska-denon-hapat-provokues-te-kosoves-ne-veri-ka-akuza-edhe-ndaj-shbase-dhe-bese/

“Rama: Kjo që po ndodh në Kosovë, nuk e sjell njohjen nga Serbia” https://telegrafi.com/rama-kjo-qe-po-ndodh-ne-kosove-nuk-e-sjell-njohjen-nga-serbia/

“Ja në krah të kujt rreshtohet Edi Rama për ngjarjet në Veri” https://www.kosova-sot.info/lajme/676790/ja-ne-krah-te-kujt-rreshtohet-edi-rama-per-ngjarjet-ne-veri/

”Edi Rama- Ra Sala prej fiku” https://www.youtube.com/watch?v=Xuw2kxCV4rM

“Bildt: Situata mes Kosovës dhe Serbisë po përkqesohet përsëri” https://www.kosova-sot.info/lajme/676786/bildt-situata-mes-kosoves-dhe-serbise-po-perkqesohet-perseri/

“Shchneeberger: Shumë më e rëndësishme do të ishte [sikur Hovenier] t’i trajtonte shkaqet dhe jo simptomat”. https://www.dukagjini.com/shchneeberger-shume-me-e-rendesishme-do-te-ishte-sikur-hovenier-ti-trajtonte-shkaqet-dhe-jo-simptomat/

“E kritikoi Kurtin, Bugajski reagon ashpër ndaj Blinkenit: Mbështetja e SHBA për Vuçiqin po destabilizon rajonin!” https://www.botasot.info/aktuale-lajme/1998206/e-kritikoi-kurtin-bugajski-reagon-ashper-ndaj-blinkenit-mbeshtetja-e-shba-per-vuciqin-po-destabilizon-rajonin/

”Në shkelje me ligjin/ Rama shkrin Akademinë e Studimeve Albanologjike dhe e kalon në varësi të Gjinushit” https://www.syri.net/politike/595523/ne-shkelje-me-ligjin-rama-shkrin-akademine-e-studimeve-albanologjike-dhe-e-kalon-ne-varesi-te-gjinushit/

‘”Thaçi rikthehet së shpejti si president’, ish-këshilltari poston videon” https://ballkani.info/thaci-rikthehet-se-shpejti-si-president-ish-keshilltari-poston-videon/

“Serwer për veriun: Kurti e ka logjikën, por a ka kapacitete? Amerika ka kapacitete, por ka mungesë logjike” https://klankosova.tv/serwer-per-veriun-kurti-e-ka-logjiken-por-a-ka-kapacitete-amerika-ka-kapacitete-por-ka-mungese-logjike/

“Flamuri i Kosovës vendoset edhe në Komunën e Zveçanit” https://telegrafi.com/flamuri-kosoves-vendoset-edhe-ne-komunen-e-zvecanit/

“Kryetari i Leposaviqit hyn në komunë, i pranishëm edhe Sveçla” https://telegrafi.com/situate-e-qete-ne-leposaviq-kryetari-hyn-ne-komune/

Fejtonin për Gonën, qikën podrimçake do ta vazhdoj pasi një pushimi të vogël.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.