Ismail Kadare – Donika Agolli – Dritëro Agolli
Lexoni për herë të parë!
Ismet M. Hasani, Suedi
Gul varning på Gotland – färjetrafiken ställs in
Rivalitet i fshehur, apo miqësi e rreme midis Kadares dhe Agollit?!
Kush i ndau? Për dekada nuk flisnin, por “luftonin” njëri me tjetrin?! Pse Kadare nuk shkoi në varrimin e Agollit? Çka i shkroi Kadare në kurorën…?”
*
A kishte Kadare marrëdhënie të dyshimta me rezhimin komunist – Sigurimin dhe a e përdorte letërsinë për qëllime propagandistike?!
A ftohej dhe a merrte pjesë Agolli në mbledhjet e Komitetit Qendror të Partisë?!
A i shkroi Agolli letër anonime (me inicialet D. A.) Akademisë suedeze – kundër Kadares?!
Çfarë fshihej në Dosjen konfidenciale (të mbyllur me dyell) me vulë të kuqe të Akademisë suedeze?! Pse duhej të hapej Dosja në vitin 2050?!
*
Kush ishte Ingrid Malmstrong dhe çka i tha Kadares në kafénënë pranë Sorbonës (Paris)?! Pse, pas atyre fjalëve Kadare i zbehur doli nga kaféneja pa paguar?!

Sa vite (dekada) ishin të ndarë Kadare – Agolli dhe kush e dhá këtë idé?!
Kush ishte Petrit Dume, që përgadiste “informator” me të pavërteta dhe ia dërgonte Akademisë në Stokholm?!
Kush shkroi se “…nëse dërgohën për Nobël, Kadare dhe Agolli, do ta shkatërrojnë njëri-tjetrin?!
Kush ishte Linda Hoxha- ish-sekreterare në Ministrinë se Dumës dhe çfarë ”urdhëri” mori nga Dume që kundër Kadares t’i dërgojë ”letrat” në Stokholm?!
Kush ishte Fatos Kongolli, të cilit iu ndalua botimi i romanit për të cilin Agolli ishte i entuziazmuar dhe donte t’ia botonte në Revistën ”Drita”?!
Pse librat e Kadares botoheshin pa kaluar përmes ”Cenzurës”?!
Çka shkroi në “Zëri i Popullit” gazetar i ri dhe çka tha pas 30 viteve?!
Pse Kadare iku në Francë në vitin 1989, e Agolli mbeti në Shiqpëri!?
A kërkoi Kadare “azil politik” në Francë dhe sa veta ishin në Rregjistër?!
Si reagonte Kadare kur dëgjonte (përmes TV) se Nobeli nuk i është ndarë atij?!
Si reagonte Agolli kur dëgjonte (përmes Radios) se Nobelin nuk e mori as Kadare?!
Çka i tha Kadare (përmes tel.) mikut francez, kur ”Nobelin” e mori Myler?!
Çfarë i shkroi Kadare – Agollit në kurorën pas vdekjës (së Agollit)?!
Çka i tha Kadare zonjës së tij, pasi i humbi shpresat për Nobelin?
Çka i tha Kadares znj Ingrid Mallmstrong lidhur me Nobelin?
Çka u gjet në shtëpinë e Petrit Dumës, pas vdekjës se tij?
A mori pjesë dikush në varrimin e Dumës?!
Çka i tha gazetari ”Jugosllav” Agollit të ”Liqeni artificial”?!
Çfarë foli Kadare në Okllahoma (SHBA) për Agollin (më 2023)?!
A fluturoi deri në SHBA-ë Donika për ta dëgjuar Fjalimin e Kadares (2023)?!
*
… Në një mbrëmje të ftohët dhjetori të vitit 1988 në një zyre të vogël të Akademisë Suedeze në Stokholm, NJË DOSJE me vulë të kuqe u mbyll përgjithmonë dhe u vendos në një arkivë speciale me etiketë:
Konfidenciale – TË HAPET NË VITIN 2050!
***
Agolli ishte ndër ata që e shikone Kadarene si njeri me dy fytyra.
Takimi i tyre i parë ndodhi ne vitin 1958 në një ”Mbrëmje letrare” në Tiranë, ku Agolli lexonte vargjet e tija të reja, Kadare, si student, ulej mbrapa dhe vetëm e dëgjone. Me të mbaruar (”Mbrëmja letrare”), në sallë, ata u takuan dhe në mes tyre u zhvillua një bisedë e tensionuar e cila përfundoj pa marrëveshje.
Dritëro fliste për atë se si letërsia duhet t’i sherbejë popullit, të jetë e kuptueshme për popullin, Kadare nuk pajtohej me këtë ideologji të Agollit.
Në mospajtim me njëni-tjetrin, heret a vonë këta do të përplaseshin lidhur me pikëpamjet e ndryshme midis tyre.
Në vitet e 60-ta rrugët e tyre u ndanë. Agolli udhëheqte Revistën “Drita”, mori një apartament në qendër te Tiranës, u bë anëtar i Lidhjes se shkrimtarëve të Shqipërisë, ftohej – dhee mersrte pjesë në mbledhje në Komitetin Qendror të Partisë.
Kadare, mori rrugë tjetërt. Ai u përqendrua në romane, të cilat botoheshin Brenda dhe jashtë shtetit. Shteti kontrolone çdo kontakt me Perëndimin, por librat e Kadaresë bënin përjashtim, Romanet ”Gjenerali i ushtrisë se vdekur”, ”Kronikë në gurë” dhe ”Pallati i ëndërrave”, më parë dolën në Paris e Londër, sesa në Shqipëri?!
Këto përjashtime që i bënte regjimi për librat e Kadares e mundonin popullin, por edhe Agollin. Të tjerët flisnin për Kadaren se kishte lidhje të fshehta me pushtetin (kupto: me Sigurimin e Shtetit – imh).
Në vitin 1973 ndodhi diçka që këta të dy i prishen marrëdhëniet deri në fund. Një shkrimtar i ri – Fatos Kongolli, kishte përgatitë një roman, përmes të cilit e kritikon regjimin burokratik. Romanin, se pari ia dha Agollit në Revistën ”Drita”. Agolli e lexoj dhe i pëlqeu – u entuziazmua shumë dhe mendoj me ia botuar, por botimi varej prej cenzurës shtetërore dhe këtu ndodhi diçka e çuditshme: dikush nga Komiteti (ku kishte edhe shkrimtarë, e ku gjendej edhe Kadare, denoncoi Kongollin për ”romanin e rrezikshëm”.
Romani u ndalua, Kongolli u largua nga Lidhja e shkrimtareve dhe ju ndalua botimi i librave për 5 vjet.
Agolli ishte i tërbuar. Dyshimet ranë mbi Kadaren, por prova (fakte) nuk kishte.
Dritëro e mbajti në mendje këtë goditje nga Kadare dhe u betua në veten se një ditë do t’ia kthej me të njejtën mënyrë!
Rasti i erdhi (Agollit) në vitin 1981. Kadare kishte mbledhë mendime, ëndërrime të qytetarve për regjimin dhe shtetin dhe përgatiste romanin ”Pallati i ëndrrave”. Këtu i erdhi rasti Agollit, i cili shkroi një recension se libri ishte kundër sistemit dhe se ishte i rrezikshëm.
Romani arriti në duart e Ramiz Alisë, i cili kur e lexoi recensionin e ndaloi botimin e romanit.
Romani doli në Paris, me ç’rast ia rriti reputacionin Kadaresë në Perëndim.
Në Shqipëri, Kadaren filluan ta quajnë tradhëtar. Kadare kurrë nuk e dijti se kush e ka shkruar recensionin për romanin, por dyshimin e kishte të Agolli. Dhe në atë çast në mes tyre u hap një humnerë që nuk mund të mbyllej më.
Kështu, dy shkrimtarë të mëdhenj u bënë robër të një Sistemi, kur letërsia nuk konsiderohej art.
*
Tash, ata te dy jetonin me para qe ua jepte shteti. Dhe secili merrej me punët e veta, si përpara…
Kadare dhe Agolli u kthyen në viktima te atij Sistemi.
Por, athua, e kuptuan ndonjëherë?!
Secili nga ta, e ”pastronte veten” se është i drejt, e tjetrin e quante tradhtar.
Ndryshimi erdhi pasi vdiq Enver Hoxha (11 prill 1985, u varros më 12 prill 1985 – IMH), njeriu që kishte mbajtur të mbyllur Shqipërinë me hekura të forta dhe tela me xhemba.
*
Në arenën Ndërkombëtare përmenden dy emra, dy shkrimtarë të njohur, që ishin krenaria Kombëtare. Por që ishin armiq të përbetuar.
Të gjithë mendonin se janë miq.
Por ajo miqësi ishte e rreme.
Të dy synonin ÇMIMIN NOBËL për letërsi! Por dy diellëve nuk iu takon i njejti qiell!
Të dy donin ta shkatërronin njëri-tjetrin.
( V i j o n )












I nderuari z. Kryeredaktor i FL!
Ju jam shumë falënderues për publikimin e titullit:
Pse, as Kadare, as Agolli, nuk e moren kurrë Nobelin (pjesa 3)
Ju jeni një studijues i mirëfillët që zbuloni talentët e shkrimeve të mirëfillëta, ndaj portali FL është përplot tituj të rinjn të publicistëve etë mirëfillët, shkrimet e të cilëve zgjojnë kërshërinë për lexim e po ashtu edhe për koment-e!
Mendoj se portali FL është një NJË LIBËR, nëpër faqet e të cilit shkruhet JETA, e cila i ka vetëm dy rrugë. Pason pyetja:
Cilat janë ato dy rrugë?
Njëna rrugë të shpie (çon) kah puna, kah ideali, kah qëllimi, ka përparimi – kah JETA;
Tjetra rrugë të shpie kah mos-puna, kah sëmundja, kah shkatërrimi, kah humbja – kah VDEKJA.
Tjetër rrugë nuk ka!
Respekt,
për juve, dhe
për publicistët dhe lexuesit e FL