Në vend të reçensionit
Punë me taban shkencor në fushë të hedhjes dritë për gjuhën dhe letërsinë shqipe të profesorëve Begzad dhe Myrvete Baliu
Profesor Anton Çetta (Instituti Albanologjik në Prishtinë), thesarin e trashëgimisë popullore të gjeniut popullor në Drenicë dhe në viset tjera shqiptare, i mblodhi si kajzit nëpër arat e Kosovës dhe në odat e kësaj ane, që, dikur ishin “arkivi” shpirtëror i gjeniut popullor dhe krijues nëpër kohën shqiptare.
Për i meselen si pjesë e tregimit popullor për kohën do të thosha, ishte oda shqiptare – “teatri” më i mirë ku tregoheshin në vendin e duhur dhe në kohën e duhur, këto vlera të krijuara nga bartësit krijues të gjeniut popullor e të ruajtura brez pas brezi për t’u bërë pronë e institucioneve shkencore në Kosovë dhe Tiranë.
Tregimet e shkurtëra të meselës, ishin zëra të kohës ku përmes fjalës shpotitëse të hapura në “teatrin” e odës shqiptare në Drenicë, do të theksoja për fshatin Kazhicë të Skenderajt, kur e kur, para syve të pushtetit antishqiptar serb luanin lojën e fjalëve për të thumbuar e përqeshur pa fund pushtetin e padeshiruar në Kosovë.
Profesor Anton Çetta në udhën e tij si mbledhës i krijimtarisë popullore dhe studiues i kësaj fushe dhe, në dritën shkencore që të mbesin trashëgimi për brezat dhe pjesë e tiparave kulturore si shenjë dalluese gjuhësore e shqiptarëve për participim vlerash me popujt evropianë dhe më gjërë.
Për këto të dhëna po i referohem studimeve të nduarnduarta shkencore nga studiuesit e huaj,që ardhën në Kosovë gjatë shekullit të kaluar dhe i panë nga afër shpirtin krijues të gjeniut popullor në hapësirën shekullore të shqiptarëve.
Çikago, fror të motit 2023
Skënder Karaçica
Executive Director
Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: S_Karaqica99@Hotmail.Com