Nga KALOSH ÇELIKU
Shqiptarët, Sot: fatkeqësisht, ende bëjnë luftë me vetëveten për Liri dhe Shtet Shqiptar. Luftë Çlirimtare – Kombëtare – Shiptare me vite e shekuj. I provuan gati të gjitha armët luftarake: shpatat, thikat edhe topin e Mic Sokolit. “Kashikarat” e serbit, dhe mollët e kuqe (bombat) e italjanit. Mauzerrin e Baba Dovletit. Automatikun e Gjermanit…
Luftën Historike të Skënderbeut kundër pushtuesve. Kryengritjet e Dervish Carës (1843/’44), dhe Hasan Prishtinës ma Bajram Currin për çlirimin e Shkupit me pretendime për të çliruar Velesin, Prilepin, Krushevën dhe Manastirin. Edhe, pse: Hasan Prishtina dhe Bajram Curri, pas çlirimit dytë të Shkupit e dorëzuan Shkupin pa luftë (1912)?! Demonstratat e viteve 1968 – ta. Vite më vonë të studentëve të Prishtinës (1981): Republikë, ja me hatër, ja me luftë! Luftërat e viteve të UÇK -ës Kosovës 1988/1999, UÇPMB e Preshevës dhe Maqedonisë Veriut (2001) me Protestat e panumërta paqesore.
Jo, me armikun historik shekullor, por me Vetëveten. Nuk i përdorën si armë strategjike lapsin dhe librin e Rilindasëve Shqiptar, por partitë politike të “vëllazërim-bashkimit” ish jugosllav. Sot, që: ende, turren me të katra pas posteve partiake dhe pasurisë të partive politike ish jugosllave. Rrugës të Partive para politike shqiptare Neokomuniste edhe pas “ndryshimeve demokratike” (1990)-ta.
Pavetëdije, kishin lindur pas gardhit me thupra shelgu vetë kurva jugosllave, edhe fëmijtë kopila me nënë e pa babë. “Vëllezër” të sistemit komunist në “Shtëpinë Publike”. Prandaj, edhe na pollën kaq shumë kopila dhe kopilesha, duke na i lënë tinëz pasmesnate fëmijët lyrekë pas porte. Kopila, dhe Kopilesha, që: vetëm pillinin viça të palëpi për poste partiake, dhe hajdutëri në Qeverinë e “vëllazërim-bashkimit” Neokomunist ish jugosllav.
E para: pas viteve nëntëdhjeta (’90 -ta), polli PPD -ja e Nevzat Halilit. Që, nuk lindi si parti politike shqiptare, por si “Lëvizje Kombëtare Shqiptare”. Edhe pse, strehonte saharoshë komunist dhe spiunë shqiptarë të sistemit komunist ish jugosllav: hajdutë, kriminelë dhe antishqiptarë të kalitur brez pas brezi. Pastaj, PPDSH -ja, më vonë PDSH -ja e Arben Xhaferit me bagazhin e vjetër jugosllav. Njëkohësisht, mezi funksiononte edhe PDP -ja e Iljaz Halimit.
Gjatë viteve ’90 -ta, dhe deri para konfliktit Luftës UÇK -ës të vitit 1988/’99 në Kosovë, dhe 2001, në skenën politike ishin të pranishme edhe parti të tjera më të vogla: PDK -ja (Kastriot Haxhirexha), që arriti të rehatohet edhe si parti parlamentare, Partia Liberale – Demokratike Shqiptare (Hisen Ramadani), ish funksionar komunist jugosllav, Partia Republikane e Unitetit Popullor (Nevzat Halili), Partia e Aksionit Demokratik – Rruga Islame, Alternativa Demokratike (Asllan Selmani), dhe Partia për Bashkimin Demokratik Shqiptar (Besnik Telai).
Edhe Sot, e pyes Veten: Si, është e mundur me gjithë këto parti politike shqiptare, ngarkuar thasë përmbi thasë kanapi mbi shpinën e popullit shqiptar në pozitë dhe opozitë përtej Ditës Nesërme, ende me politikën e tyre parashikuese të jenë gjallë në Ditën e Sotshme?!
Pas Luftës Kryengritëse të UÇK -ës, në vitin 1998 – ’99 – në Kosovë, UÇPMB e Preshevës, dhe 2001 në IRJ të Maqedonisë, skena politike mori një kthesë të madhe me krijimin e BDI -së (Bashkimi Demokratik për Integrim) i Ali Ahmetit, e cila u bë boshti politik. Gabim partiak i grumbullimit të figurave politike nga parti tjera dhe shkrirjes së disa partive të vogla. Në krahun tjetër, ishte PDSH -ja e Menduh Thaçit, me thirrjen fetare “Allahu Akber” në mes të “Bit-Pazarit” Shkupit Historik Shqiptar, përfitimin e votave parazgjedhore lokale dhe parlamentare, posteve partiake politike, por edhe PPD -ja. Pak vite më vonë sindromit të përçarjes nuk i shpëtoi as PDSH -ja nga e cila doli një fraksion i ri politik që formoi DR -në (Demokracia e Re) me Imer Selmanin.
Në këtë periudhë lindën edhe dy subjekte të reja politike RDK -ja (Rilindja Demokratike Kombëtare) e Rufi Osmanit, dhe BDSH -ja (Bashkimi Demokratik Shqiptar) e Bardhyl Mahmutit. PDSH -ja si forcë e parë opozitare, pas PPD -ës. Pak vite më vonë, u përfshi në përçarjen e radhës të popullit shqiptar nga ku doli LR-PDSH -ja e prirë nga Ziadin Sela, që më vonë u riemërtua si Aleanca për Shqiptarët. Në periudhën para zgjedhjeve të 2015 -ës, u formuan edhe subjekte të reja si Lëvizja “BESA”, dhe Uniteti. Edhe Lëvizja “BESA”, nuk rezistoi gjatë kohë në jetën politike, ashtu që edhe ajo pas dy viteve nga themelimi i saj u përballë me përçarje të popullit shqiptar. Që, çoi në formimin e subjektit të ri politik Alternativa e Afrim Gashit.
Lëvizjet tektonike tinzake politike, nuk përfundojnë me kaq, pasi që përçarja më në fund goditi edhe BDI -në e Ali Ahmetit. Viçat e palepi, që i polli vetë në grazhd të “Kalit Shemës”. Brendanate, lindi edhe “Fronti i Zjarrit” me pjellat e veta partiake, kopila me dy-tri baba e pa nënë shqiptare.
Para zgjedhjeve të fundit parlamentare nga kjo parti jolegale “shqiptare”, u formua LD -ja (Lëvizja Demokratike) e Izet Mexhitit. Por, ky zhvillim krijoi edhe një zinxhirë të përçarjes tek skena politike shqiptare. Nga ASH -ja, u formuan dy parti politke, krahë – Ziadin Sela dhe Arben Taravari me sejmenët e tyre përmbrapa. Nga Alternativa, Skender Rexhepi – Zejdi krijoi një parti të re Populli, dhe nga “BESA”, u themelua PDE- ja e Arianit Hoxhës me politikanë me “Din e Iman”. Besimtarë të Fesë Islame, që fatkeqësisht ndikojnë dukshëm në “fitoret madhore” të partive politike shqiptare.
Këto ndryshime politike çuan përtej parashikimeve të partive politike shqiptare në dy blloqe politike – përçarëse kryesore si koalicione para zgjedhjeve lokale dhe parlamentare. Koalicioni VLEN: ASH -ja e Arben Taravarit, LD- ja e Izet Mexhitit, Lëvizja “BESA” e Bilall Kasamit, Alternativa e Afrim Gashit, dhe Vetëvendosja nga Republika e Kosovës me Albin Kurtin, si kryeministër në detyrë në Republikën e Kosovës (2025). Ndërhyrjen politike në Maqedoninë e Veriut, kur vetë Republikën e Kosovës ende e kishte nëpër këmbë.
Heroikisht, hynte në territoret e Iliridës (RMV)?! “Krah për krahu me një kalorës të arratisur Bekim Qokun edhe si deputet shqiptar, “viktimë” e dalldisur dhe e arratisur politike në Maqedoninë e Veriut. Koalicioni Fronti Evropian: BDI, ASH -ja e Ziadin Selës, Populli e Zejdit, PDE -ja e Hoxhës, dhe parti nga komunitetet turke dhe rome, dolën si të “bashkuar” për mejdani në zgjedhjet lokale dhe parlamentare.
Pas përçarjes të VLEN -it, argatëve të “vëllazërim-bashkimit” qeveritar, dhe largimit të Taravarit nga Qeveria, ndodhi një rikonfigurim në skenën politike me formimin e Aleancës Kombëtare për Integrim, një koalicion për zgjedhjet lokale që bashkoi BDI -në dhe të dy krahët e ASH -ës?!
Sot, skena politike shqiptare qëndron e polarizuar këmbekrye, por zërat për formimin e partive të reja po rikthehen në qarkullim, duke paralajmëruar, se: cikli i fragmentimit politik të përçarjes ende nuk ka përfunduar! Nesër, nuk e di: kush do na lindë kopila, kopilesha dhe do të na i hudhë natën pas porte si bagazh politik mbi shpinë të popullit shqiptar?!
Realitet, ky i Ditës Sotme të partive politike shqiptare të “vëllazërim – bashkimit”, ende jugosllave me gjithë këto kalorës të arratisur politikanë të partive politike të “vëllazërim – bashkimit”?! Ose, sipas një kënge popullore shqiptare me çifteli, dyluftimit të Sadin Selmanit me Kalosh Zajazin: “Tym për tymi, në atë përrue/ a more vesh, moj e zeza grue/ me Kaloshin jam fjalue?
Nuk e di si do të mbijetojnë përtej Ditës Nesërme Partitë Politike Shqiptare me këtë bagazh politik, vite e vite në pushtet dhe opozitë?! Zoti, u ndihmoftë shqiptarëve “muslimanë” me këmbët dhe trutë në legen, ende pa flamurin shqiptar kuqezi me shqiponjën dykrenare në minare të xhamive Shqiptare. Jo, edhe të paraardhësve Kryengritës të maleve shqipatare, përtej Diëts Nesërme!
Paralelisht, krah për krahu ishin aktive edhe struktura politike tjera të palegalizuara, si: LPK, LKÇK, Balli Kombëtar dhe Lëvizja e Legalitetit, që influencuan politikisht elektoratin shqiptar.
Sot, populli shqiptar në “demokraci” ka parti politike shqiptare me thasë kanapi arnë përmbi arnë, ende pa Xhami Shqiptare. Popull, që nuk ka Liri, Shtet Shqiptar. Edhe pse, i ka tri shtete shqiptar në Ballkan: Shqipërinë, Republikën e Kosovës, dhe një gjysëm shteti Maqedoninë e Veriut ish jugosllave. Unë në vitin 1992 kam qenë i denoncuar si “armik i shtetit përbashkët” me njëzetë firma shqiptarë në një “bisedë informative” në polici, se: “Çështjen Shqiptare, dua ta zgjidh me luftë”?! Edhe, se: Unë, jam ai kryesori i dërguar nga Kosova?!
Një ditë përpara Protestës paqesore të UÇK -ës për lirimin e veteranëve të Luftës Kosovës (1988 / ’89) në Hagë, isha me dy mendje, a të marr apo të mos marr pjesë në Protestën Paqesore të UÇK -ës te Sheshi “Skënderbeu”, në Shkup. Shkaku, se: që, nga Protesta madhështore e PPD -ës të Nevzat Halilit në Sheshin “Makedonija”, kur shqiptarët zbrisnin nga malet me veshje kombëtare nga të gjitha rrugët në Shkup. Protestat paqesore të radhës, që herë pas here i organizonin partitë politike shqiptare me veshje partiake ishin sa per sy e faqe.
Prandaj, edhe që nga Protesta e PPD-ës, nuk mora pjesë në asnjë protestë partiake paqesore. As, edhe në protestën e partive politike të “vëllazërim-bashkimit”, kur shqiptarët para kamerave televizive e lidhën flamurin maqedonas qafë për qafe me flamurin shqiptar. Arsye, që Ditën e Nesërme, vendosa të marr pjesë në Protestën Paqesore të UÇK-ës. Dhe, nuk gabova, ishte protestë paqesore e veshur me flamuj kuqezi dhe veshje shqiptare. E tejkaloi protestën paqesore partiake të PPD -ës.
Partitë Politike Shqiptare, vazhdojnë me pjelljen e kopilave dhe kopileshave, duke na ia lënë tinëz Natën pas porte në barkun e “Kalit Shemës”. Politikanë të dalldisur dhe arratisur, që ua dimë Nënën, por jo edhe Babën…











