Në foto: Isuf Topuzi
ATY!…
Aty, ku muskujt e pushtetit shtrëngohen si nofullat e luanëve,
Aty, ku helmet rrjedhin logjikën e politikanëve.
Aty, ku dielli nxihet dhe reja bën dritë,
Aty, ku njerëz të pafajshëm vriten për çdo ditë.
Aty, ku kripa i plas buzën fukarasë,
Aty, ku njerëzit maten me vlerën e parasë.
Aty, ku korbi hiqet me i bardhë se pëllumbi,
Aty, ku çakejtë pinë gjak te flamuri.
Aty, ku përzihen drita dhe errësira,
Aty, ku nuk ndahet e keqja nga e mira.
Aty, ku çdo ditë veç shtohet mëkati,
Aty, ku me qymyr mbulohet diamanti.
Aty, ku ujqërit blegërijnë si dele,
Aty, ku balenat hiqen si sardele.
Aty, ku ska shteg dhe është thinj liria,
Aty, ku cdo dite veç shtohet robëria.
Aty, ku ka zjarr e populli sheh veç tymin,
Aty, ku ngelën pengje i varfri me jetimin.
Aty, ku është pranverë e lulet s”lulëzojnë kurrë
Aty, ku shqipet derdhën gjakun mbi flamur.
Aty, ku tigrat vrasin viktimat e rëndomta,
Aty, ku heshtin ligjet do qeshet e gjithë bota.
Aty, ku lisat shkulen do mbetet veç dhe,
Aty, ku hodhi farën i madhi Skënderbe.
Aty, ku si floriri kishte vlerë veç shpata,
Aty, ku trimat vrisnin luan e leoparda.
Aty, ku njerëzit zgjohen me ëndrrën e trishtimit,
Aty, ku amaneti është forca e bashkimit.
Aty, ku trojet i gjetëm nga pellazgët,
Aty, ku Ballkani ishte akoma i zbrazët.
Aty, ku themelet i lëshoj Iliria,
Aty, ku nder shekuj lindi Arbëria.
Aty, ku s’ka drite vendin,mbulon tymi,
Aty, ku përballen luksi dhe mjerimi.
Aty, ku injoranti ka dijen e gjithë botës,
Aty, ku mendimtarët hije i bëjnë tokës.
Zgjohi, o të mjerë t”jemi t’zotët e Dheut,
Të flasim si dikur gjuhën e Skënderbeut.
Mos t”bjer shqipja n”gjunj para syve të botës,
T”bëhemi ilir të vjetër n’maja të Europës.
Thënie për jetën
***
Amanet, o ju të rinj,
Plaku i urtë u çon të fala,
N’rrjetën mbushur plot gjarpërinj,
Është vështirë të kapet ngjala.
***
O njeri viktimë e jetës,
Mos e humb ti kurrë durimin,
Do t’ia shohësh thelbin t’vërtetës,
Kur për varr të marrësh rrugëtimin.
***
Lojën e artë të politikës,
Ka pak shqipe që e shohin,
Njerëzit lepuj shkojnë pas frikës
Mendjemprehtët mirë e njohin.
***
Një tufë qensh kur sheh në luftë,
Mos mundo ti me i nda,
Është qenushja që rri n’skutë,
Këta zagarë që i ka përla.
***
Kur të shkosh në një kuvend,
Budallenjtën ndëgjoj me rradhë,
Hiqe veten krejt pamend,
Derrat n’baltë do zanë karar.
Dërgoi për publikim, Denis Hata, gazetar