Nga: Isak A H M E T I
I. Në vend të hyrjes
Isa Baftiu alias Isa Toska është poet i njohur në letrat shqipe, anëtar i Lidhjes të Shkrimtarëve të Kosovës.
Është poet që ka shkruar dhe vazhdon të shkruajë e të publikojë poezi për fëmijë dhe të rritur.Herë pas here boton edhe prozë me tematikë aktuale. Ai shkruan bukur, me mjaft elegancë, me një stil krejt të veçantë dhe gjithsesi origjinal. Është autor i shumë veprave, ideoartistikisht të realizuara dhe me peshë edhe sipas tematikës së trajtuar.
II. Pak biografi
Veprimtaria e tij krijuese -poetike daton që nga vitet e 60-ta të shek. të kaluar. Poezitë e tij të para i ka botuar në revustën e njohur “Jeta e Re” në Prishtinë. Dhe që atëherë e deri me tash (2025), ka vazhduar dhe vazhdon të shkruajë e botojë, rrallë e për mall, në të gjitha gazetat e revistat që botoheshin në Kosovë dhe jashtë saj.Për më tepër, një numër i konsiderueshëm i poezive të tij janë emituar edhe në valeët e radiove të ndryshme si dhe një numër tjetër i poezive të poetit në fjalë janë bërë edhe tekste për këngë në festivale të organizuara për fëmijë dhe të rritur, gjë që dshmon për vlerën dhe rëndësinë e tyre.

Përveç veprës: “KRYEFJALË E DRITËS”, “Zef Serembe”, 2008, të cilën po e marrim në shqyrtim, autori në fjalë ka botuar edhe këto vepra:
1. Goca e Kaçanikut, (Panoramë poetike), Kaçanik, 1980,
2. Dritaret e diellit, ShB “Zef Serembe”, Prishtinë, 2000,
3. Buzëqeshje, “Iliriku”, Prishtinë, 2002,
4. Brezi i tretë, Normalja “Zenel Hajdini”, (1967-1968),
5. Monografi, Ferizaj, 2007,
6. Në gjiun e kësaj toke, SHB “Zef Serembe”, Prishtinë, 2915,
7. Autorë nga rajoni i Ferizajit (1893-1916), SHB “Zgjimi”, Ferizaj, 2017,
8. Thënie dhe proverba, SHB “Rrjedha”, Gjilan, 2018,
9. Panoramë poetike, SHB “Saga”, Prishtinë, 2018,
10. Thënie dhe proverba, (Ribotim i plotësuar), SHB “Saga”, 2020,
11. Agu pikturon diellin, poezi për fëmijë, SHB “Meshari”, Prishtinë, 2021,
12. Thënie dhe proverba të zgjedhura, SHB LSHK, 2024.
III. KRYEFJALË E DRITËS, analizë
Pas 17 SHKURTIT-DITËS SË SHPALLJES SË PAVARËSISË (2008), autori Isa Baftiu ka nxjerrë në dritë, për lexuesit e tij, librin e tij me poezi, me një titull mjaft simbilik dhe domëthënës:
KRYEFJALË E DRITËS, për të cilin unë, pa humbur kohë e kam lexuer dhe më pat pëlqyer tej mase dhe menjëherë pata pubkikuar një vështrim të veçantë e ku pata theksuar se ky libër, i katërti me radhë, i autorit në fjalë, Isa Baftijaj, i përket gjeneratës së mesme të poetëve të Kosovës. Por fatin e pati të tillë që arriti ta botonte librin e tij të parë vetëm pas Luftës së fundit në Kosovë! Mirëpo, ç’është e vërteta, ky poet, të cilin e njoh nga afër që nga koha e studimeve, ishte mjaft i njohur tek lexuesit që nga vitet e 60-ta të shek. të kaluar e më pas.
IV. Struktura e librit
Librin e tij: KRYEFJALË E DRITËS,
autori në fjalë e ka strukturuar në katër cikle:
1. Në rrugën e mëngjesit,
2. Shpirti i vetmisë,
3. Ritmi i zenrës
dhe
4. Lule shqiponje.
Në libër janë përfshirë gjithsejt 83 poezi, që janë realizuar mjaft bukur, artistikisht dhe si të tilla që janë mbesin thellë në kujtesën e lexuesit. Në vëllimin: Kryefjalë e dritës janë artikuluar mjaft ndjeshëm jo vetëm bota shpirtërore dhe poetike e poetit por edhe Golgota e Kosovës. Është artikuluar QILLI si simbol i hapësirës së lirë por edhe DIELLI si simbol që rrezaton Dritë dhe Jetë në hapësirën tashmë të lirë të Qiellit të Kosovës. Drita këtu, si simbol i fuqishëm bibliko-filozofik, përfaqëson qenësinë tonë!…
V. Në përmbyllje
Duke u bazuar në titullin e veprës të autorit në fjalë, kuptojmë se në planin estetik-letrar, Isa Baftiu
si poet në një farë mënyre del të jetë i lidhur me traditën e poezisë evropiane të përshpitshme …
Vetë titulli i veprës refkekton filizofi, teologji dhe etikë që ndërlidhet me DRITËN hyjnore, që në një farë mënyre ndërton dialog me Biblën…
Prandaj si e tillë që është kjo vepër e ka pasuruar poezinë e sotme të Kosovës
Poezitë e këtij libri, që lexohen me një frymë, janë të gërshetuara jo vetëm me elementet e poezisë popullore por kur e kur edhe me elemente të poezisë moderne.











