Fëmijë në kohën e të vjelave të rrushit, në Drenofc të Zatriqit
Tregim në veten e tretë
Vazhdon nga numri kaluar me titull: “Prej Podrimjes po vjen haberi” publikuar më dt. 21 Maj 2023
Pjesa e katërt (4)
”Kur kam nejt ni natë me ty, ni natë sa u nata
Kur ta çela gjyksin tân, sukur rrezon hana” (motërzim)
Sinan Kastrati, Malmö 2021
Jeta e Sylës sipas asaj që flitej, ishte një jetë e shthurur e një aventueri *), që nuk dinte ku e ka kryet e ku i shkelein këmbët. Thuhej se ai paska pasur shumë jaranesha. Pastaj, thonin se ai ka pasur edhe fëmijë me më së pakut dy vajza e gra por plakat e ngrata ndienin dhimbje edhe për te. Ato nuk dinin ti thonin fjalët të “shturur” e “aventurier” por thonin i ”dalë fare” e i ”panafakë” *). Syla ishte një dashnor i pasionuar, Ai e donte natyrën, livadhet e lumin Mirusha, arat e buta, malet e bjeshkët e Turjakës. Syla kishte dëshirua të plaket si çoban sepse i donte delet që i mrizonte në mrize te shelgjet renë e ato ku laheshin buallicat në të dy anët e lumit Mirushë.
Kur delet mrizonin afër lumit, ai flente nën hijet e kregsit të Pagarushëve. Delet e fusnin krkryet te barku i deles tjetër dhe nuk dihej se ku e kanë kryet por vetëm dëgjoheshin duke marrë marrë frymë me sy mbyllur nga vapa. Edhe Syla e mendonte qikën ”podrimçake” kur ajo të fle symbyllur e Syla ngadalë i afrohet dhe i puth duart që i ka shtri shkujdeshëm mbi gjoks. Ajo sapo e ndien puthjen e Sylës, me të duart e afron kryet e Sylës dhe fillon me puthjet e gjata …
Syla çdo ditåe në orën e caktuar i kthente dhetë nga mali dhe pasi inin ujë jazin e mullinit, një vijë me ujë të mjaftueshëm për mulli. Ishte çoban i kohës së Imer e Shaban Seferit, Bajram e Muharrem Ramadanit, Metë Xhemajlisë e Sahit Mstafës, Adem Zymerit të Bublit, Latif Reshishit e Hisen Derguti të Panorcit çoban të njohur.
Nuk i pritej të shihje me podrimçaken e ti lutej që edhe ajo të bëhej çobaneshë e ti kullosnin delet bashkë në Dushkajeve, te Ledina e Sylë Rexhepit, Kershi i Sylymanit, Gropa e Gatë e deri te Ara e Selmanit. Syla me podrimçaken do të rrije gjithë ditën bashkë. Bashkë do të hanin bukë e do të pinin tamel të deleve e do të përqafeshin e putheshin si dy zogj pa u pengua nga askush, as nga kumonat e ogiçëve, blegërima e deleve për kingjat që me vrap futeshin në barkun e nënes e thithnin … Delja nëna vetëm i lëpinte ndërsa qingjat, me bishtin e tyre sikur e falenderonin nënen për ushqimin e shishëm.
Vreshtë rrushi dhe tokë pune në Drenofc të Zatriqit të Rahovecit
Syla që nga ajo natë gushti që e kishte parë për herë të parë “podrimqaken” në Drenofc të Zatriqit, kishte mendua se vetëm me podrimçaken ka me fjetur në dyshek me kashtë e të mbulohet me jorgan të jorgangjive të Gjakovës, natën e parë të martesës e vetëm vdekja do ti ndaj.
….
Syla kishte shkua te Hasan Makshan stërnipi që ishte një burrë 300 derhem burrë e sh`pi në zâ. Edhe “podrimçakja” kishte ardhur te halla po Syla nuk e dinte hallin e saj.
Mbrëmjeve ku qikat e Drenofcit të Zatriqit (Drenoc) shkonin në vneshta. me nga një krojshe, sepet a kufi, koha para se të perëndonte dielli, aty e kishte parë Syla podrimçaken.
Dielli ecte në drejtim të Drinin (Drinin e Bardhë) pa u ndalur e futej në Dushkaja, atëherë qikat grupe, grupe këtheheshin nga vneshta me sepetët me rrush. Rrugës për në shtëpi, me sepetat me rrush mbi kokë. Këndonin këngë të qikave podrimçake, këngë se si do të bëhen nuse ato, do ta lënë nënen e vëllain e vogël. këndonin këngë për vëllezërit dhe dëshirat e tyre që të merrnin nuset më të mira të katundit, ato që kishin qef, si motrat për vëlla.
Te kroi i katundit që ishte mu në mes të katundit, qikat ndaleshishin e pushonin, merrnin frymë, pinin ujë që vinte nga bjeshkët me gurë të zinj, nga bjeshkët e Zatriqit.
Te Kroi i Makshanëve vin edhe qika të tjera, apostafat me marrë ujë. Me vete merrnin ibrikët, knatat, buriat (e drunjëta) e enët tjera i mbushin me ujë kroi që e pinin mbrëmje e natën. Ibrikun e mbanin te kryet, afër shtrunit. Mandej, pasi merrnin ujë në krua, me pritesë niseshin për në shtëpi. Ibrikut me ujë ia mbyllnin grykën me fletë të ftoit që mos të derdhet e pluhui´roset rrugës e edhe pse qikat e Drenofcit të Zatriqit ishin aq të zojat sa me kular në krye mbanin tepsinë me pite, kur iu qonin argatëve bukë, sepetin me rrush nën sqetulla e ibrikun në dorën tjetër dhe ashtu krenare ecnin e qerpikun nuk e livritnin sikur mos të kishin asgjë në krye e duar. Ishin të sigurta në të ecur, krenare e mendjemëdha, e të gëzuara.
Drenofci dhe bjeshkët e Zatriqit
Ato dëshironin të rrinin te kroi më gjatë sepse mbëmjeve vinin edhe çobanët e kishte shumë nga ato që nuk i shihnin çdo natë prandaj i merrte malli për jaranët. Edhe çobanët nguteshin e me shkua te kroi me shpresë se mos po e shohin mikën, jaraneshën e zemrës.
Po ato nuk guxonin të voniheshin shumë se nënat i prtinin te lama te dyert e oborrit, nga frika se mos po iu ngjitet qikave naj fjalë e hallkut.
Thuhet se uji i kroit te Drenofcit të Zatriqit vajzat dhe nuset që martoheshn në Drenofc, i harlisnin *) kurse uji i krojeve të Zatrqitit, i harlisnin djemtë beqarë e burrat që ishin të njohur si dashnor hamshor ndërsa femrat e Drenofcit, njiheshin si dashnore të flakta, shkaku i ujit, rrushit e pjeshkave e ushqimit.
”Mos të shtifshin qikat e nuset n’mes
Se nuk t’shojnë ethet 20 vjet”.
Sylës që nga ajo mbrëmje, i kishte ra në sy një qikë e shëndetrshme me gjokse të fryera e këmishë të hollë. Ajo ishte e një katundi tjetër por që kishte ardhur te halla e bashkë e me qikat e hallës kishin shkua në vneshta (vreshta) me marrë rrush për darkë, që e hanin me e pas bukës. Deri atë natë Syla nuk kishte parë qikë më të hishme e të veshur aq mirë sikur me teshat e podrimçakes, sikur ajo të ishte qikë me tesha ”qytetare”.
Syla nuk dinte si ta takoj edhe njëherë e të flas pakëz, ti “nrroj” dy llafe me qikën podrimçake. Edhe qikat e hallës e panë shikimin e Sylës që ia kishte “ngul” sytë mysafires.
Çobani turjakas nuk e dinte se a e ka vrejtur “podrimçakja” merakun *) që kishte për te por kishte shpresë se edhe ajo kishte të njëjtin merak e zhig.
Syla at natë nuk kishte shtini gjumë në sy gjithë natën. E kishte parë podrimçaken se si kishte ardhur te kroi me sepetin me rrush të zi, rrush që i kishte kokrrat e gata sa gishti i dorës e të ëmbël si mjalti i bletëve të malit. Ajo kur erdhi të kroi, nuk priti rendin në por sapo u ofrua, i mbushi shuplakat e duarve me ujë e i kishte larë faqet e kuqe si mollat, pastaj kishte pirë ujë. Duart e qikës podrimçake ishin duar puntore e krahët e gjatë një pash edhe lisin e përthekonin.
Këmisha e hollë nuk mund të ia mëshifte gjinjët e mëdhenj sa dy bostana që donin ti dilnin nga jashtë. Trupin e kishte mesatar e vithet shumë të hishme, jo të trasha por mesatare. Sytë e podrimçakës ishin si sytë e Larikës, mshtjerrës së Nezir Cufës. Shikimi i saj i butë të mbyste e të shtinte për së gjalli në dhe. Ajo kur të kqyrte të vriste me shikimin. Sy më të mëdhenj s`kishte parë Syla. Vetëm te podrimçakja i kishte gjetur sytë e tiranes, tiransës së dashur që çobani nuk e harronte çehren *) e saj sytë e tiranses.
Gojën e kishte më të madhe e buzët më të trasha por që ia shtonin bukurinë qikës puntore të Podrimjes që gjithë ditën, err e terr, rrinte në fushë duke mbjellu perime e mbjellë, mbledhë e korrë të lashtat e bereqetin. Podrimja ishte vend bijqësor prandaj duheshin qika e nuse të shëndetshme që i bënin ballë punëve të shtëpisë, arave, fushave e vreshtave.
Syla nuk mundi t’i bëjë ballë shikimeve të saj me sy aq të mëdhenj. Uli kkryet e nuk mundi ta shikon. Arriti të dåegjoj disa fjalë ga goja asaj që i dilnin si shiqer. Si qikë që ishte, vetullat nuk i kishte nuk por edhe ashtu, vetuullat e qerpikët i kishin hije, tamam si të qikave tipike podrimçake, të pastra e të virgjëra *). Flokët i dukeshin të pluhurosura e të pakrehura nga dita e nxehtë e diellit podrimçak dhe ngase gjithë t´ditën kishin korrur kallamoq me qikat e hallat.
Me këto mendime u zgjua Syla nga ”gjumi”.
Sevdija, qika e vogël e Hasanit erdhi në mëngjes me një ibrik e peshkir në dorë për me i la sytë por Syla kishte qef me shkua te kroi me i la sytë me ujë të ftohtë dhe ndoshta do ta shoh përsëri podrimçaken.
Sevdija pa pritesë ia plotësot dëshirën Sylës dhe dualën bashkë te shko te kroi.
Sylës nuk i pritej që të shkoj sa më shpejtë te kroi me mbesën për me i la duart, sytë, fytyrën dhe për me marrë ujë. Ai shpresonte se edhe “podrimçakja” do të dalë te kroi.
Kroi nuk ishte më larg se 30 metra prej dyerve të Hasanit, ”Kroi i Makshanëve”.
Posa dualën nga dyert me thupra thane të Hasan Makshanës, dera e fqinjit tjetër u hap edhe dera tjetër e kojshiut e doli edhe podrimçakja, sikur të ishin marrë vesh me Sylën. Ajo sigurisht kishte kqyr *) për bira të gardhit dhe e kishte parë Sevdijen dhe Sylën.
Flokët i kishte krehur e lyer me livandë që ai kishin dhënë qikat e hallës. I vinte erë e mirë livande që në Drenofc e Turjakë qikat e bënin vetë. Mbledhnin lule dhe i fusnin me një shishe me ujë e pas një nate, era e lulet bëheshin livondë me erë të mirë që njeriu me hundë i nuhaste e nuk ngihej.
Pordrimçakja i përshëndeti që sa herë fliste, Sylës i dukej se don me e hëngër e me e futur të gjallë në bark dhe me e ruajt vetëm për vete.
Me këto mendime, erdhi mbrëmja e Syla duhej të ngutej e tës hkoj në vendin ku e kishin lënë pjeken*) Sevdija dhe qikat e hallës së podrimçakes.
*) AVENTURIER m.
- Ai që kërkon e bën aventura, njeri i dhënë pas aventurave. Jetë aventurieri.
- Ai që vepron pa parime, njeri që kryen veprime të papeshuara, të rrezikshme e të pandershme, ai që ka prirje për aventurizëm. Aventurier i njohur.
- si mb. ~, ~E. Që vepron pa parime e me mendjelehtësi, që u hyn punëve të rrezikshme pa i peshuar mirë, që kërkon e bën aventura. Tip aventurier. Politikë aventuriere. Plan aventurier.
*) NAFAKË f. bised.
Fat; mbarësi. Erdhi me nafakë. I preu nafakën. I doli nafaka. Qoftë me nafakë! ur. Ditë e re, nafakë e re. fj. u.
NAFAKËKËPUTUR mb. bised.
Fatkeq, i pafat; që ka mbetur e pamartuar (për vajzat).
NAFAKËPRERË mb. bised.
I pafat; që nuk i del fati, që mbetet pa martuar (për vajzat).
*) PANAFAKË mb. bised.
- I pafat. Njeri i panafakë.
- fig. krahin. I prapë, që nuk lë dy gurë bashkë. Fëmijë i panafakë.
*) HARLIS kal., bised.
- E bëj të marrë fuqi e të zhvillohet shumë, e bëj të rritet e të shtrihet tej mase.
I harlisi shiu të lashtat. Plehu i harlis lulet.
- jokal. vet. veta III. Merr fuqi e zhvillohet shumë, rritet e shtrihet tej mase, harliset (për bimët). Harlisi bari (hardhia). Harlisën pemët.
- fig. E harboj, e azdis (edhe keq.). E harlisi djalin. E harlisi tagjia e mirë kalin.
- jokal. fig. Harbohem, tërbohem, harlisem (edhe keq.). Harlisi fare. …
*) HARLIS kal., bised.
- E bëj të marrë fuqi e të zhvillohet shumë, e bëj të rritet e të shtrihet tej mase.
I harlisi shiu të lashtat. Plehu i harlis lulet.
- jokal. vet. veta III. Merr fuqi e zhvillohet shumë, rritet e shtrihet tej mase, harliset (për bimët). Harlisi bari (hardhia). Harlisën pemët.
- fig. E harboj, e azdis (edhe keq.). E harlisi djalin. E harlisi tagjia e mirë kalin.
- jokal. fig. Harbohem, tërbohem, harlisem (edhe keq.). Harlisi fare. …
*) MERAK m. bised.
Dëshirë e madhe për të marrë vesh a për të mësuar diçka për një njeri, për një ngjarje ose për një gjë tjetër; kureshtje. Ka merak ta dijë. Sa për të hequr (sa për të nxjerrë) merakun.
Dëshirë e madhe a lakmi që ka dikush për të provuar diçka, për të pasur një gjë që nuk e ka etj. Kishte merak (i ka hipur merak) për një biçikletë të re. Plasi nga meraku për diçka. Hëngri dhe e nxori merakun.
Shqetësim i madh që ndiejmë për një njeri të afërm a të dashur kur është larg, kur është i sëmurë ose kur ndodhet në një gjendje të keqe; shqetësimi dhe përgjegjësia që ndiejmë për diçka. Ka merak për djalin (për vajzën). U sëmur nga meraku për të birin. Meraket e prindërve s’kanë të sosur. Ka merak për punën. Më ha meraku për diçka shqetësohem shumë, merakosem. S’e zë meraku për asgjë. E futi në merak e shqetësoi shumë. Jam në merak për dikë a për diçka shqetësohem, merakosem. Fle me merak. Mos ki merak! mos u shqetëso! E hoqi merakun nuk shqetësohet më, u qetësua.
Dashuri, sevda. Pati (zuri, hodhi) merak në të ra në dashuri. E zuri meraku. U martuan me merak. Iu bë merak ajo e dashuroi.
Kujdesi i madh që tregojmë për një punë a për diçka tjetër dhe përpjekja për ta kryer atë sa më mirë. Ndërtesë (punë) e bërë me merak. E punoi me merak.
Të dhënët me mish e me shpirt pas diçkaje, prirje për t’u marrë me diçka, gjakim. Ka merak për muzikë (për sport). Merakun e ka për gjueti i pëlqen gjuetia. Ka merak të madh pas librave.
Dyshim frikë a pasiguri që kemi përpara diçkaje të panjohur, të dëmshme a të rrezikshme, të papastër etj. Kishte merak se mos i ngjiste sëmundjen. Ka merak t’i japë dorën. Pije pa merak!
Dyshim që kemi për dikë. Më ha meraku se ai e ka bërë. Merakun e ka tek ai. M’u hoq meraku për të.
fig. Peng; gozhdë. Më mbeti merak që s’ia dhashë. I mbeti merak që s’e pa. Merak në zemër e kam që s’erdha.
* E bëri për merak diçka e bëri shumë të bukur, shumë të mirë etj., e bëri që ta kesh lakmi. U bë merak u shqetësua shumë, u merakos.
*) ÇEHRE f. bised.
- Pamja e fytyrës; ngjyra e fytyrës; shprehja e fytyrës. Çehre e zbehtë. Çehrja e vdekjes. Me çehre të vrarë (të prishur). Iu prish (iu nxi, i ndryshoi) çehrja. Merr çehre tjetër. I erdhi çehrja. I iku (iu pre, i ra) çehrja u zbeh shumë. Nuk i qesh çehrja. Duket që në çehre. E njoh në çehre. I ra një çehre e verdhë. Nuk kish çehre të mirë. Një çehre i vinte, një çehre i shkonte i ndryshonte aty për aty ngjyra e fytyrës; here skuqej, herë zbehej.
- Shprehje mirëdashëse e fytyrës. I jap çehre e pres me fytyrë të çelur. Miku (mysafiri) do çehre miku duhet pritur buzagaz e me zemër të hapur.
- Pamje e vrenjtur e fytyrës, fytyrë e ngrysur. I foli me çehre. E priti me çehre.
Mos mbaj çehre.
- Ngjyra e një bime të zhvilluar mirë, pamja e zakonshme e bimës së shëndoshë. Mori çehre misri.
* I ra çehrja e vdekjes shih te VDEKJ/E,~A.
…
*) VIRGJËR mb.
- Që nuk ka pasur kurrë marrëdhënie seksuale me dikë; i paprekur, i pacenuar (zakonisht për vajzat). Vajzë e virgjër.
- Që shquhet për ndershmëri, çiltëri e pastërti shpirtërore; i padjallëzuar, i papërlyer; i pastër, i dëlirë. Ka zemër të virgjër. Me shpirt të virgjër.
- Që është ashtu siç e ka bërë natyra, që ende nuk ka vënë dorë njeriu mbi të, që nuk është përdorur; i paprekur, i pashfrytëzuar; i palëruar, i papunuar.
Pyje të virgjëra. Tokë e virgjër.
- Përd. em. f. sipas kuptimit 1 të mbiemrit.
VIRGJËRESHË f.
Vajzë që nuk ka pasur kurrë marrëdhënie seksuale me dikë, vajzë që e ka ruajtur virgjërinë e saj.
VIRGJËRI f.
- Gjendja e një vajze që është e virgjër, të qenët e virgjër. E ruajti virgjërinë.
Prishi (humbi) virgjërinë.
- Të qenët i çiltër e i pastër nga shpirti, dëlirësi e madhe shpirtërore.
Virgjëria shpirtërore.
VIRGJËROR mb. poet.
- edhe fig. Që shpreh virgjëri; që është veti e virgjëreshës. Me fytyrë virgjërore.
Me sy virgjërorë. Pastërti (dëlirësi) virgjërore. Zemër virgjërore.
- I virgjër. Pyje virgjërore.
*) KËQYR kal.
- edhe jokal. Shikoj me vëmendje; shoh me kujdes, vështroj, vë re. Këqyr një njeri. Këqyri para e prapa.
- Kam kujdes, tregoj kujdes për dikë a për diçka, e shikoj. E këqyr si djalin tim.
- Studioj dhe analizoj mirë një çështje, e ndjek dhe e vëzhgoj me qëllim studimi; shqyrtoj. Këqyr një problem.
KËQYREM vetv.
- Shikoj veten në pasqyrë etj., shihem. Këqyrem në pasqyrë (në ujë).
- Pës. e KËQYR.
KËQYRJE f.
Veprimi sipas kuptimeve të foljeve KËQYR, KËQYREM.
*) PJEK II kal. bised.
- Takoj dikë; ndesh. Poqi një mik (një shok). E poqa rrugës (papritur).
- Prek, çik. E poqi me gisht.
- Përputh. I poqi bashkë dy fletë.
* Piqe (një herë) këtu! ma jep dorën ta shtrëngoj! (i thuhet dikujt që s’e kemi parë ose kur duam ta lavdërojmë për një veprim të guximshëm). I pjekim hutat shih te HUT/Ë,~A II.
PJEKALLARTHI ndajf.
Rastësisht, gand. Ishin takuar pjekallarthi.
PJEKË I f. vjet.
Vendi i takimit; pikëpjekje. E nxirrnin nusen në pjekë. etnogr. caktonin vendin e takimit për të marrë nusen krushqit.
( Vazhdon )
Sinan Kastrati, Suedi
Malmö, 22 maj 2023
sinankastrati09@hotmail.com