(Me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit dhe të Shkollës Shqipe)
Shkruan: Zymer Mehani, Podujevë
1.
Historia e qëndresës së popullit shqiptar nën Serbi e ish-Jugosllavi dhe e përpjekjeve të tij për liri, barazi, pavarësi e bashkim kombëtar është shkruar me gjakun e një vargani të tërë atdhetarësh e veprimtarësh, që përjetuan vuajtje të papara në burgjet serbosllave. Të tillë ishin edhe mësuesit emblematikë atdhetarë Fazli Grajçevci[1], Shaban Shala[2], Metush Krasniqi[3] dhe shumë të tjerë, që hynë në histori, prore të pamposhtur, pas torturave të mëdha të ish- sistemit okupues jugosllav, për të mos vdekur kurrë. Ata ishin mësues atdhetarë, që s’u nënshtruan, duke u shndërruar në flamur kuqezi dhe në legjendë të populli që i takonin.
Pa këto përpjekje e sakrifica, e sidomos pa qëndresën heroike të këtyre mësuesve dhe atdhetarëve të tjerë në burgjet e pushtuesit, nuk mund të kuptohet historia e lëvizjes sonë çlirimtare.
Terrori serb gjatë periudhës së luftës (1997-1999) kishte filluar me të madhe ndaj shqiptarëve të Kosovës, sikurse edhe ndaj mësimdhënësve dhe punëtorëve të tjerë të arsimit, të cilët qëndruan dhe s’u gjunjëzuan asnjëherë ndaj okupatorit serb, duke dhënë edhe jetën për Pavarësinë e Kosovës[4].
Masakrave barbare serbe nuk u shpëtuan as shumë mësimdhënës dhe punëtorë të tjerë të arsimit shqip. Ata nuk ia kthyen shpinën Kosovës, por u ndalën duke qëndruar stoikë para plumbave të barbarit.
Dorës vrastare nuk i shpëtuan as profesorët e nderuar Fehmi Agani e Latif Berisha, Hamdi Gashi, Hajdin Berisha e Jakup Nushi dhe një vargan i tërë mësimdhënësish e punëtorësh të tjerë të arsimit shqip…
Ne po japim disa të dhëna rreth masakrave të zhvilluara ndaj shqiptarëve nga forcat serbe gjatë kësaj periudhe, ku pësuan edhe shumë mësimdhënës e punëtorë të tjerë të arsimit shqip:
Në masakrën e Likoshanit dhe të Qirezit, më 28 shkurt dhe 1 mars 1998 janë vrarë e masakruar 24 banorë të këtyre fshatrave, nga të cilët 10 ishin të familjes Ahmeti. Në mesin e tyre pësuan edhe vëllezërit arsimtarë Bedri e Nazmi (Sheremet) Sejdiu, [Qirez, Skënderaj].
Më 28 shkurt 1998, në fshatrat Likoshan dhe Qirez u zhvillua luftë e ashpër, ku mbetën të vrarë dhjetëra serbë, por edhe në anën tjetër u shuan 22 ushtarë të UÇK-së. Dy nga ta ishin arsimtari Rexhep Rexhepi dhe Beqir Rexhepi, të cilët kujtohen sot si dy trima që i dolën në ndihmë Adem Jasharit, në dy rrethimet nga forcat serbe.
Në Llaushë të Skënderajt, më 26 nëntor 1997, u vra Halit Geci, gjatë një beteje që Ushtria Çlirimtare e Kosovës bëri kundër forcave barbare jugosllave-serbe. Ai ishte duke shikuar nga dritarja betejën që po zhvillohej, kur forcat serbe gjuajtën në drejtim të shkollës dhe plumbat e kapën Halitin, i cili më vonë ndërroi jetë në Qendrën Spitalore në Prishtinë, si pasojë e plagëve të marra. Në varrimin e tij morën pjesë qindra-mijëra vetë, ku u bë dalja publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (më 27 nëntor 1997).
Në masakrën e Prekazit të Skënderajt, më 5 – 7 mars 1998, u vranë 59 shqiptarë, nga të cilët 55 janë nga lagjja e Jasharajve. Në mesin e tyre u vranë edhe mësimdhënësit Shaban (Murat) Jashari dhe Qazim (Osman) Jashari [Prakazi i Poshtëm, Skënderaj].
Në Kleçkë, më 27 gusht 1998, pasi u dogj tërë fshati në drejtim të Qafës së Dulës, forcat serbe i vranë 8 shqiptarë dhe plagosën mbi 30, nga të cilët shumica ishin fëmijë, gra e pleq. Këtu, në Mëhallën Sopaj [Duhël] është vrarë edhe mësimdhënësi Ruzhdi (Ymer) Qatani, [Duhël, Therandë].
Në fshatin Sushicë e Poshtme të Istogut, më 29 gusht 1998, u vranë 8 anëtarë të familjes Salihaj. Nga kjo komunë pësuan edhe mësimdhënësit Januz (Isuf) Gusturanaj, [Burim], Qazim (Ali) Hakaj, [Arbanë, Burim], Demush (Kamber) Mavraj, [Dasam, Burim] dhe Arsim (Arif) Rama, [Rakosh, Burim].
Në Abri të Epërme të Drenasit, më 26 shtator 1998 u vranë e masakruan 22 anëtarë të familjes Deliu, që nga fëmija 6 muajshe e deri te plaka 84 vjeçare. Po aty ra edhe mësuesi ushtar Vesel Mursel Demaku, i Shkollës fillore “Shote Galica”, Abri e Epërme dhe mësuesi Habib Idriz Deliu, për ta fituar pavdekësinë.
Në Reçak të Shtimes, më 15 janar 1999 u vranë e u masakruan 43 banorë të këtij fshati. Nga kjo komunë u vranë edhe mësimdhënës e punëtorë të arsimit, si Bashkim (Sami) Emini, [Shtime], Enver (Tefik), Gashi [Shtime], Skënder (Zeqir) Salihaj, [Legjendas, Shtime].
Në Skënderaj, më 20 mars 1999 u vranë 29 shqiptarë të moshës nga 15 – 70 vjeç, 8 nga të cilët u ekzekutuan në vendin e quajtur “Te pishat”, ndërsa të tjerët u vranë nëpër shtëpitë e oborret e tyre para familjarëve.
Po atë ditë [më datë 20 mars të vitit 1999], në Skënderaj, forca të mëdha ushtarake, policore e paramilitare serbe, (këta të fundit serbë vendës të kësaj komune), keqtrajtuan mizorisht civilë shqiptarë, duke palçkitur, djegur e ekzekutuar pamëshirshëm nëpër oborre të shtëpive dhe në lagjen dy Te pishat. Në grupin e tetë të ekzekutuarve sipër qytetit, Te pishat ishte edhe mësuesi Musli D. Shala (1970-1999), [Skënderaj].
Në Kotlinë të Kaçanikut, më 24 mars 1999 janë ekzekutuar dhe masakruar 26 persona, të cilët janë hedhur në dy puse duke ua vënë eksplozivin. Këtu pësuan edhe mësimdhënësit e punëtorët e arsimit, si Cenë (Ekrem) Loku, (u vra më 24. 03. 1999), [Lumbardh, Kaçanik]; Milaim (Gani) Loku, (u vra më 08. 03. 1999), [Lumbardh, Kaçanik]; Mahi (Shabedin) Loku, (u vra më 24. 03. 1999), [Lumbardh, Kaçanik] dhe Vesel (Ramadan) Vlashi,(u vra më 24. 03. 1999), [Lumbardh, Kaçanik].
Në Krushë të Madhe të Rahovecit, më 25 – 27 mars të vitit 1999 janë vrarë dhe masakruar 241 shqiptarë nga të cilët 206 banorë të këtij fshati, ndërsa 35 persona ishin nga fshatrat e tjera të cilët janë strehuar në këtë fshat. Deri më tani janë gjetur dhe identifikuar 132 të vrarë të këtij fshati, ndërsa konsiderohen si të pagjetur edhe mbi 70 banorë. Më shumë se 7 familjeve u janë vrarë e masakruar të gjithë meshkujt.
Në këtë masakër pësuan edhe disa mësimdhënës e punëtorë të tjerë të arsimit të Shkollës fillore ”Bajram Curri”,[Krushë e Madhe, Rahovec], si Isa Rasim Duraku- drejtor, (05. 12. 1951); Gani Musli Nalli- zv.drejtor, (01. 08. 1954); Osman Hasan Sejfullahu, (02. 06. 1939); Xheladin Fetah Nalli, (05. 05. 1950); Hilmi Sefer Gashi, (17. 02. 1052); Avni Ibrahim Hoti, (04. 04, 1956); Osman Qazim Ramadani, (10. 03. 1955); Xhemajli M. Duraku, (11. 05. 1959); Haki Musli Nalli, (04. 06. 1968).
Gjithashtu, pësuan edhe mësimdhënësit dhe punëtorët e tjerë të Shkollës së Mesme ”Ukshin Hoti”, [Krushë e Madhe, Rahovec], si Ismet Hamid Nuredini – përgjegjës, (01. 01. 1954); Gëzim Rrushtem Reshiti, (21. 11. 1959); Sami Jonuz Duraku, (15. 05. 1967); Nait Mahmut Mahmuti, (23. 07. 1971).
Nga Shkolla e Mjekësisë ”Luciano Motroni” të Prizrenit pësoi edhe Prof. Dr. Fahredin Shemsedin Hoti – mjek profesor, (27. 11. 1953), që u vra më 26. 03. 1999, në Hoqë të Vogël, Rahovec.
Në Tërnje të Therandës më 25 mars 1999 janë vrarë dhe masakruar 28 banorë të familjes Gashi, Voci, Muhaxhiri, Llapatinca etj. Shumë prej tyre ende nuk u janë gjetur kufomat.
Në Therandë, më 26 mars 1999 janë vrarë e masakruar 48 shqiptarë të familjes Berisha, kufomat e të cilëve pastaj janë bartur në Serbi. Atë ditë u vranë nga forcat ushtarako-policore serbe në vendlindjen e tyre [Therandë] edhe mësimdhënësit Hajdin (Vesel) Berisha [23. 08. 1962 – 26. 03. 1999]; Nexhmedin (Vesel) Berisha, [19. 08. 1962 – 26. 03. 1999] dhe Sedat (Vesel) Berisha, [10. 04. 1954 – 26. 03. 1999].
Në Izbicë të Skënderajt, më 28 mars 1999, pikërisht në ditën e festës së Bajramit, forcat serbe pasi i keqtrajtojnë fizikisht, i ndajnë burrat nga gratë dhe pastaj i ekzekutojnë 114 prej tyre, ndër ta edhe punëtorin e arsimit Muhamet Mursel Behrami.
Në Beleg të Deçanit, më 28 mars 1999 janë vrarë dhe janë zhdukur 66 banorë të këtij fshati dhe fshatrave të tjera si Drenoc, Gllogjan, Irzniq etj. Një ditë më pas [më 29 mars të vitit 1999] në fshatin Beleg, forcat e mëdha paramilitare serbe kishin filluar të shkatërronin dhe digjnin çdo gjë. Me këto gjëra nuk u ngop bisha serbe, prandaj para syve të familjarëve pushkatoi prof. Nezir Vishajn, Naim Vishajn dhe Daut Aliçkajn.
Në Gjakovë, më 2 prill 1999 vritet nëna e familjes Vejsa së bashku me 5 fëmijët e saj. Masakra ndodhi, pra me 2 prill 1999, në Bashkësinë e Parë Lokale të Gjakovës, në shtëpinë e Familjes Vejsa. Aty u vranë edhe mësimdhënëset Shahindere (Jusuf) Hoxha, [Gjakovë] e Valbonë (Mehdi) Vejsa- Haxhiavdijaj, [Gjakovë].
Në Gjakovë më 2 prill 1999 janë bërë vrasje të shumta në lagjen “Te stacioni i autobusëve”, në Qabrat më 7 – 11 maj 1999 janë vrarë mbi 80 civilë shqiptarë. Në këtë komunë vrasjet kanë vazhduar edhe ditëve të tjera e sidomos me 15, 16, 22 maj 1999.
Në Kralan, me 2 – 4 prill 1999 janë vrarë e masakruar mbi 87 civilë shqiptarë, ku pjesa dërmuese ishin nga komuna e Klinës, Malishevës dhe Gjakovës. Shumë nga këto kufoma pastaj janë djegur.
Në Rezallë të Skënderajt, më 5 prill 1999 janë ekzekutuar 41 civilë nga mosha 13 – 90 vjeç. Ekzekutimit i kanë shpëtuar vetëm 3 prej tyre. Pra janë masakruar 38 persona, nga të cilët 29 ishin nga Rezalla, 7 nga Marina, 1 nga Llazica dhe 1 nga Prekazi. Këtu pësuan edhe mësimdhënësit Isuf Rexhep Aruçi e Isuf Ibrahim Rukolli. Më herët ishte vrarë edhe mësuesi Ilaz Osman Aruçi (më 20. 03. 1999).
Në Poklek të Vjetër të Drenasit, më 17 prill 1999 u vranë 41 shqiptarë, nga të cilët 23 ishin fëmijë 12 vajza, 14 gra, 2 burra dhe 2 djem. Aty u masakrua edhe poeti e pedagogu i njohur, Ymer Elshani me të birin, Ardianin [edhe ai mësimdhënës] dhe me shumë familjarë të tyre.
Në hapësirën e fshatit Koliq, më 18 dhe 19 prill 1999 janë vrarë 74 persona nga fshatrat e ndryshme, kryesisht nga treva e Llapit. Aty pësuan edhe mësimdhënësit Faik (Arif) Jaha, nga Reçica e Podujevës dhe Xhevat (Sali) Jupolli, nga Shajkoci i Podujevës.
Në Grashticë të Prishtinës, me 21 prill 1999, nga kolona e gjatë e të zhvendosurve nga fshatrat e Gallapit që shkonin nga Mareci për në Prishtinë, janë nxjerrë 60 civilë mashkuj, të cilët janë vrarë pas koke dhe janë hedhur në lumë. Aty kishin pësuar edhe punëtorët e arsimit Hysen (Hafiz) Haxholli, [Marec, Prishtinë], Refi (Hafiz) Haxholli, [Marec, Prishtinë], Zahir (Xheladin) Haxholli, [Marec, Prishtinë]. Më 22. 04. 1999 është vrarë mësimdhënësi Ibrahim (Avdullah) Krasniqi, pjesëtar i UÇK-së [u vra në Grashticë, Prishtinë]. Katër ditë më herët [më 18. 04. 1999, në Marec, Prishtinë] ishin vrarë mësimdhënësit Halil (Beqir) Canolli, [Marec, Prishtinë] e Nazmi (Hasan) Canolli, [Marec, Prishtinë].
Në Mejë të Gjakovës, më 27 prill 1999, pasi forcat serbe ndaluan kolonën prej 500 civilësh shqiptarë që kishin ardhur nga fshatrat e Rekës së Keqe të Gjakovës dhe disa fshatra të komunës së Deqanit, shumicën prej tyre i vranë e i masakruan dhe pastaj kufomat e tyre i dërguan në vende të panjohura. Disa nga këto kufoma janë zbuluar në varrezat masive në Serbi. Në mesin e tyre kishte gra, fëmijë e pleq të moshës 16 – 60 vjeçare. Numri i saktë i viktimave mbetet ende i panjohur, sepse edhe ata që nuk janë pushkatuar në atë moment, janë kidnapuar dhe janë drejtuar në drejtime të panjohura.
Atë ditë [27 prill 1999], te shkolla, në Mejë dhe te Livadhi i Gjon Hasanajt ishin vendosur dy punkte në të cilët u bë grumbullimi i meshkujve të rajonit. Fillimisht besohet se herët në mëngjes ishin ekzekutuar Gjon Hasanaj, Ndue Hasanaj, mësuesi Shyt Hasanaj, Mitër Hasanaj, Elson Hasanaj dhe Luan Hasanaj, po ashtu në anën e kundërt afër punktit te shkolla në Mejë besohet se ishin ekzekutuar në mëngjes vëllezërit Filip, Simon, Kristë dhe Kastriot Sokoli, për të vazhduar gjatë tërë ditës me ndalime arbitrare të civilëve meshkuj dhe me ekzekutime masive sikurse edhe në Guskë [të Gjakovës, më 27 prill 1999], ku janë vrarë 25 shqiptarë, në Dobrosh [të Gjakovës, më 27 prill 1999], ku janë vrarë 38 shqiptarë dhe në Korenicë [të Gjakovës, më 27 prill 1999], ku janë vrarë 65 shqiptarë.
Në Lluzhan të Podujevës, më 1 maj 1999 është bombarduar ura. Ai bombardim kishte ndodhur mesditën e së shtunës të 1 majit 1999, nga forcat ajrore të NATO-s. Cak kishte qenë autobusi “NISH EXPRSS” që mbante linjën Nish-Prishtinë. Aty pësuan edhe mësimdhënësit Serbeze (Selim) Rexhepi, [e lindur më 15. 03. 1933, në Pejë] dhe Behxhet (Raif) Podvorica, [Dumosh, Besianë].
Gjatë periudhës 1998-1999, forcat policore-ushtarake serbe vranë e masakruan edhe këta arsimtarë dhe punëtorë të arsimit të komunës së Vushtrrisë: Namon Kunoviku, arsimtar i Sh. f. ”Zija Prishtina” (tani “Naim Frashëri”) –Vushtrri; Bahri Hoxha, prof. i SHMT “Marin Beçikemi” Vushtrri; Skënder Bllaca, profesor në Gjimnazi “ Eqrem Çabej”- Vushtrri; Avdullah Fazliu, shtëpiak në ShMT “Marin Beçikemi” –Vushtrri; Nuhi Haliti, punëtor teknik në Sh. f “Liria “ –Strofc; Ibrahim Islami, punëtor teknik në sh.f.-Vërri; Musa Abazi , profesor- veteran i arsimit- Vushtrri; Veli Xhafa arsimtar i Sh. f. ”Rilindja” Maxhunaj; Agim Gërguri, punëtor teknik i Sh. f. ”Ali Kelmendi”- Vushtrri; Agim Hyseni, punëtor teknik i Sh. f. ”Avdyl Frashëri”- Druar; Mustafë Shyti, arsimtar i Sh. f. ”Ruzhdi Bytyçi”- Ashlan; Lutfi Musiqi, inxh.i dip.- Vushtrri; Beqir K. Hiseni, rojtar i Sh.f. ”Bejtulla Hyseni”- Skromë.
Në Qyshk të Pejës, më 14 maj 1999 janë vrarë e masakruar 42 mashkuj civilë, duke përfshirë ndër ta edhe mësuesin Emrush Zenel Krasniqin, i lindur më 02. 02. 1950, ushtar i vrarë më 14. 05. 1999, [në Qyshk, Pejë].
Në burgun e Dubravës, më 21 dhe 22 maj 1999, forcat serbe në oborrin e burgut vranë 97 të burgosur dhe shumë të tjerë janë plagosur. Aty kanë pësuar edhe disa mësimdhënës të shkollës shqipe.
* * *
Përpjekja dhe lufta e vazhdueshme për gjuhën dhe shkollën shqipe, ishin pjesë përbërëse e luftës së popullit shqiptar për liri, për pavarësi, për bashkim kombëtar dhe për përparim shoqëror e civilizues.
Shkolla shqipe dhe arsimtarët tanë bënë rrugë të mundimshme e të gjakosur, sidomos në vitet 1989-1999.
Kriminelët serbë nuk kishin kursyer mësimdhënësit shqiptarë nga universiteti e gjer te shkollimi fillor. Sapo kishin hasur në ta, menjëherë i kishin vrarë dhe masakruar. Ndaj tyre kishin pasur qëndim të veçantë, ngase ata ishin fanarë ndriçues të kombit tonë.
Të dhënat e dhunës dhe të vrasjeve të mësimdhënësve shqiptarë dhe të punëtorëve të tjerë të arsimit shqip janë të shumta edhe nga autorë të huaj, por edhe nga institucionet për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, duke u nisur nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtaveve dhe Lirive të Njeriut në Kosovë e deri te të dhënat e autorëve dhe institucioneve të huaja, si Human Right, Amnesty International, Komiteti i Helsinkit etj.
2.
Duke u përulur me nderim para kujtimit të tyre, ne po i rendisim emrat dhe mbiemrat e mësimdhënësve dhe të punëtorëve të tjerë të arsimit shqip, të vrarë dhe të masakruar, sipas komunave:
Albanik: Zahiti (Zahit) Eset, [Bistricë e Shalës, Albanik].
Besianë: Adem (Feriz) Gashi, [Bajçinë, Besianë]; Avdi (Ali) Musliu, [Gjytet, Besianë]; Behram (Sadik) Behrami, [Pollatë, Besianë]; Behxhet (Raif) Podvorica, [Dumosh, Besianë]; Ejup (Halim) Shala, [Urëz, Besianë]; Faik (Arif) Jaha, [Demahmet, Besianë]; Hajdin (Rizah) Rexhepi, [Revuç, Besianë]; Ilaz (Shaqir) Beqiri, [Përpellac, Besianë]; Jetullah (Mehmet) Islami, [Dyz, Besianë]; Milaim (Hashim) Qerimi, [Repë, Besianë] ; Nurije (Miftar) Hasani-Rashiti, [Peran, Besianë]; Remzi (Nazmi) Demolli, [Kastrat, Besianë]; Sali (Zeqir) Selmani, [Vendenis, Besianë]; Shefki Latifi [Pollatë, Besianë]; Xhafer (Lam) Ajvazi, [Gegaj, Besianë]; Xhevat (Sali) Jupolli, [Albanik, Besianë].
Burim: Demush (Kamber) Mavraj, [Dasam, Burim]; Isuf (Nezir) Lubeniqi, [Kushtrim, Burim];.Januz (Isuf) Gusturanaj, [Burim]; Mustafë (Ukë) Blakaj, [Lugmirë, Burim]; Qazim (Ali) Hakaj, [Arbanë, Burim].
Dardanë: Asllan (Hazir) Thaçi, [Kastrat i Poshtëm, Dardanë]; Isa (Sabit) Kastrati, [Hogosht, Dardanë]; Ismajl, (Xhavit) Ismajli, [Kopër, Dardanë]; Mehmet (Sali),Sabedinaj [Hogosht, Dardanë]; Ramadan (Shaban) Kastrati, [Karaçevë e Epërme, Dardanë] ; Rrahim Beqiri, [Kopër, Dardanë].
Deçan: Arif (Bajram) Mahmutdemaj, [Strellc i Epërm, Deçan]; Avni (Bali) Sinanaj, [Baballoç, Deçan]; Azem (Sefer) Shala, [Burrëmadh, Deçan]; Bekë (Sadri) Muslijaj, [Shaptej, Deçan]; Daut (Murat) Aliçkaj, [Beleg, Deçan]; Din (Miftar) Çekaj, [Irzniq, Deçan]; Enver (Tahir) Alaj, [Drenoc, Deçan]; Fetah (Lush) Mazrekaj, [Arrnjet, Deçan]; Gëzim (Qazim) Ademaj, [Ratishë e Poshtme, Deçan]; Hajdar (Sylë) Agaj, [Gramaçel, Deçan]; Hazir (Himë) Zukaj [Beleg, Deçan]; Hysni (Cur) Binakaj, [Beleg, Deçan]; Isuf (Hysen) Imeraj, [Isniq, Deçan]; Maxhun (Malë) Çeku, [Irzniq, Deçan]; Miftar (Demë) Povataj, [Strellc i Epërm, Deçan]; Muhamet (Bajram) Shala, [Prapaçan, Deçan]; Nezir (Ibish) Vishaj, [Beleg, Deçan]; Nijazi (Avdi) Ferizi, [Kodrali, Deçan]; Niman (Bajram) Musaj, [Pozhar, Deçan]; Nysret (Ali) Shala, [Brolaj, Deçan]; Ramadan (Maxhun) Dautaj, [Carrabreg i Epërm, Deçan]; Sali (Beqir) Rrustemaj, [Strellc, Deçan]; Selim (Ramadan) Gjoci, [Gjocaj, Deçan]; Selman (Brahim) Lokaj, [Sllup, Deçan]; Selmon (Tahir) Dukaj [Drenoc, Deçan]; Shpend (Halil) Hasaj, [Kodrali, Deçan]; Tafil (Brahim) Kasumaj, [Lloçan, Deçan]; Ukë (Bajram) Beqiraj, [Shaptej, Deçan]; Zenel Dautaj [Carrabreg i Epërm, Deçan]; Zenel (Ukë) Vishaj, [Beleg, Deçan]; Zymer (Miftar) Binakaj, [Beleg, Deçan].
Drenas: Adem (Shaban) Mulaj, [Drenas, Qëndresë]; Ardian (Ymer) Elshani, [Gentianë, Drenas]; Bahtir (Halit) Isufi, [Sukë Drenas]; Bashkim (Haxhi) Krasniqi, [Negroc, Drenas]; Brahim (Qerim) Ademi, [Sukë, Drenas]; Daut (Zenun) Halilaj, [Grykas, Drenas]; Fatmir (Nuredin) Nika, [Shkabaj, Drenas]; Fehmi (Minush) Morina, [Drenas]; Gani (Halit) Elshani, [Gurras, Drenas]; Habib (Idriz) Deliu, [Abri e Epërme, Drenas]; Hajdin (Brahim) Krasniqi, [Shkabaj, Drenas]; Hajrullah (Sherif) Gashani, [Qëndresë, Drenas]; Hamit (Jetish) Gashi, [Arllat, Drenas]; Haradin (Ramadan) Ramaj, [Grykas, Drenas]; Hasan (Fetah) Maloku, [Dritan, Drenas]; Hysen (Hetem) Syla, [Sukë, Drenas]; Hysni (Hajriz) Jetullahu, [Damanek, Drenas]; Idriz (Bajram) Gucati, [Qëndresë, Drenas]; Isa (Sheremet) Istogu, [Polluzhë, Drenas]; Islam (Zenë) Krasniqi, [Shkabë, Drenas]; Ismail (Dan) Bytyçi, [Arllat, Drenas]; Izet (Ahmet) Elshani, [Drenas]; Jahir (Mehmet) Lladrovci, [Shkabaj, Drenas]; Lulëzim (Metë) Bujupi, [Arllat, Drenas]; Mehdi (Nebih) Bytyçi, [Arllat, Drenas]; Mehdi (Sylë) Morina, [Drenas]; Muhamet (Brahim) Krasniqi, [Negroc, Drenas]; Nysret (Ramadan) Halili, [Sukë, Drenas]; Ramadan (Islam) Muleta, [Kruembret, Drenas]; Rexhep (Muharrem) Kurtaj, [Abri e Epërme, Drenas]; Sabit (Brahim) Maloku, [Shkabë, Drenas]; Sadri (Zenel) Gashi, [Qëndresë, Drenas]; Selman (Feriz) Istogu [Polluzhë, Drenas]; Sinan (Halim) Gashi, [Fortesë, Drenas]; Shefqet (Ferat) Isufi, [Sukë, Drenas]; Sylejman (Xheladin) Bytyçi, [Arllat, Drenas]; Vesel (Mursel) Demaku, [Abri e Epërme, Drenas]; Xhafer (Avdyl) Gashi, [Fortesë, Drenas]; Xhevat (Shaban) Halili [Shtuticë, Drenas]; Ymer (Nazif) Elshani, [Gentianë, Drenas]; Zejnullah (Mujë) Elshani, [Rezistencë, Drenas].
Ferizaj: Ahmet (Hysen) Hoxha, [Pleshinë, Ferizaj]; Bilall (Ali) Shala, [Ferizaj]; Brahim (Tefik) Ademi, [Koshare, Ferizaj]; Haki (Murat) Kadriu, [Slivovë, Ferizaj]; Nijazi Pajaziti, [Ferizaj]; Ramadan (Rexhep) Rexhepi, [Sojevë, Ferizaj]; Sejdi (Muharrem) Sejdiu, [Nerodime e Poshtme, Ferizaj]; Shaban (Shefki)Topalli, [Dardani, Ferizaj].
Fushë- Kosovë: Bajrami (Shaban) Haki, [Fushë-Kosovë].
Gjakovë: Agron (Ramadan) Dana [Gjakovë]; Ali (Bajram) Feraj, [Goden, Gjakovë]; Ali (Miftar) Hasi, [Cërmjan, Gjakovë]; Ali (Ramadan) Beqrama, [Gjakovë]; Aliriza (Rasim) Mullaejupi, [Gjakovë]; Arben (Qamil) Gexha, [Gjakovë]; Avni (Osman) Ferizi, [Gjakovë]; Bahte (Sadyllah) Kajdomçaj, [Gjakovë]; Bajram (Brahim) Beqaj, [Rracaj, Gjakovë]; Bardhyl Çaushi, [Gjakovë]; Bashkim (Dervish) Osmanaj, [Goden, Gjakovë]; Beqir (Muharrem) Selmani, [Dobrosh, Gjakovë]; Daniel (Ibish) Berisha, [Gurash, Gjakovë]; Dritan (Mujë) Zeneli, [Shqiponjë, Gjakovë]; Elez (Hysen) Miftari, [Berjahë e Rekës së Keqe, Gjakovë]; Elmaze (Xajë) Kadiraj, [Gjakovë]; Fadil (Bajram) Nimani, [Gergoc, Gjakovë]; Fadil (Mehmet) Berisha [Gjakovë]; Fatmir (Januz) Cana, [Gjakovë]; Fehmi (Adem) Agani, [Gjakovë]; Fehmi (Ramiz) Haxhidauti, [Gjakovë]; Fran (Mark) Duzhmani, [Gurash, Gjakovë]; Fran (Prenkë) Komani, [Guskë, Gjakovë]; Fiqiri (Bardh) Quni [Potok i Molliqit, Gjakovë]; Gani (Sadri) Brahimaj, [Shqiponjë, Gjakovë]; Gani (El;ez) Mehmeti, [Brovinë, Gjakovë]; Gaspër (Ndue) Karaqi, [Ujz (Has) Gjakovë]; Gëzim (Tefik) Luzha, [Gjakovë]; Gjergj (Pjetër) Sokoli, [Madanaj, Gjakovë]; Gjokë (Hil) Ndrecaj, [Firajë, Gjakovë]; Hajdin (Misin) Haziri, [Zhebel, Gjakovë];Halil (Ukë) Berisha [Ramoc, Gjakovë]; Hasan (Hazir) Osmani, [Nivokaz, Gjakovë]; Hazir Jetishi, [Brekoc, Gjakovë]; Hysen (Avdyl) Ademi, [Molliq, Gjakovë]; Hysen (Malë) Arifi, [Pacaj, Gjakovë]; Hysen (Ukë) Avdyli, [Shishman, Gjakovë]; Imer (Brahim) Beqaj [Rracaj, Gjakovë]; Islam (Halil) Ademaj, [Shqiponjë, Gjakovë]; Isuf (Ramadan)Ahmeti, [Stubëll, Gjakovë]; Jahja (Hslil) Gojani, [Gjakovë]; Jakup (Adem) Nushi, [Gjakovë]; Januz Cana, [Gjakovë]; Jusuf (Bajram) Dafota, [Gjakovë]; Mark (Zef) Malota, [Gjakovë]; Masar (Isa) Radoniqi, [Gjakovë]; Mehdi (Zenel) Haraçija, [Gjakovë]; Mehmet (Ali) Osmanaj, [Goden, Gjakovë]; Mehmet (Din) Avdyli [Botushë e Rekës së Keqe, Gjakovë]; Metush (Demir) Morina, [Goden, Gjakovë]; Muhamet (Shaban) Zhubi [Gjakovë]; Muharrem (Zenun) Xhemajli, [Rracaj, Gjakovë]; Musa (Hasan) Tolaj, [Skivjan, Gjakovë]; Mustafë (Bajram) Bobi, [Gjakovë]; Muzafere (Murat) Haxhiu, [Gjakov]; Myhedin (Fetah) Zekaj, [Gjakovë]; Neki (Daut) Pula, [Gjakovë]; Pal (Nikë) Prendi, [Gurash, Gjakovë]; Pashk (Zef) Ndrejaj, [Radoniq, Gjakovë]; Pjetër (Mark) Abazi, [Ramoc, Gjakovë]; Ramiz (Avdyl) Rexha, [Ponesh, Gjakovë]; Rexhep (Binak) Syla, [Shishman i Rekës së Keqe, Gjakovë]; Rexhep (Shaban) Sadiku, [Nivokaz, Gjakovë]; Rexhep (Ukë) Sadria, [Dobrosh, Gjakovë]; Sadri (Azem) Zeneli, [Shqiponjë, Gjakovë]; Skënder (Hamëz) Fetahaj, [Skivjan, Gjakovë]; Sokol (Malë) Nuza, [Smolicë, Gjakovë]; Shaban (Bajram) Bajrami, [Babaj i Bokës, Gjakovë]; Shahindere (Jusuf) Hoxha, [Gjakovë]; Shefqet (Selim) Rexha, [Ponesh, Gjakovë]; Shyt (Gjon) Hasanaj, [Mejë, Gjakovë]; Tomë (Kolë) Prela, [Guskë, Gjakovë]; Valbonë (Mehdi) Vejsa- Haxhiavdijaj, [Gjakovë]; Xhavit (Salih) Fetahaj, [Skivjan, Gjakovë]; Yll (Avdullah) Morina, [Gjakovë]; Ymer (Beqir) Beqaj, [Ramoc, Gjakovë]; Zenel (Mehmet) Pajaziti, [Dobrosh, Gjakovë]; Zenun (Ramë) Alia, [Botushë e Rekës së Keqe, Gjakovë].
Gjilan: Agush (Gani) Rexhepi, [Babaj, Gjilan]; Bahtir (Habib) Jahiri, [Gjytezë, Gjilan]; Beqir (Ramiz) Mahmuti, [Lladove, Gjilan]; Ganimete (Z) Ajeti [Lladovë, Gjilan]; Hanumshahe (Abdullah) Zymberi, [Pasjan, Gjilan]; Hevzi (Zekri) Ajeti, [Lladovë, Gjilan]; Milazim (Habib) Idrizi, [Zhegër, Gjilan]; Nijazi (Mustafë) Osmani, [Gadish, Gjilan]; Rrahim [Llofce, Gjilan]; Sahit (Beqir) Baftiu, [Zogaj, Gjilan]; Selami (Rifat) Shabani, [Llashticë, Gjilan]; Selver (Nazim) Shala, [Ponesh, Gjilan];Tefik (Vehbi) Zymberi, [Gjytezë, Gjilan].
Hani i Elezit: Thaçi, Ilaz [Kryenik, Hani i Elezit]
Kaçanik: Avdullah (Shukri) Baftiu, [Vataj, Kaçanik]; Avdylgafurr (Merxhan) Luma, [Qafëshqipe, Kaçanik]; Burhan (Mexhid) Zeneli, [Bob, Kaçanik]; Cenë (Ekrem) Loku, [Lumbardh, Kaçanik]; Fatmir (Isuf) Mustafa, [Elezaj, Kaçanik]; Hamit (Milaim) Berisha, [Korbaj, Kaçanik]; Mahi (Shabedin) Loku, [Lumbardh, Kaçanik]; Mahir Kamberi [Gajre, Tertovë]; Mejdi (Hajrush) Dalloshi, [Doganaj, Kaçanik]; Milaim (Gani) Loku, [Lumbardh, Kaçanik]; Murat (Sakip) Raka, [Kaçanik]; Nevzat (Mehmet) Çallaku, [Gajre, Kaçanik]; Nexhmush (Rexhep) Fera, [Kaçanik]; Osman (Mustafë) Luma, [Qafëshqipe (ish-Glloboçicë), Kaçanik]; Qamil (Hafiz) Ilazi, [Kaçanik i Vjetër, Kaçanik]; Sakip (Mustafë) Mulaku, [Gajre, Kaçanik]; Tefik (Bafti) Raka, [Kaçanik]; Vesel (Ramadan) Vlashi, [Lumbardh, Kaçanik].
Kastriot: Mirena (Ahmet) Milaim, [Hade, Kastriot].
Klinë: Ali (Halil) Krasniqi, [Çabiq, Klinë]; Bali (Rexhep) Haxhaj [Gllarevë, Klinë]; Enver (Hysni) Hoti, [Jashanicë, Klinë]; Haki (Malë) Raci, [Siçevë, Klinë]; Hamid (Azem) Gashi [Sferrkë, Klinë]; Hamit (Bislim) Krasniqi, [Caravik, Klinë]; Hysen (Rifat) Pantina, [Qëndresë, Klinë]; Nebih (Beqë) Berisha, [Këpuz, Klinë]; Niman (Demir) Mulaj, [Jashanicë, Klinë]; Qamil, (Shaban) Elezi, [Gjurgjevik i Vogël, Klinë]; Sinan (Shaban) Raci [Siçevë, Klinë]; Murat Delija, [Budisalc, Klinë]; Sahit (Hamëz) Dallaveri, [Shtupel, Klinë].
Lypjan: Ajet (Xhemail) Kozhani, [Ilirian, Lypjan]; Bejtush (Sali) Gërbeshi, [Manastir, Lypjan]; Beqir (Islam) Duriqi, [Ilirian, Lypjan]; Isak (Zejnullah) Bytyçi, [Manastir, Lypjan]; Ismail (Gani) Bërbatovci,[Dobrajë e Madhe, Lypjan];Pajazit Gashi (Bajram), [Bunget, Lypjan]; Shaip (Balik) Gërbeshi, [Manastir, Lypjan].
Lypjan: Ajet (Xhemail) Kozhani , [Ilirian, Lypjan]; Bejtush (Sali) Gërbeshi, [Manastir, Lypjan]; Beqir (Islam) Duriqi, [Ilirian, Lypjan]; Isak (Zejnullah) Bytyçi, [Manastir, Lypjan]; Pajazit Gashi (Bajram), [Bunget, Lypjan]; Shaip (Balik) Gërbeshi, [Manastir, Lypjan].
Malishevë: Adem (Isuf) Morina, [Drenar, Malishevë]; Afrim (Isa) Buçaj, [Ladron, Malishevë]; Avni (Ali) Zhabota, [Bubavec, Malishevë]; Bahti (Tafil) Buçaj, [Lladron, Malishevë]; Faik (Zenel) Morina, [Drenar, Malishevë]; Haki (Reshat) Morina, [Arbënesh, Malishevë]; Halim (Izet) Maloku [Gurakuq, Malishevë]; Hamdi (Sadri) Berisha, [Gurabardh, Malishevë]; Hysen (Kadri) Elshani, [Arbënesh, Malishevë]; Idriz (Nuhi) Morina [Arbënesh, Malishevë]; Ilaz (Hysen) Gashi, [Mleçan, Malishevë]; Ilaz (Latif) Paçarizi, [Dragobil, Malishevë]; Ilir (Avdyl) Kelmendi, [Balincë, Malishevë]; Jashar (Sherif), Krasniqi [Tërpezë, Malishevë]; Lirie (Nexhmi) Berisha, [Drenar, Malishevë]; Musë (Azem) Maloku, [Gurakuq, Malishevë]; Nuhi (Zejnullah) Mazreku, [Goriç, Malishevë]; Qerim (Zymer) Krasniqi, [Drenar, Malishevë];Ramadan (Brahim) Morina, [Qypevë, Malishevë]; Rasim (Daut) Krasniqi, [Tërpezë, Malishevë]; Rasim (Izet) Maloku, [Gurakuq, Malishevë]; Salih (Bajram) Maliqi [Stepanicë, Malishevë]; Salih (Selman) Bytyçi, [Shkozë, Malishevë]; Shaban (Isuf) Zogaj [Bellanicë, Malishevë]; Xhevë (Avdyl) Krasniqi – Lladrovci, [Drenoc, Malishevë].
Mitrovicë: Fevzije (Rexhep) Fejzullahu, [Mitrovicë]; Jashar (Shefki) Begu, [Vllahi, Mitrovicë]; Mehë (Ramë) Uka, [Bajgorë, Mitrovicë]; Murat (Kadri) Emini, [Mitrovicë]; Veli (Hysen) Xhafa, [Bare, Mitrovicë]; Xhevat (Ruhan) Jusufi, [Vidishiq i Shalës së Bajgorës, Mitrovicë]; Xhevdet (Salih) Kelmendi, [Mitrovicë].
Pejë: Afrim (Selim) Gjuraj, [Radac, Pejë]; Ahmet (Sali) Avdimetaj, [Pejë]; Beqir (Rrustem) Krasniqi, [Vranoc, Pejë]; Emrush (Zenel) Krasniqi , [Qyshk, Pejë]; Hilmi (Osman) Bërdynaj, [Fierzë, Pejë]; Kapllan (Arif) Gashi, [Buçan, Pejë]; Lah (Haxhi) Gashi [Buçan, Pejë]; Milazim (Brahim) Zekaj, [Rauzë, Pejë]; Milazim (Qerim) Pelaj, [Fierzë, Pejë]; Mustafë (Rexhep) Abazi, [Albë e Vogël, Pejë]; Mustafë (Tahir) Shabanaj, [Trefis, Pejë]; Nazmi (Beqir) Rrustemaj, [Drinisht, Pejë]; Qazim (Ahmet) Berisha, [Pejë]; Rifat (Sadri) Shala, [Beran, Pejë]; Rrustem (Arif) Gashi, [Buçan, Pejë]; Serbeze (Selim) Kasapi-Rexhepi, [Pejë]; Shyqeri (Ramadan) Gashi, [Buçan, Pejë]; Zymer (Rexhë) Krasniqi , [Drinesh, Pejë].
Prishtinë: Afërdita Reka-Sejdiu, [Rimanishtë, Prishtinë]; Feriz Blakçori, [Prishtinë]; Halil (Beqir) Canolli, [Marec, Prishtinë]; Hamdi (Ibush) Gashi, [Mramor, Prishtinë]; Hysen (Hafiz) Haxholli, [Marec, Prishtinë]; Ibrahim (Avdullah) Krasniqi, [Grashticë, Prishtinë]; Januz Zeneli, [Ballaban, Prishtinë]; Mehmet (Sabit) Reçica [Vranidoll, Prishtinë]; Nazmi (Hasan) Canolli, [Marec, Prishtinë]; Ramiz Mehmeti, [Hajkobillë, Prishtinë]; Rasim (Avdullah) Krasniqi, [Grashticë, Prishtinë]; Refik (Hafiz)Haxholli , [Marec, Prishtinë]; Ruzhdi (Idriz) Krasniqi, [Llukar, Prishtinë]; Selim (Halil) Berisha, [Drenoc, Prishtinë]; Zahir (Xheladin) Haxholli, [Marec, Prishtinë]; Zeqir (Sahit) Krasniqi, [Llukar, Prishtinë]; Zylë Hajdini, [Prishtinë].
Prizren: Anif (Ali) Muji, [Sharr, Prizren]; Avdyl, (Fetah) Duraj [Mazrek, Prizren]; Behajdin (Murteza) Allaqi, [Prizren]; Hasim (Sahit) Berisha, [Lez, Prizren]; Haxhi (Ramë) Jahaj, [Mazrek, Prizren]; Nexhat, (Shyqeri) Shehu [Krushë e Vogël, Prizren]; Qerim (Bajram) Gjigollaj, [Lugisht, Prizren]; Refki, (Qemail) Rexha, [Korishë, Prizren]; Sahit (Sali) Shehu, [Krushë e Vogël, Prizren]; Shpëtim (Zeqir) Robaj, [Prizren]; Tamil, (Beqir) Shala [Kushnin, Prizren]; Xhevat (Ahmet) Berisha, [Lez, Prizren].
Rahovec: Avni (Ibrahim) Hoti, [Krushë e Madhe, Rahovec]; Çaush (Muharrem) Krasniqi, [Hoça e Vogël, Rahovec]; Destan (Hajdar) Berisha, [Brestos, Rahovec]; Fahredin (Shemsedin) Hoti, [Krushë e Madhe, Rahovec]; Faik (Riza) Sylka, [Rahovec]; Fatos (Rrustem) Zhuniqi, [Fortesë, Rahovec]; Feriz (Haxhi) Mrasori, [Mrasor, Rahovec]; Gani (Musli) Nalli, [Krushë e Madhe, Rahovec]; Gëzim (Rrustem) Reshiti, [Krushë e Madhe, Rahovec]; Haki (Musli), Nalli [Krushë e Madhe, Rahovec]; Hasan (Hasan) Vuçitërna, [Rahovec]; Haxhi (Shaip) Sharku, [Rahovec]; Ilmi (Sefer) Gashi, [Krushë e Madhe, Rahovec]; Isa (Rasim) Duraku, [Krushë e Madhe, Rahovec]; Ismet (Hamid) Nuredini, [Krushë e Madhe, Rahovec]; Muhamet (Nuredin) Malësori, [Krushë e Madhe, Rahovec]; Osman (Hasan) Sejfullahu, [Krushë e Madhe, Rahovec]; Osman (Qazim) Ramadani, [Krushë e Madhe, Rahovec]; Sami (Jonuz) Duraku, [Krushë e Madhe, Rahovec]; Sedat (Aziz) Hoti, [Krushë e Madhe, Rahovec]; Sokol (Hysen) Dina, [Rahovec]; Shaban (Cenë) Krasniqi, [Shkamzë, Rahovec]; Ukshin (Nazif) Hoti, [Krushë e Madhe, Rahovec]; Xheladin (Fetah) Nalli, [Krushë e Madhe, Rahovec]; Xhemajli (Malush) Duraku, [Krushë e Madhe, Rahovec]; Eqrem (Rexhep) Sylka, [Rahovec]; Nait (Mahmut) Mahmuti, [Krushë e Madhe, Rahovec]; Ramadan (Destan) Vuçitërna, [Rahovec].
Sharr: Berisha (Selman) Ruzhdi, [Buçe, Sharr].
Shtime: Bashkim (Sami) Emini, [Shtime]; Kadri (Haki) Ademaj [Petrovë, Shtime]; Mustafë (Beqë) Asllani, [Rranzë, Shtime]; Sadik (Xhemë) Osmani, [Reçak, Shtime].
Skënderaj: Ajet (Halit) Beqiri, [Pemishtë, Skënderaj]; Ali (Smajl) Muharremi, [Runik, Skënderaj]; Arsim (Bali) Gashi, [Dardan, Skënderaj]; Bedri (Sheremet) Sejdiu, [Qirez, Skënderaj]; Bekë (Hysen) Imeraj [Padalishtë, Skënderaj]; Demir (Sadri) Ahmeti, [Radishevë, Skënderaj]; Ejup (Dibran) Behrami, [Prekaz i Epërm, Skënderaj]; Enver (Halit) Haliti, [Arbënesh, Skënderaj]; Enver (Sefer) Aliuka, [Polac, Skënderaj]; Eshref (Januz) Mehmeti, [Krasmiroc, Skënderaj]; Fadil (Hasan) Seferi, [Prekaz i Epërm, Skënderaj]; Faik (Beqir) Hajrizi, [Kororr, Skënderaj]; Fatmir (Hakif) Ramadani [Qirez, Skënderaj]; Hajdin (Maliq) Aruçi, [Rezallë, Skënderaj]; Hajzer (Rexhep) Veseli, [Açarevë, Skënderaj]; Haki (Tahir) Imeri, [Vajnikë, Skënderaj]; Halit (Isuf) Geci, [Llaushë, Skënderaj]; Hashim (Qazim) Zeka, [Burojë, Skënderaj]; Haxhi (Azem) Beka, [Kodërnik, Skënderaj]; Haxhi (Imer) Ahmetaj, [Radishevë, Skënderaj]; Hazir (Shaban) Hoti, [Polac, Skënderaj]; Idriz (Bajram) Gucati, [Polac, Skënderaj]; Idriz (Islam) Rrecaj, [Llaushë, Skënderaj]; Idriz (Rexhep) Idrizi, [Prekaz i Epërm, Skënderaj]; Idriz (Salih) Salihi, [Tirk, Skënderaj]; Ilaz (Osman) Aruçi, [Rezallë, Skënderaj]; Ismet (Hamit) Rrahmani, [Shkozet, Skënderaj]; Isuf (Ibrahim) Rukolli, [Rezallë, Skënderaj]; Isuf (Rexhep) Aruçi, [Rezallë, Skënderaj]; Lah (Xhemajl) Koca [Polac, Skënderaj]; Maksut (Mujë) Bekaj, [Kodërnik, Skënderaj]; Mehmet (Azem) Aliuka, [Marinë, Skënderaj]; Muhamet (Mursel) Behrami, [Izbicë, Skënderaj]; Murat (Muharrem) Haliti, [Arbënesh, Skënderaj]; Musli (Dibran) Shala, [Skënderaj]; Nazif (Hysen) Sejdiu, [Gojfilë, Skënderaj]; Nazif (Ismail) Hoti [Polac, Skënderaj]; Nazmi (Bajram) Osmani [Kodërnik, Skënderaj]; Nazmi (Sheremet) Sejdiu, [Qirez, Skënderaj]; Nezir (Zenel) Mëziu, [Marinë, Skënderaj]; Qazim (Osman) Jashari, [Prekazi i Poshtëm, Skënderaj]; Rexhep (Ajet) Rexhepi, [Qirez, Skënderaj]; Rifat (Fazli) Mëziu, [Marinë, Skënderaj]; Riza (Murat) Spahiu, [Kodërnik, Skënderaj]; Rizah (Zenel) Shabani, [Dashec, Skënderaj]; Sabit (Bekë) Veliqi, [Polac, Skënderaj]; Sadri (Zenel) Shala, [Burojë, Skënderaj]; Salih (Idriz) Shala, [Leçinë, Skënderaj]; Selim (Kamer) Mëziu, [Marinë, Skënderaj]; Shaban (Murat) Jashari, [Prekazi i Poshtëm, Skënderaj]; Sheqeri (Isa) Mulaj, [Vitak, Skënderaj]; Tafil (Jetish) Kabashi, [Polac, Skënderaj]; Tefik (Hamit) Xani, [Polac, Skënderaj]; Vesel (Muharrem) Hetemi, [Klinë e Mesme, Skënderaj]; Xhevat (Ferat) Osmani, [Baks, Skënderaj]; Zymber (Adem) Shaqiri, [Rrezanë, Skënderaj].
Therandë: Avdyl (Halil) Beqiraj, [Grejkoc, Therandë]; Bafti (Jemin) Shala, [Mushtisht, Therandë]; Habib (Ismajl) Hoxha, [Bllacë, Therandë]; Hajdin (Vesel) Berisha, [Therandë]; Luljeta (Latif) Gashi, [Taraxhë, Therandë]; Miftar (Murtez) Reshani, [Gjytet, Therandë]; Mon (Ramadan) Sallauka, [Budakovë, Therandë]; Muhamet (Avdi) Tafolli, [Çadrak, Therandë]; Nexhmedin (Vesel) Berisha, [Therandë]; Ramadan (Azem) Suka, [Bllacë, Therandë]; Ruzhdi (Ymer) Qatani, [Duhël, Therandë]; Sedat (Vesel) Berisha, [Therandë]; Tahir (Jemin) Trolli, [Troll, Therandë]; Xhavit (Jetullah) Basha, [Arrisht, Therandë].
Viti: Hasan (Mehmet) Mehmeti, [Verban, Viti]; Nazmi (Salih) Pajaziti, [Ujmirë, Viti].
Vushtrri: Abdullah (Bali) Fazliu, [Shalës, Vushtrri]; Abedin (Sheqir) Ferizi, [Pasomë, Vushtrri]; Adem Beqiri, [Pantinë, Vushtrri]; Agim (Bajram) Gërguri, [Martirat i Epërm, Vushtrri]; Agim (Ramë) Hyseni, [Vushtrri]; Bahri (Rexhep) Haxha, [Manzë e Poshtme, Vushtrri]; Beqir (Kamer) Hyseni, [Vushtrri]; Ibrahim (Habib) Islami, [Kollë, Vushtrri]; Latif (Mehmet) Berisha, [Smrekovnicë, Vushtrri]; Lutfi (Avdush) Musiqi, [Vushtrri]; Musa (Xhevat) Abazi, [Ceceli, Vushtrri]; Mustafë (Shaqir) Shyti, [Oshlan, Vushtrri]; Naman (Selim) Kunoviku, [Vushtrri]; Nuhi (Bahtir) Haliti, [Gurkuq, Vushtrri]; Shahin (Ibrahim) Krasniqi, [Fshati i Ri i Maxhunajve, Vushtrri]; Skënder (Adem) Bllaca, [Bletajë, Vushtrri].
Zubin Potok: Asllan (Tahir) Deliu, [Çabër, Zubin Potok]; Lutfi (Emin) Hasani [Çabër, Zubin Potok].
[1] Fazli Grajçevci (1935-1964) ishte një aktivist shqiptar, poet, intelektual dhe patriot i cili u bë i njohur si “simbol i flamurit” midis shqiptarëve gjatë viteve ‘60 në Jugosllavi. I lindur në vitin 1935 në Sankovc (Flamuras) në Drenicë. Mbaroi shkollën në Komoran. Në vitin 1954 ai u regjistrua në shkollë në Prishtinë, ku kaloi 3 vjet dhe vazhdoi edhe për 4 vjet në Prizren. Ai u diplomua me një diplomë në Mitrovicë, por u revokua nga kjo për shkak të tensioneve politike të kohës. Gjatë viteve ‘60, Grajqevci punoi si mësues në fshatin Kishnarekë, Poklek dhe Dobroshevc. Gjatë një periudhe ai punoi në NGB “Rilindja”, (Rilindje), një organizatë kulturore në Prishtinë. Grajqevci ishte patriot dhe politikan shumë i pasionuar dhe filloi “Organizatën Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve”. Më 1964, policia sekrete e shtetit jugosllav e arrestoi dhe e burgosi. Pas 14 ditësh torturimi, ai vdiq në burgun e Prishtinës, më 17 gusht.
[2] Shaban Shala (1933-1963) ka lindur në fshatin Letan (ish-Letanc) të Besianës (ish-Podujevës) me 16 shkurt 1933, mësimet e par i mori në shkollën fillore të Letancit dhe në Besianë (ish-Podujevë), ndërsa shkollën normale e kreu në Prishtinë.Si mësues ka punuar në fshatrat Gurishtë (ish- Lupç i Epërm), Kështjellas (ish-Popovë), Murgull, Pollatë, Dabishevc, Tuxhevc dhe më vonë edhe në Tetovë.U mbyt me torturë, më 20 janar 1963 nga UDB-ja Shabani u ishte nënshtruar torturave çnjerzore, por ai ishte i panënshtrueshëm.
[3] Metush Krasniqi (1928-1986) lindi më 19 gusht 1928 në fshatin Dajkoc të Komunës së Kamenicës (Dardanës). Shkollën fillore respektivisht katër klasat e para i kreu në gjuhën serbe në fshatin Hodanoc, ndërsa katër klasët tjera gjatë viteve 1942-1946 i kreu në Gjilan në gjuhën shqipe. Gjatë viteve 1947-1949 kreu një kurs pedagogjik në Pejë dhe Gjakovë, ndërsa në vitin 1950 diplomoi në Shkollën Normale të Gjakovës. Në vitin 1950-1951 filloi punën si mësues në shkollën fillore në Shipashnicë të Epërme. I frymëzuar nga veprimtarët e LNDSH, në Shipashnicë së bashku me kolegët e vet themeloi organizatën ilegale “Partia Revolucionare për Bashkimin e Tokave Shqiptare me Shtetin Amë”. Burgoset disa herë dhe më 4 nëntor 1985, ai sërish burgoset dhe gjatë shtatë muajsh e pesëmbëdhjetë ditëve sa e mbajtën në burgjet e Prishtinës e të Mitrovicës, rrahet e torturohet në mënyrat më mizore. Pasi ishte i dërrmuar për vdekje. UDB-ja më 16 qershor 1986 e liron nga burgu dhe më 15 tetor 1986 ky atdhetar i devotshëm, duke mos pasur shërim ndërroi jetë.
[4] KMDLNJ ka të dhëna se që nga data 1 janar 1998 deri më 12 qershor 1999, kur në territorin e Kosovës janë future trupat e NATO-s, nën akronimin KFOR, forcat ushtarake, paraushtarake dhe policore të Serbisë dhe të Republikës Federale të Jugosllavisë (RFJ) kanë vrarë 7900 mcivilë shqiptarë të paramatosur (6579 meshkuj dhe 1321 femra, në mesin e tyre edhe mësues, arsimtarë e profesorë, si dhe punëtyorë të tjerë të arsimit. (Më gjerësisht shih: “Krimet e luftës në Kosovë 1998-1999 (monografi), I, KMDLNJ, Prishtinë, 2010).
Me ju lumte i nderuar Zyber Muhani, Pudojeve, per kete shkrim te shkelqyer per zhvillimin e Aresimit ne Kosoven Moter, sjelle MARIRET per te ne terre VITET_HISTORI-qe na ben krenar.Mnerim dhe RRESPEK te RENEVE per ato ARRITE me PERJETESI vepra e tyre.
Nga tej oqeani po ju peshendes, une 87 vjecari, Biri i *Dangellise Naimjane* – nje jete – Mesues ne Tirane, aktualisht ne Toronto- (pas femijeve emigrante te pas 90-tes), ku rauajtia e gjuhes amtare, deri hapien e shkollave shqipe, realizuar, ne plan te pare – Faleminderit perkrahies se shtetit Kanadez. Festat kaluar me unitet e aktivitete… mes Torontos.
Une 87 vjecari me ne krah-Kryetarin org *Pasues veteran* Arnold Hasimaj.
Toronto 08-03-2023.