Për një femër..! humbën mandatin e deputetit, për Albulenën…

0
Albulena Haxhiu

Kimete Berisha Kimete Berisha

– Tash meshkujt e opozitës kthehen në shtëpitë e tyre në lagjet superluksoze, kthehen si luftëtarë të palëkundur që e fituan betejën kundër Albulena Haxhiut!
– Duhet të jesh i marrë, krejt i marrë që ta dëmtosh veten për Albulena Haxhiun!
– Opozita ia mohoi vetes mandatin e deputetit…për çfarë vurmaku?
– Për Albulena Haxhiun!
– Që do të thotë se: Albulena Haxhiu është ‘kaq e madhe’ për opozitën!
– Çfarë kauze është kjo, t’ia mohosh vetes mandatin e deputetit, veç për inat të Albulena Haxhiut!
– Kush është Ajo?
– Ky është budallallëk i pashembullt i opozitës!
– Është patetike, gjest ekstremist, është ekskomunikim dhe çka s’është…
ndoshta është edhe gjynah ta urresh dikë në mënyrë të organizuar, pa asnjë arsye personale!
– Nuk është problem për mua poshtërsia, por budallallëku.
– A ka budallallëk më të madh se sa ta shkatërrosh Kuvendin dhe ta bësh veten injorant për Albulena Haxhiun!
– Memli Krasniqi dhe Lumir Abdixhiku janë palaço politikë.
– Kosova kurrë nuk ka pasur politikanë më të dështuar dhe më të mjerë se Memli Krasniqi me Lumir Abdixhikun!
– Janë aq të paditur sa nuk kanë arritur ta kuptojnë se nuk është problemi i tyre Albulena Haxhiu, por është Albin Kurti dhe ai prapë i fiton zgjedhjet!
– Prandaj, këdo që e kishin zgjedhur për Kryetar Kuvendi – e kishin zgjedhur Albin Kurtin!
…Dhe…u bë siç deshi Albin Kurti, me ndihmën e çmendur të opozitës!
P.S. 🥂

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.