PELLAZGËT, ILIRËT DHE DARDANËT NË “ENEIDËN” E VIRGJILIT

0
Eneida - Virgjili

Gani I. Mehmeti

Kur ne kemi fakte përpara vetes, nuk duhet të heshtet dhe të paraqesim atë që dikush e ka thënë përpara nesh.

Unë, kësaj radhe do të merrem me Virgjilin dhe “Eneiden” e tij për përfaqësimin e hiostorisë së vjetër Pellazgo-Ilire- Dardane. Libri është përkthyer nga Henrik Lacaj, me parathënie të prof. Dr. Engjëll Sedaj, botuar nga “BUZUKU”, në Prishtinë në vitin 2000.

Një libër të tillë e kemi më përpara të botuar me titullin: Ilirët dhe Iliria, te autorët antikë, botuar në kuadër të serisë Burime të Zgjedhura për Historinë e Shqipërisë dhe paraqet një përmbledhje të burimeve të autorëve antikë grekë, latinë dhe bizantinë të hershëm që bëjnë fjalë për ilirët dhe Ilirinë, duke filluar prej kohëve të lashta homerike e deri në shek. VII të e.r.

Në këto burime, që i trashëgojmë të fragmentuara, janë pasqyruar kryesisht ngjarje të historisë politike të ilirëve, por edhe të dhëna tjera që ndriçojnë aspekte të jetës së tyre ekonomike e shoqërore, apo të atilla të karakterit gjeografik, etnografik, gjuhësor e kulturor, etj. Autorët antikë janë dhënë në renditjen kronologjike. Vëllimi është pajisur edhe me tregues emrash dhe me dy harta.

Këtu do paraqesë fragmente vargjesh ku përmenden Pellazgët, Ilirët dhe Dardanët, por të mos harrojmë, se që në fillim të librit shkruan për Albanët, pa e përsëritur më tutje në krejt librin. Këtu na vë në dymendje se a duhet të jetë më i vjetër fisi latin apo etërit albanë!?

Kush duhet të jetë më i vjetër? Fisi nuk mund të jetë pa njerëzit, ata e bëjnë edhe fisin më pastaj. Por, edhe fisi, mund të japë etërit. Sipas mendimit tim, në rastin konkret, më parë vijnë etërit e pastaj fisi, apo mund të jenë të dyja përnjëherë, që mund të kenë dal prej të njëjtit popull, me gjasë, nga Pellazgët!

19 herë e kemi të paraqitur Dardaninë në forma të ndryshme, ndërsa tri herë Pellazgët. Dy herë përmendet Pirroja, mbreti Ilir, ani se këtu nuk përmendet në cilësi të mbretit.

Më tutje kemi vargun 401 në faqe 41: Në gjirin e Ilirisë dhe në viset e Liburnisë. Çka na e jep të kuptojmë edhe fisin e Liburnëve se janë fis Ilir.

Më poshtë, kemi vetëm fragmentet, më shumë vetëm vargun ku përmenden Pellazgët, Dardanët e Pirroja.


Hyjnitë e veta nga më pas na dolën
Fisi latin dhe etërit albanë, faqe 32, vargjet 10 e 11
Në gjirin e Ilirisë dhe në viset e Liburnisë, faqe 41, vargu 401
Kështu tha Ilioneu dhe Dardanët, faqe 53, vargu 895
Kur ja ç’të shohësh, ca barinj Dardanë, faqe 66, vargu 85
Dhe deri sa vetë Dardanët e zemëruar, faqe 67, vargu 120
E vranë pellazgët, ndonëse s’kishte faj, faqe 67, vargu 139
Te krimet, te dredhia pellazgjike, faqe 68, vargu
Dhe me dredhinë dhe me mjeshtërinë pellazge, faqe 70, vargu 251


Ju ledhet e Dardanëve që fituat, faqe 73, vargu 498
Plot ngashërim: O dritë e dardanisë, faqe 75, vargu 461
Na erdhi fundi, ky është çasti i fundit
Për Dardaninë, mbaruan krejt Trojanët
Mbaroi Ilioni dhe lavdia e tij, faqe 76, vargjet 532, 533, 534
Dhe Eureu aq krenar për kuajt e Agimit, faqe 80
Kurse nga ana tjetër Dardanët, faqe 81, vargu 724
Na del papritmas Pirroja, armatura, faqe 82
I nxit, i ndezhyjnitë kundër dardanëve, faqe 88, vargu 1013
Priami i shkretë kur pa se Dardanisë, faqe 100, vargu 77
Atje ka lindur Dardani edhe Jasi, faqe 104, vargu 278
Gruaja e Hekorit je, apo e Pirros, faqe 110, vargu 511
Edhe ngarkon në anije një sasi
Të madhe argjendi edhe enë Dodone
Dhe një parzmore me zinxhirë floriri, faqe 115, vargjet 740, 741, 742

E madhe argjendi edhe enë Dodone, faqe 115, vargu 741
Dhe që si krzefis kanë vetë Dardanin, faqe 117, vargu 803
Por e pagoi shumë shtrenjtë, sepse Uliksi, faqe 121, vargu 996
T’i ndjek Dardanët e ardhshëmm, në ditët tona, faqe 153, vargu 1057
Tri radhë djelëmoshash dhe të gjithë Dardanë, faqe 162, vargu
U thuaj të ma japiun çmimin, Dardanidët, faqe 173, vargu 633
Të plakut Acest, Qtz gjithë Dardanidët, faqe 180, vargu 930
Këtu ti ke Akastin, një Dardan, faqe 185, vargu 1162
Që mori prej shigjetës së Dardanëve, faqe 261, vaergu 1263
Prej dorës së Dardanit, pa çarë kokën, faqe 342, vargu 536
Shumë kapardisët dhe heroin Dardanë, faqe 361, vargu 1321


Faqe 5


Faqe 79


Faqe 386


Faqe 425

Hartë e mijëvjeçarit të parë para erës së re, pra pothuaj edhe e kohës kur jetoi Virgjili. Marrë tek ILIRËT DHE ILIRIA TEK AUTORËT ANTIKË.

Virgjili lindi afër Mantovës në vitin 70. Virgjili studioi për retoriken dhe filozofinë në Romë. Vitet e fundit të jetës së tij i kaloi në Napoli ndërsa vdiq në Brundisi gjatë kthimit të tij nga Greqia.

Hartë e Perandorisë Romake. Iliria përballë Italisë deri në kufi me Panoninë dhe në kufi me Maqedoninë, fis ilir. Është interesante se e kemi një Shqipëri (ALBANIE) përtej Armenisë, ndoshta nën Perandorinë Perse.

Ballkani gjatë viteve 1830 – 1908. Serbia në Pashallëkun e Beogradit. Të shikohet Shqipëria bashkë me Epirin!

Për njohësit e frengjishtes, mund të informohen më hollësisht, duke lexuar tekstin nën hartë.

Hartë e Greqisë së lashtë. Të shikohen trojet Ilire dhe Epiri, në të cilat ishin shqiptarët në këtë kohë.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.