10.5 C
Tirana
E enjte, 2 Prill 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj Pas gjithë këtyre studimeve e hulumtimeve vjen dikush që studion shpirtin dhe...

Pas gjithë këtyre studimeve e hulumtimeve vjen dikush që studion shpirtin dhe mendjen, përpos trupit, Sigmund Freud

0
Arben Çokaj - Zigmund Frojd - Vepra e plotë - kopertina

Nga Elvira Topjani, Vjenë, 1 Prill 2026

Një mjek neurolog mjaft i famshëm botërisht, ka thënë diçka që shumë njerëz për kohën nuk ishin në gjendje ta kuptojnë e ndoshta as sot nuk e kuptojnë ende rëndësinë: dhimbja mund të lindë nga ajo që nuk arrijmë të themi.
Në fund të shekullit XIX, mjekësia kërkonte shkaqet e vuajtjes vetëm në trupin e njeriut.

Psiko-analisti austriak - Zigmund Frojd, 1935
Psiko-analisti austriak – Zigmund Frojd, 1935

Organe, nerva, dëmtime të dukshme fizike që sjellin pasoja të brendshme e shumë të tjera. Pas gjithë këtyre studimeve e hulumtimeve vjen dikush që studion shpirtin dhe mendjen, përpos trupit, Sigmund Freud.

Në Vjenë ai vëzhgon pacientë që trondisin çdo siguri mjeksore: paraliza pa dëmtime neurologjike, dhimbje të forta pa plagë, simptoma që shfaqen pas traumave të thella emocionale (Studime mbi Histerinë).

Është diçka që mjekësia e kohës nuk dinte ta shpjegonte. Freud studion atë që fillimisht ishte një ide, një ide radikale ndoshta:
trupi mund të bëhet vendi ku shprehet ajo që mendja nuk arrin ta përpunojë. Ai e quajti “konvertim”. Një konflikt i brendshëm, një traumë, një frikë e shtypur që nuk zhduket me kohën.

Ato vetëm ndryshojnë formë. Bëhen simptoma e kthehen në dhimbje gjoksi, bllokime në lëvizje, vuajtje fizike reale, pa shkak të dukshëm organik.
Kjo nuk do të thotë se “gjithçka është regjistruar në tru dhe ka mbetur siç ka qenë”, do të thotë diçka tjetër, më komplekse se kaq:
mendja dhe trupi nuk janë të ndarë siç kemi menduar.

Teoritë e tij fillimisht u sulmuan dhe shpesh u keqkuptuan. Por me kalimin e kohës, kërkimi shkencor filloi të vëzhgojë fenomene të ngjashme.
Stresi kronik e ndryshon vërtet trupin, trauma lë gjurmë biologjike shpesh edhe shumë të thella Emocionet e pashprehura gjejnë rrugë të tjera.
Sot, jo gjithçka që Freud ka thënë është konfirmuar shkencërisht. Por intuita e tij thelbësore mbetet e gjallë: dhimbja nuk ka gjithmonë një plagë të dukshme e ndonjëherë pyetja e duhur nuk është:
“ku të dhemb?” por “çfarë mban përbrenda që po të gërryen të gjallë e nuk e ke thënë asnjëherë?”

Trupi, kur nuk mund të flasë me fjalë, gjen gjithmonë një mënyrë për t’u shprehur.

Përktheu nga materiale studimore
mbi Sigmund Freud: Ervina Toptani – Vjenë


Ismet M. Hasani

K O M E N T nga Ismet M. Hasani, Suedi

E nderuara Ervina Topjani

Lexova me kujdes të shtuar shkrimin e Juaj dhe më bëri përshtypje. Shkrim i shkurtër, por shumë domëthënës Edhe pse profesori Freud meriton shumë më shumë te¨shkruhet për të.
*
Freud besonte se të gjitha kujtimet e dhimbshme të fëmijërisë ruhen thellë pa vetëdije në mendje. Kjo pjesë e mendjes, thoshte ai, përmban urime, dëshira dhe përvoja shumë të frikshme për t’u marrë vesh nga të tjerët.
Ai mendonte se këto kujtime mund të sillen në mendjen e vetëdijshme, pacienti do të ndjente sërish dhimbje, por këtë herë personi do t’i përjetonte si një i rritur; do t’i ndjente, shqyrtonte dhe së fundmi do t’i kuptonte ato.

Frojdi arsyetonte se duke përdorur këtë metodë, dhimbja dhe trysnia emocionale e së kaluarës do të dobësohej dukshëm; këto ndjenja do të humbitnin forcën e tyre, dhe së shpejti pacienti do të ndjehej më mirë.

Ai doli me propozimin se mendja është e ndarë në tri pjesë: Id, Ego dhe Superego.
Sipas kësaj teorie, Superego vepron si një përmbajtës që udhëhiqet nga vlerat të cilat njeriu i mëson nga prindërit dhe shoqëria.

Puna e Superegos është të mbajë Id-in nën kontroll. Id është tërësisht pa ndjenja, por shërben si ushqim për ndjenjat që kërkojnë kënaqësinë e menjëhershme a plotësimin me çdo kusht të nevojave dhe dëshirave.

Ego – Uni ose Vetja ofron reagim të menjëhershëm për ngjarjet e realitetit. Uni është vija e parë e mbrojtjes e vetes nga tjetri. Uni përpiqet të balancojë dy ekstremet, Id dhe Superego,

Shumë nga teoritë e Freud mbi mënyrën se si funksionon mendja gjithashtu, kishin lidhje të forta seksuale.
*
Zigmund Freud u lind me 6 maj 1856 në Moravi (Çeki). Kohën më të gjatë të jetës e kaloi në Austri.

Ardhja e nazistëve në pushtet në Gjermani dhe përndjekja e hebrenjve, e detyroi Freud të largohet më 1938 në Angli. Më 1923, Frojdi u diagnostikua me kancer në gojë, dhe për këtë iu nënshtrua dhjetëra operacioneve, që në fillimet e para të sëmundjes në Austri.

Pak pas mbërritjes së tij në Angli, dhimbjet e tij u bënë aq të mëdha, sa që mjeku i tij i injektoi në një rast një dozë vdekjeprurëse morfine më 23 shtator të vitit 1939.

Ndërshmëri e respekt të sinqert’
IMH

PS!
Më bëri përshtypje përfundimi i shkrimit tuaj me fjalët:

“Përktheu nga materiale studimore
mbi Sigmund Freud: Ervina Toptani.”

Ndaj po u shkruaj këtë informacion:

Profesori i respektuar, njëherit përkthyes i afirmuar, Arben Çokaj (Shqipëri) ka bërë PËRKTHIMIN e veprave të Frojdit. Unë kam pasë fatin dhe disponoj VEPRËN E plotë të PËRKTHYER në gjuhën shqipe, të cilën në plotëni e kam lexuar, ndaj ju kisha preferuar edhe juve që ta keni. Për detajet po ju informoi këtë kontakt me vet z. Çokaj:
E- mail: info@cokaj.al

Lidhur me dërgesën dhe pagesën e Librit, mirreni vesh përmes E-malit të mësipërm.

Librat e Frojdit në shqip

IMH

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.